Miqesore: Slovan Bratislava - Partizani 3-1 (Video)
Miqesore: Slovan Bratislava - Partizani 3-1 (Video) 07.07.2016 | 16:13
Partizani ka humbur 3-1 sot ne miqesoren e luajtur ne nje fushe sportive ne Bratislave kunder Slovan ne oren 12:00 pa tifoze. Goli i pare ka ardhur me nje goditje denimi nga Priskin, pasi Gezim Krasniqi shkakton nje faull si mbrojtesi i fundit dhe ndeshkohet me karton te kuq. Partizani luan keshtu me nje lojtar me pak qe nga minuta e 12-te e pjeses se pare.

Vendasit shenojne golin e dyte pas nje krosimi nga e djathta ne minuten e 49-te. Eshte Zrelak qe shenon nga disa metra. Partizani ka shkurtuar distancen me Raldo Filin ne minuten e 65-te. Ai vjedh nje top ne sulm pas nje presioni te larte dhe gjuan sakte nga jashte zone duke derguar topin ne rrjete. Me pas vendasit shenojne golin e trete pas nje aksioni te gjate qe mbyllet me nje gjuajtje nga afer ne minuten e 85-te nga Ligeon.
 
Ne kete ndeshje u aktivizua si titullar edhe sulmuesi i ardhur ne huazim nga Chievo, Caleb Ekuban. 
 
Kujtojme qe kjo ishte nje ndeshje miqesore per arsye se Partizani do te marre ne pjese ne Champions League dhe Slovan Bratislava kualifikohet automatikisht per ne raundin tjeter te Europa League.
 
Formacioni: Hoxha, Krasniqi, Arapi, Ibrahimi, Kalari, Ramadani, Trashi, Batha, Vila, Fili, Ekuban

U aktivizuan: Atanda, Bardhi, Torassa, Ismailaj
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015