Historia
Historia 09.10.2014 | 01:50
Historia e skuadrës së futbollit “Partizani” e ka fillimin fill pas Çlirimit të vendit. Bazë për krijmin e saj ishin të rinjtë partizanë të divizioneve, të brigatave të ushtrisë nacionalçlirimtare. Në vitet e para shkolla “Skenderbej” dhe “Shkolla e Bashkuar e Oficerave” si dhe futbollistë të skuadrave të tjera do të ishin furnizuesit kryesor të saj. Në kampionatin e parë të kategorisë së parë të pasluftës, në vitin 1945 do të merrnin pjesë dy divizione të ushtrisë njëra në qendër në Shkodër “Ylli” dhe tjetra me qendër në Korçë “Liria”. Këto dy skuadra ushtarake do të merrnin pjesë vetëm në kampionatin e parë, pasi në vitin 1946 dy skuadrat e mësipërme me futbollistët më të mirë krijuan bërthamën e ekipit kryesor të skuadrës ushtarake e cila mori emrin “Ushtria” . Më 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e parë miqësor ndaj kampiones së vendit të vitit 1945 “Vllaznia”. Ndeshja u zhvillua në Tiranë. Në një shi të dendur dhe që u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e gërmave që ishin vendosur në gjoksin secilit futbollist.
 
Formacioni i parë historik i saj në këtë takim ishte: Bonati, Luga, Tepelia, Demneri, Fagu, Rexhepi, L.Hoxha, Teliti, Kavaja, Bakalli, Bylyku. Ndërsa në 7 prill 1946 skuadra e cila kishte luajtur nën emrin “Ushtria” , në këtë takim kundër “17 Nentorit” të Tiranës, për herë të parë në bluzat e tyre ishte shkruajtur “Partizani”. Takimin e fitoi ekipi i “Partizanit” me rezultatin 2-0. Shënuesit ishin futbollistet: O.Pengili dhe Q.Teliti.
 
Formacioni që luajti për fanellat e kuqe: Çobani, Tepeli, Dibra, Fagu, Kavaja, Pengili, Hoxha, Sakiqi, Bylyku, Demneri. Në kampionatin kombëtar të kategorisë së parë të vitit 1946, skuadra ushtarake “Partizani” nuk ishte pjesëmarrëse. Por për të mos qëndruar pasive, skuadra ndërmorri një turne të gjatë në shumë qytete të Shqipërisë për konsolidimin e ekipit por dhe për të parë futbollistë cilësore të këtyre qyteteve. Zhvilloi 9 ndeshje miqësore, duke shënuar 26 gola e pësuar 9. Shënuesi më i mire ishte Qamil Teliti me 11 gola. 

Ne vitin 1947 Partizani merr pjese per here te pare ne kampionat. Ne mars të 1947 vjen edhe ndeshja e parë derbi me rivalet e Tiranes, e cila u fitua nga Partizani me rezultatin 4-2. Në gusht të ketij viti shënohet edhe fitorja më e thellë e Partizanit ndaj Tiranës, me shifrat 8-0, statistikë që mbetet ende e pathyeshme edhe sot. Partizani për herë të parë shpallet kampion kombëtar ne kete sezon, titull që do ta mbronte dhe në kampionatet e viteve 1948 dhe1949. Partizani fitoi dhe 2 kupa Republike në vitet 1948 dhe 1949. Skuadrën e ka drejtuar traineri i shquar, Sllave Llambi që gjithashtu qe dhe futbollist i skuadrës. Historia e skuadrës së futbollit “Partizani” gjatë një periudhe 68 vjeçare ka qenë vazhdimisht në rritje në fitimin e 15 titujve kampion kombetar, të 15 kupave të Republikës e të shume takimeve ndërkombëtare, por për të theksuar është fitimi i 2 medaljeve të argjendit në Laipcig dhe Hanoi ndaj skuadrave më në zë të Europes Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistët cilësore ka përbërë bazën e skuadrës kombëtare. Në 68 vjet me skuadrën, kanë dhënë kontributin e shquar qindra futbolliste. Skuadra e Partizanit për shumë vite jo vetem ka fituar tituj kampion dhe kupa republike, por ajo i ka paraprirë futbollit shqiptar. Janë shumë mjeshtra të merituar dhe dhjetra mjeshtra sporti që kanë dalë nga rradhët e skuadrës së Partizanit. Shume nga ish futbollistet e Partizanit kane veshur fanellat e ekipeve të huaja si në Itali, Gjermani, Rumani, Greqi, Turqi, Zvicer etj.
 
Partizani Kampion 1971
 
Përveçse ka qenë gjithmonë njëra nga skuadrat kryesore në Shqipëri, Partizani ka qenë dhe një nga skuadrat më të suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare duke arritur disa rezultate historike dhe më kryesisht duke ngritur të vetmin trofe ndërkombetar në historinë e skuadrave shqiptare, Kupën e Ballkanit. Përsa i përket disa nga rezultateve të arritura mund të përmenden disa.
 
