Zyrtare: Partizani merr pjese ne Champions League
Zyrtare: Partizani merr pjese ne Champions League 06.07.2016 | 19:10
Partizani do te marre pjese ne edicionin 2016/17 te Champions League. Pas vendimit te CAS per te lene ne fuqi denimin e Skenderbeut, Paneli i Emergjences i UEFAs, beri sot nje takim dhe vendosi qe Partizani do te zevendesoje korcaret ne kompeticionin kryesor te klubeve ne Europe.
 
Ndeshja e neserme ndaj Slovan Bratislava do te luhet si ndeshje miqesore ose do te anullohet nese te dyja skuadrat bien dakort. Skuadra udhetoi sot ne mengjes drejt Sllovakise dhe eshte ne vendin fqinj, por do te priten nje vendim nga skuadrat per te pare nese do te qendrojne apo do te kthehen ne Shqiperi. Slovan kalon ne turin tjeter te Europa League, ndersa Partizani ne Champions ku do te ndeshet me hungarezt e Ferencvaros.
 
Ndeshja e pare kunder Ferencvaros do te luhet me date 12 korrik ne oren 20:00 ne Elbasan Arena. 
 
Ky eshte nje rikthim pas 23 vitesh ne Champions League per Partizanin, pasi u shpall kampion ne 1993 me trajner Sulejman Staroven. Atehere perballe kishim islandezet e Akranes. Ky rikthim do te kete dhe shume te ardhura financiare per skuadren pasi do te jene te pakten rreth 200,000 mije euro bonuse qe mund te rriten ne varesi te ecurise ne kete kompeticion. Shpresojme qe rritja e financave, se bashku me mundesine per te luajtur ne Champions, te sjelle lojtare me kualitet ne skuader.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015