Shenon Fazliu, Partizani humb 3-1 ne Norvegji
Shenon Fazliu, Partizani humb 3-1 ne Norvegji 02.07.2015 | 21:36
Partizani eshte mundur me rezultatin 3-1 ne Norvegji nga Stromsgodset ne ndeshjen e pare te raundit te pare te Europa League. Skuadra e drejtuar nga Starova ka shenuar nje gol jashte fushe, qe jep shprese per ndeshjen e kthimit ku do te duhet nje paraqitje shume me e mire dhe nje fitore 2-0 per tu kualifikuar.
 
Trajneri Starova e ka nisur ndeshjen me nje formacion paksa te pazakonshem per Partizanin, por qe ishte paraljmeruar qe me pare. Ne porte eshte Haoxha si gjithnje. Para tij jane Bicaj, Vrapi ne qender e Ibrahimi dhe Kalari nga anet. Ne mesfushe jane Batha dhe Fejzullahu si mesfushore te terhequr ndersa me te avancuar jane Vila, Trashi e Plaku. Ne sulm eshte Racic. Mazrekaj dhe Nexhipi ne stol dhe nuk u aktivizuan fare ne kete ndeshje.
 
Ndeshja nis mire me Partizanin qe i afrohet portes me nje gjuajtje nga Plaku. Me pas jane vendasit me Hanin ne minuten e nente, por pret Hoxha. Skuadrat rrezikojne nga nje here secila dhe goli i pare i vendasve vjen ne minuten e 21-te. Nje korne ku mbrojtja jone kapete papergatitur dhe nje dalje e gabuar e portierit Hoxha. E ka te lehte Vilsvik te shenoje.
 
Kunderpergjigjet Partizani qe rrezikon me Racic pas dy minutash. Ne minuten e 30-te vjen nje zevendesim i detyruar. Wikheim nderhyn ne menyre te gabuar ndaj Hoxhes dhe ky i fundit detyrohet te lere fushen. Futet Xhika. Partizani ka momemnte te mira me pas, ndersa ne minutat shtese jane vendasit qe rrezikojne. Pjesa e pare mbyllet 1-0.
 
Pjesa e dyte nis pa zevendesime. Partizani e nis serish mire por me pas jane vendasit qe sulmojne. Ne minuten e 66-te vjen goli i dyte i vendasve me autor Ogunjimi pas nej gjuajtje te Boateng qe pritet nga Xhika. Boateng eshte nje lojtar i huazuar nga Manchester City.
 
Pergjigjet menjehere Partizani pas dy minutash. Racic asist dhe Fazliu i porsa futur disa minuta me pare shenon gol per Partizanin. Shperthejne tifozet e kuq qe jane te pranishem ne stadium. Por nuk zgjat shume entuziazmi. pas nje goditje denimi shenojne serish vendasit me nje gol te dyshimte per pozicion jashte loje.
 
Ne minuten e 85-te Partizani shenon por eshte pozicion jashte loje. Ne minutat e fundit vjen dhe zevendesimi i trete nga Starova qe fut Tafilin per Racic. Skuadra sulmon ne minutat shtese por nuk arrin te gjeje golin e dyte.
 
Mbyllet ndeshja me rezultatin 3-1 dhe tani pas nje jave do te luhet ndeshja e kthimit ne Tirane ku do te duhet dhe mbeshtetja e zjarrte e tifozeve per nje permbysje. 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015