Në Kupen e Kampioneve Partizani – Austria Viena 1-0 në 1981, Partizani – Celtic 1-0 në 1979 dhe Partizani – FC Koln 0-0 në 1964. Në Kupën Intertoto kualifikimi për në raundin e dytë në 2003 pas një fitore ndaj Maccabi Netanya 2-0 në Tiranë. Në Kupën e Kupave Partizani – Feyenoord 0-0 në 1991, Partizani – Malmo 0-0 në 1980, Partizani – Atvidabergs 2-0 në 1970 si dhe Partizani – Torino 1-0 në 1968. Por më kryesorja ka qene fitorja e Kupës Ballkanike në vitin 1970 ndaj Beroe Stara Zagora.
 
Partizani Kampion 1985
 
Vitet e fundit Partizani nuk ka qenë në lartesinë e emrit që ka në futbollin shqiptar, gje qe ka ardhur dhe nga paqartesia ligjore per pronesine e skuadres. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Partizani ka pasur më shume sukses në Kupen e Shqiperise sesa në Kampionat duke e fituar 4 herë në 1991, 1993, 1997 dhe 2004, kur kampionatin e ka fituar vetëm një herë në 1993. Partizani ndryshe nga skuadrat e tjera ne vend, ka funksionuar si nje klub teresisht privat pasi shteti i mori fushat e stervitjes dhe Bashkia e Tiranes nuk i ofronte nje stadium per ndeshjet brenda ashtu sic u ofrohej te gjitha skuadrave te tjera.
 
Partizani Kampion 1993
 
Nga viti 1998, Partizani drejtohej nga presidenti Albert Xhani nën drejtimin e të cilit provoi edhe kategoritë inferior gjë të cilën askush se kishte menduar, as imagjinuar dikur. Por ja që realisht ka ndodhur. Madje dy herë që Partizani i madh të përfundojë deri të luajtjen në ligën më inferiore (kategoria e dytë). Edhe në këtë “garim” sigurisht krejt të pazakontë, nuk ka qenë ndoshta dhe aq e lehtë ngjitja, edhe pse është arritur që gjithcka të zgjidhet nga skuadra, falë autoritetit të madh të saj, që të mos zgjasë përvoja e “hidhur” më tepër se një sezon. “Dërmimi” nga duelet me ekipe krejt modeste ka patur pjesën e vet. Por megjithatë edhe këtu “krenaria” e Partizanit ka një tjetër “tematikë”. Shndrrimin në festa të bukura sportive nëpër qytete e vogla të vizitave (kupto ndeshjeve) që ka zhvilluar Partizani, të cilat natyrisht ngelen si “relike” për ekipet e rretheve të ndryshme. i cili fitoi Kategorine e dyte dhe e ngjiti menjehere Partizanin ne ate te paren. Megjithate ne 8 vjet ne krye te Partizanit, Albert Xhani ka arritur te fitoje vetem nje Kupe te Shqiperise. Nen drejtimin e Albert Xhanit, u krijua Akademia Partizani, e pare e ketij lloji ne Shqiperi. Qe prej krijimit, kjo skuader ka nxjerre lojtare te shumte per skuadren e pare dhe disa prej tyre kane arritur dhe te luajne me skuadra europiane. Partizani ju afrua shume titullit ne sezonin 2007/08 ku skuadra e drejtuar nga Hasan Lika luftoi deri ne fund te kampionatit por nuk arriti te fitonte kunder Dinamos ne ndeshjen e fundit qe do ti jepte titullin. Partizani mori pjese ne Kupen UEFA ne vitin 2008 por u eleminua nga boshnjaket e Siroki Brijeg. Nga sezoni 2011 – 2014 Partizani ndryshon disa herë drejtimin e presidencës ku pasuesit e Albert Xhanit do të ishin në rolin e aksionerëve Paro Laçi e më pas Lulëzim Sallaku.

Ndërkohë sezoni 2013/14 përkon edhe me rikthimin e ekipit legjendar në elitën e futbollit shqiptar ku në drejtimin e Partizanit është biznesmeni i njohur Gazment Demi i cili është ligjërisht presidenti i Klubit me 100% pronesi te aksioneve. Sezoni i pare i rikthimit mund te quhet pjeserisht i suksesshem pasi skuadra eshte pothuajse gjithe sezonin ne tre vendet e para por ne dy javet e fundit bie ne vend te peste duke mos arritur te marre pjese ne Kupat e Europes. Per sezonin e ardhshem, ate 2014/15, skuadra ben shume ndryshime ne organike, si dhe emerohet si trajner ish lojtari i kuq Shpetim Duro. Ne keto dy sezone bie ne sy nje Partizani me nje perberje mbareshqiptare ku ka shume shqiptare nga Kosova e Maqedonia. Ne sezonin 2014/15 Partizani behet dhe skuadra me me shume lojtare te thirrur ne Kombetare, tre te tille. 

