Partizani volley
Partizani volley 19.09.2014 | 12:38
Meshkujt
 
Partizani eshte nje nga skuadrat me te mira ne Shqiperi ne volejboll per meshkuj. Te kuqte kane pasur ne skuadrat e tyre disa nga lojtaret me te njohur dhe kane arritur edhe disa rezultate te mira ne arenen nderkombtare. Djemte e volejbollit kane fituar 13 here kampionatin dhe 9 here Kupen e Shqiperise. Vitet me te mira kane qene ato '50 dhe '50 kur Partizani e fitoi titullin kater here rresht nga 1952 deri ne 1955 dhe pese here rresht nga 1958 deri ne 1962.
 
Ne arenen nderkombetare Partizani beri emer se pari ne vitin 1961 ne Kupen e Kampioneve kur eleminoi ne raundin e pare SC OMV Blau-Gelb Viena te Austrise me dy fitore 3-0. Ne ndeshjen e pare europiane Partizani kishte kete formacion. Titullare, Masar Aga, Andon Kona, Napoleon Llalla, Fatmir Meka, Petrit Murzaku, Pëllumb Pelivani; Sevendesues: Vasil Binga, A. Lulolli, Fatmir Sharofi; Trajner: Enver Maçi; Pergatites teknik: M. Konda. Ne raundin tjeter, 1/8 finale, skuadra franceze e Stade Francais Paris, nuk u paraqit ne Tirane ne palestren "Studenti" te rruga e Elbasanit. Partizani fillimisht mori fitoren 3-0 ne tavoline, por FIVB vendos qe ndeshja te luhet ne Bukuresht pas ankeses se francezeve, ne nje fushe asnjeanese edhe pse Shqiperia e Franca kishin marredhenie normale dhe palestra "Studenti" ishte e miratuar nga FIVB. Partizani refuzon dhe eleminohet. Nje turp i FIVB ky, pasi autriaket erdhen pa probleme ne Tirane ne raundin e pare.
 
Ne 1973/74 vjen suksesi me i madh ne Europe kur arrihen gjysme finalet. Ne 1/8 finale Partizani eleminon IETT Instanbul me dy fitore te veshtira 3-2. Ne cerek-finale Partizani fiton ne Tirane 3-1 kunder italianeve te Ruini Firenze dhe kualifikohet edhe pse humb ne Itali 3-2. Por perseri hyn ne mes politika dhe ne grupin gjysmefinal, Partizani nuk paraqitet per te evituar perballjen me ruset e CSKA Moskes.
 
Sukseset e fundit te volejbollit te meshkujve kane ardhur ne 1993 dhe 1994 kur Partizani fitoi dy here rresht Kupen e Shqiperise. Fale ketyre sukseseve Partizani merr pjese perseri ne kompeticione europiane, CEV Cup, ose Kupa e Kupave. Por ne te dyja rastet Partizani eleminohet, ne 1993/94 nga zvicerianet e CS Shenois 3-1, 3-0 dhe ne 1994/95 nga hungarezet e Tungsram Budapest 3-0, 3-0.
 
Ndeshjet ne Europe
 
Kupa e Kampioneve
15.01.1961 SC ÖMV Blau-Gelb Vienna (Austri) - Partizani 0-3 (8-15, 4-15, 8-15) [Rnd 1]
22.01.1961 Partizani - SC ÖMV Blau-Gelb Vienna 3-0 (15-12, 15-2, 15-5) [Rnd 1]
Stade Francais Paris (France) - Partizani (Nuk paraqiten francezet, Partizani refuzon te luhet ne fushe asnjeanese dhe eleminohet [1/8 finale]
11.11.1973 Partizani - IETT Istanbul (Tur) 3-2 (16-14, 15-9, 10-15, 12-15, 15-8) [1/8 finale]
18.11.1973 IETT Istanbul - Partizani 2-3 (15-12, 14-16, 13-15, 15-13, ?-15) [1/8 finale]
05.01.1974 Partizani - Ruini Firenze (Ita) 3-1 (15-12, 15-6, 13-15, 15-6) [1/4 finale]
19.01.1974 Ruini Firenze-Partizani 3-2 (15-5, 15-13, 11-15, 6-15, 15-11) [1/4 finale]
Partizani - CSKA Moska (Partizani refuzon te luaj me ruset) [1/2 finale]
 
