Humbje ne derbin e basketbollit
Humbje ne derbin e basketbollit 16.03.2015 | 14:22

Partizani ka qene pa dy nga lojtaret kryesore, Çaçin dhe Ismetin, dhe ka pesuar nje humbje te thelle ne derbin e basketbollit kunder Tiranes me shifrat 83-44.

Pjesa e parë eshte mbyllur 21-8 per kundershtaret dhe gjërat kanë ardhur duke u thelluar në të dytën, kur bardheblutë kanë fituar 23-9 dhe në pushim kanë shkuar me epërsinë 44-17. 

Të kuqtë kanë reaguar vetëm në pjesën e katërt, të cilën e kanë fituar, ndërsa Merkaj me disa trepikësha është munduar të ngushtojë sa më shumë diferencën e humbjes së të kuqve. Por në fund është fiksuar një fitore e Tiranës së Shehut me plot 49 pikë, duke e bërë derbin më shumë se sa të pavlefshëm dhe pa pikë rivaliteti. Sepse Partizani nuk është më në atë gjendje sa të rivalizojë me bardheblutë, që vazhdojnë të kryesojnë me meritë në kampionatin e basketbollit për meshkuj. Përfundimisht, një fitore e thellë e Tiranës në një derbi pa pikë shije.

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N         F          H         Psh-Pp                      Pikë

  1. Tirana             17        16        1        1462-1084                 33
  2. Vllaznia             16        13        3        1317-1081                 29
  3. Kamza Basket 17        10        7        1296-1049                 27
  4. Partizani             17        8        9        1103-1217                 25
  5. Flamurtari             16        3        13        1095-1243                 19
  6. Apolonia             17        0        17        1027-1530                 17
 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015