Qe nga sezoni 2012/13 Partizani ka dhe nje ekip te dyte, Partizani B, qe ishte nje risi ne futbollin shqiptar. Fillimisht Partizani B militoi ne Kategorine e Trete dhe arriti menjehere te ngjitet ne Kategorine e Dyte. Ne fakt edhe me pare Partizani ka pasur nje ekip te dyte, ne fillim te viteve 2000, te quajtur FC Nacional. Skuadra e dyte perdoret per te aktivizuar lojtaret e rinj dhe ata qe nuk marrin shume minuta te skuadra e pare.

Kampionati Shqiptar - 15 here Kampion

1947
1948
1949
1954
1957
1958
1959
1961
1963
1964
1971
1979
1981
1987
1993

Lojtaret e Partizani qe kane fituar "Kepucen e Arte" 
 
1947 - Hamdi Bakalli (7 gola) 
1948 - Zihni Gjinali (11 gola)
1949 - Zihni Gjinali (13 gola)
1950 - Loro Borici (9 gola)
1951 - Refik Resmja (59 gola)
1952 - Refik Resmja (17 gola)
1953 - Refik Resmja (9 gola)
1954 - Refik Resmja (13 gola)
1955 - Refik Resmja (23 gola)
1956 - Refik Resmja (17 gola)
1959 - Refik Resmja, Panajot Pano (6 gola)
1961 - Panajot Pano (14 gola)
1962/63 - Panajot Pano (17 gola)
1965/66 - Robert Jashari (14 gola) 
1970/71 - Panajot Pano (17 gola)
1977/78 - Agim Murati (13 gola)
1978/79 - Agim Murati (14 gola)
1992/93 - Edmond Dosti (21 gola)
2004/05 - Dorian Bylykbashi (24 gola) 

Kupa e Shqiperise - 15 here fitues

1948 Partizani 5-2 Tirana
1949 Partizani 1-0 Tirana
1957 Partizani 2-0 Lokomotiva
1958 Partizani 4-0 Skenderbeu
1961 Partizani 1-1 1-0 Besa
1964 Partizani 3-0 Tomori
1966 Partizani 2-1 4-3 Vllaznia
1968 Partizani 4-1 Vllaznia
1970 Partizani 4-0 0-1 Vllaznia
1973 Partizani 1-0 Dinamo
1980 Partizani 1-1 1-0 Elbasani
1991 Partizani 1-1 4-3p Flamurtari
1993 Partizani 1-0 Albpetrol
1997 Partizani 2-2 4-3p Flamurtari
2004 Partizani 1-0 Dinamo

8 here finalist

1950 Dinamo 2-1 Partizani
1951 Dinamo 3-2 Partizani
1953 Dinamo 2-0 Partizani
1954 Dinamo 2-1 Partizani
1974 Dinamo 1-0 Partizani
1985 Flamurtari 2-1 Partizani
1988 Flamurtari 1-0 Partizani
1989 Dinamo 0-0 3-1 Partizani

Superkupa  - 2 here fitues

1994
2004

Kupa e Ballkanit - 1 here fitues

1970 Partizani 3-0 / 1-1 Beroe Stara Zagora 
 
Trajneret e Partizanit
  • Albania Sllave Llambi (1946 – 1949)
  • Albania Myslym Alla (1954 – 1956)
  • Albania Rexhep Spahiu (1956 – 1962)
  • Albania Loro Boriçi (1962 – 1971)
  • Albania Bejkush Birce (1971 – 1974)
  • Albania Ilia Shulke (1974 – 1977)
  • Albania Bejkush Birce (1977 – 19781)
  • Albania Neptun Bajko (1986 – 1988)
  • Albania Hasan Lika (1991 – 1992)
  • Albania Sulejman Starova (1992 - 1994)
  • Albania Hasan Lika (1995)
  • Albania Sulejman Starova (1996)
  • Albania Edmond Gezdari (1997 - 1998)
  • Bulgaria Nikolai Arabov (2000)
  • Albania Neptun Bajko (2000 - 2001)
  • Albania Shpëtim Duro (2001 - 2002)
  • Italy Tiziano Gori (2002)
  • Albania Ilir Spahiu (2003)
  • Albania Sulejman Mema (2004)
  • Albania Neptun Bajko ( 2005)
  • Albania Ilir Spahiu (2006 - 07)
  • Albania Hasan Lika (2007 - 2008)
  • Albania Shpëtim Duro (2008 - 2009)
  • Albania Gerd Haxhiu ( 2010)
  • Albania Neptun Bajko (2010 – 2011)
  • Albania Ylli Shehu (2011)
  • Albania Perlat Musta(2012)
  • Albania Shpëtim Duro ( 2013)
  • Albania Hasan Lika (2013–2014)
  • Albania Genc Tomori (2014)
  • Portugal Márcio Sampaio (2014)
  • Albania Shpëtim Duro (2014–)
  • Albania Sulejman Starova (2014 - 2015)
  • Italy Andrea Agostinelli (2016-)
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015