Kupa e Kupave
11.12.1994 Partizani - CS Chênois 1-3 (10-15, 3-15, 15-13, 9-15) [Rnd 2]
12.12.1994 CS Chênois (Zvicer) - Partizani 3-0 (15-5, 15-7, 15-13) (te dyja ndeshjet ne Zvicer) [Rnd 2]
10.12.1995 Partizani - Tungsram Budapest (Hungari) 0-3 (2-15 9-15 7-15) [Rnd 2]
11.12.1995 Tungsram - Partizani 3-0 (15-13 15-3 15-4) (te dyja ndeshjet ne Hungari) [Rnd 2]
11.10.1998 Partizani Fibrex Rifil Savinesti 0-3 (2-15, 4-15, 6-15) [Rnd 1]
17.10.1998 Fibrex Rifil Savinesti (Rumani) - Partizani 3-0 (15-2, 15-1, 15-1) [Rnd 1]
04.12.1998 Mosjøen VBK (Norvegji) - Partizani 3-0 (15-4, 15-6, 15-4) [Elem.]
05.12.1998 Panathinaikos Athens (Greqi) - Partizani 3-0 (15-7, 15-7, 15-12) [Elem.]
06.12.1998 Montpellier UC (France) - Partizani 3-0 (15-4, 15-5, 15-8) [Elem.]
 
Trofete 
  • Kampionate Meshkuj: 13
1950, 1952, 1953, 1954, 1955, 1958, 1959. 1960, 1961, 1962, 1973, 1976, 1981
  • Kupa Meshkuj: 9
1954, 1960, 1963, 1971, 1974, 1977, 1982, 1993, 1994
  • Spartakiada Kombetare Meshkuj: 2
1959, 1974
Partizani Femra 
Femrat
 
Volejbolli i femrave eshte ai qe vazhdon te mbaje gjalle emrin e Partizanit sot, por historikisht nuk kane pasur suksesin e meshkujve. Vajzat e kuqe kane arritur te fitojne nje here Kampionatin dhe nje here Kupen, te dyja ne vitin 1954. Ne fakt ky ka qene nje vit i arte i volejbollit te Partizanit, pasi edhe meshkujt fituan Kampionatin edhe Kupen.
 
Ne vitet  '50 skuadrat shqiptare nuk merrnin pjese ne kompeticionet Europiane keshtu qe debuti i vajzave te Partizani ka ardhur shume vone ne Europe, ne 1999. 
 
Volejbolli i femrave eshte ringjallur ne vitet e fundit pasi ka pasur investim ne skuader dhe sidomos sezoni 2014/15 nisi pozitivisht me dy fitore. Por edhe volejbolli ashtu si shume sporte te tjera te Partizanit, vuan mungesen e terreneve dhe nuk ka nje fushe ku te zhvilloje ndeshjet brenda. Ne gusht 2014 Partizani i femrave solli edhe nje risi ne volejbollin shiptar duke u bunjakezuar me Beshiktashin dhe disa klube te tjera turke.
 
Ndeshjet ne Europe 
 
Kupa e Kupave 
27.11.1999 HOK Kastela Split (Kroaci) - Partizani 3-0 (25-5, 25-12, 25-7) [Rnd 2]
28.11.1999 Partizani - HOK Kastela Split 0-3 (12-25, 10-25, 7-25) (te dyja ndeshjet ne Kroaci) [Rnd 2]
 
Trofete 
  • Kampionate Femra: 1
1954
  • Kupa Femra: 1
1954
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015