21.08.2014 00:24
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Partizani TV
· Dyqani
Dyqani
8476213-19247572
Me shume komente
Vizitoret
· Miq ne faqe: 2

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 468
· Anetari me i ri: labi12
Ekipi i futbollit Partizani, tradita dhe historia e tij nuk duhet tė nėpėrkėmben dhe as tė mbahen peng
TifozėtTeksa po bisedoja me njė grup tifozėsh pėr ekipin e Partizanit, mu kujtua njė fragment bisede qė kisha bėrė disa kohė mė parė, me njė mikun tim. Ai ishte nga njė fis me emėr, ku kishte disa brezni qė jepnin tregues tė njė karakteri, burrėrie e trimėrie tė tyre. Nė bisedė e sipėr, i them se ju tashmė jeni nga njė fis qė keni bėrė emėr e kenė lėnė histori. Tani ju mbetet detyrė ju, brezit tuaj, ta njihni, ta vlerėsoni, ta ruani dhe ta pasuroni historinė qė ju kanė lėnė trashėgim tė parėt.

Pasi u mendua pak ai m’u pėrgjijg: -‘‘Lum ne pėr historinė, sepse megjithėmend ėshtė ashtu siē ma thua ti, por mjerė historia pėr ne qė na ka sot, sepse ne brezi i ri nuk ju afrohemi aspak tė parėve tanė. Ata na kanė vėnė barrė tė madhe mbi shpatullat tona dhe me ēfarė shikoj unė, ne nuk jemi nė gjendje ta mbajmė. Po tė mos kishin qėnė tė parėt tanė, aq tė mirė e tė zot , ne nuk do tė ishim sot nė hallin qė mė pėrmend ti’’.

Aktualisht zoti Albert Xhani, qė i doli pėr zot ekipit tė Partizanit dhe mori mbi shpatullat e tij historinė e madhe qė ka ky ekip, ndodhet nė hallin e mikut tim. Tė kesh nė administrim njė ekip me njė njė histori si Partizani ėshtė fat, sepse e ke fituar si dhuratė, ėshtė pasuri sepse e ke marrė dhe krenohesh me tė, por njėkohėsisht ėshtė dhe pėrgjegjėsi e madhe sepse duhet ta njohish mirė, ta ruajsh, ta vlerėsosh e pasurosh atė, pėr ta ēuar mė pėrpara nga ku e more.

Ka dhjetė vite qė historia e Partizanit ėshtė mbi shpatullat e Albert Xhanit. Dhjetė vite nuk janė pak pėr tė bėrė histori sepse historia bėhet edhe momentalisht, por ėshtė vėshtirė ta mbash historinė qė ke gjetur ose ke bėrė. Dhjetė vite nuk janė pak sė paku ta njohish e tė ecėsh nė historinė e ekipit qė i ke dalė pėr zot ta drejtosh, tė fitosh dhe ta mbėshtesish me fonde e infratrukturė.

Nė kėto vite Partizani jo qė nuk ka shtuar asgjė nė koleksionin e historisė sė tij, por ai ka humbur dhe vazhdon tė humbasė. Partizani i mėsuar tė jetė nė majėn e futbollit shqiptar, me tituj kampion e kupa republike, ėshtė e vėshtirė tė mendohet e shikohet qė gjatė kėtij dhjetėvjeēari tė administrimit nga Xhani, ka zbritur dy herė nga kategoria superiore.

Ne qė kemi ndjekur e ndjekim me shqetėsim atė ēfarė ka ndodhur, ēfarė ndodh aktualisht, jemi mė tė shqetėsuar e presim akoma me ankth se ēfarė do tė ndodhė nesėr me ekipin tonė tė zemrės. Presim nėse ai do tė jetojė nė kėtė rrjedhė mbytėse ku ėshtė futur. Presim nėse ai do tė ringrihet si dikur Partizani i titujve kampion, i fituesit tė kupės, i ndeshjeve tė paharruara ndėrkombėtare dhe i ndeshjeve tė bukura derbi. Ne jemi nė udhėkryq duke pritur. Ekipi dhe stafi i tij, ėshtė gjithashtu nė udhėkryq duke pritur. Presim e presim por nuk e dimė akoma kė jemi duke pritur. Ekipi pret e pret, por mė kot, sepse edhe ai nuk e di se kė po pret. Pritje, pritje dhe pėrsėri pritje pa fund nė emėr tė premtimeve tė Xhanit.

A thua do tė soset durimi i pritjeve tona dhe tė vetė ekipit tė Partizanit ndonjėherė? A thua me tė vėrtetė Xhani ka ardhur dhe ne tifozėt as ekipi nuk e shohim? A mos vallė tifozėve dhe ekipit tė Partizanit u janė lodhur sytė me kėtė pamje nė udhėkryq, u ėshtė sosur durimi me kėtė gjendje mjerane dhe sytė nuk u shohin, as fjalėt e premtimet e tij nuk i besojnė edhe pse mė nė fund ai ėshtė shfaqur pėrsėri me premtimin e tij pėr ‘‘ Partizanin e madh’’?!

Tė gjthė e dinė se zoti Xhani ka shpenzuar pėr Partizanin, tė gjthė e dinė se pėrpjekjet e tij duke afruar e paguar me shuma tė mėdha lojtarė tė huaj e vendas i kanė rrėnuar financat e tij, tė gjithė e dinė se nė kėto vite ka pasur dhe ka akoma edhe faktorė tė tjerė jashtė klubit, qė e kanė sulmuar dhe e sulmojnė ekzistencėn e Partizanit, por njė gjė nuk dimė dhe pėr kėtė jemi akoma nė udhėkryqin e pritjes.

