Partizani B
Partizani B 19.09.2014 | 12:36 Skuadra e dyte e Partizanit, Partizani B eshte krijuar ne sezonin 2012/13. Skuadra drejtohet nga Marko Pelinxhi, qe eshte trajneri i vetem ne historine e kesaj skuadre.

Partizani B ishte nje risi ne futbollin shqiptar qe me pas u imitua dhe nga ekipe te tjera qe krijuan ekipet e tyre te dyta. Fillimisht Partizani B militoi ne Kategorine e Trete dhe arriti menjehere te ngjitet ne Kategorine e Dyte. Ne sezonin 2012/13 ata u shpallen kampionë pasi mundën në finalen e Kategorisë së Tretë Orikumin me rezultatin 2-0.
 
Ne sezonin 2013/14 Partizani B mori pjese ne Grupin A te Kategorise se Dyte dhe pas nje fillimi te mire, u rendit ne vend te gjashte. Edhe ne sezonin 2014/15, skuadra mori pjese serish ne te njejtin grup. 

Partizani B perdoret per te aktivizuar lojtaret e rinj por dhe ata qe nuk marrin shume minuta te skuadra e pare, se bashku me lojtare te tjere qe jane ekzkluzivisht ne skuadren e dyte. Partizani ka pasur edhe me pare nje ekip te dyte, ne fillim te viteve 2000, te quajtur FC Nacional. Ajo ishte nje skuader ku aktivizoheshin lojtaret e akademise.
 
Fitorja me e thelle e Partizanit B eshte 13-2 kunder FK Gostima ne 1 maj 2013 ne Kategorine e Trete.

Partizani B - Kampion K3
 
Trofete 
  • Kategoria e Trete
2012/13
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015