A do tė vazhdojė tė jetė e mbetet akoma historia dhe e ardhmja e Partizanit mbi shpatullat e lodhura tė Xhanit?! A duhet tė vazhdojė ai me historinė e premtimeve boshe duke rrėnuar historinė e lavdishme tė Partizanit apo mos ka ardhur momenti i tejlodhjes sė tij dhe ku duhet tė kėkojė e bėjė thirrje tė hapur e publike pėr ata qė janė tė gatshėm tė ndihmojnė, mbėshtesin ose dhe ta marrin sipas rregullave tė aksioneve ekipin, pėr t’a shpėtuar nga humnera ku po rrokulliset?

Tani nė kėtė situatė vetė zoti Xhani, por edhe ne e dimė se nuk bėhet mė fjalė pėr ‘’Partizanin e madh’’ e tė lavdisė qė ai ka pasur, por bėhet fjalė pėr ekzistencėn e tij. Tani nuk po diskutojmė mė titullin kampion sepse jemi nė kategori tė parė, por po dikutojmė si do t’i ruash emrin, historinė e lavdinė e Partizanit, nga shuarja totale. Ne gjykojmė e mendojmė se tė shuash Partizanin ke shuar historinė e brezave tė lojtarėve mė tė shquar nė historinė e futbollit shqiptar, ke shuar historinė e Loros, Panos, Resmes, Bizit, Shllakut, Shaqirit, Dalipit, Ziut, Berishės, Fagut, Millos, Ahmetajt, Muratit, Londos, Mustės, Likės, Lames, Shehut, Duros, Zhupės dhe me dhjetra e qindra emra qė kanė dhėnė kontributin nė historin e lavdishme tė Partiyanit e tė futbollit shqiptar. Ne jemi akoma nė udhėkryqin e pritjes se si do t’i vejė halli ekipit tė Partizanit qė nė fakt vetėm emri i ka mbetur.

Me tė vėrtetė ka mbetur akoma ky emėr, por ama neve kjo na shqetėson e kėtė po presim se ēfarė do bėhet me kėtė emėr. Ne nuk duam qė ai tė shuhet, pėr hir tė kėsaj historie, pėr hir tė kėsaj lavdie, pėr hir tė atyre mbėshtetėsve e tifozėve qė ka ky emėr, anė e mbanė Shqipėrisė.

Ne duam qė emri e fjala ‘’Partizan’’ me Xhanin ose pa tė, tė vazhdojė tė jehojė pėrsėri nė Stadiumet tona, duam qė fėmijėve tanė qė dolėn me lot nė sy duke qarė nga Stadiumi i Durrėsit t’u thahen lotėt, duam qė tifozėve tė Partizanit t’u kthehet krenaria e humbur dhe buzėqeshja e fitores. Pėr tė gjitha kėto, ne jemi akoma nė udhėkryqin e pritjes Zoti Xhani.

Besojmė e shpresojmė se ndjenja Juaj e fortė qė tė mban lidhur me emrin e Partizanit, ashtu siē na mban tė gjithėve tė mos jetė shkak tė mbahet peng emri, historia dhe e ardhmja e kėtij ekipi. Besojmė e shpresojmė se mund tė gjenden mundėsitė e bashkėpunimit, mėnyrat, format e ringritjes duke gjetur sė pari mbėshtetjen financiare tė duhur pėr pagesat e prapambetura dhe ato nė vijim, funksionimin dhe ecjen me fitore pavarėsisht ku do luaj ekipi nė superiore apo nė kategorinė e parė, ecjen nė rrugėn e lavdisė, nė rrugėn e historisė sė futbollit tė ekipit me emrin Partizan.

Nėse jo, emri i Partizanit tė mos mbahet peng zoti Xhani, t’u jepet atyre qė e kanė nė zemėr, e mbajnė pėrherė nė mėndje e jetojnė me tė, ata qė me kėtė emėr ‘‘PARTIZAN’’ brohorasin e bėrtasin nė stadiumet shqiptare. Vetėm ata qė e bėnė kėtė emėr e kėtė histori, ata qė jetojnė e sakrifikojnė pėr tė, u takon ta japin verdiktin e fundit.

(Nga Halil VATA)
Komentet
Nuk ka komente.
Shkruaj nje koment
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
Vleresimi
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.

Ju lutemi te futeni ne faqe.

Nuk ka asnje vleresim.
Temat e komentuara se fundi ne forum
  Tema Shikime Pergjigje I fundit
Java 1: Laci - Partizani
Ndeshjet e Partizanit
7 0 Eni
20.08.2014 19:54
Miqesore: Kamza - Partizani...
Ndeshjet e Partizanit
2 0 Eni
20.08.2014 19:53
Ardian Cuculi
Lojtaret dhe stafi
308 7 Eni
20.08.2014 16:15
Astrit Fazliu
Lojtaret dhe stafi
45 1 Eni
20.08.2014 14:33
Felix Udoh
Lojtaret dhe stafi
438 3 Eni
20.08.2014 13:55
Instagram fk_partizani
E dua PARTIZANIN

Dhuroni ne Facebook duke perdorur PayPal, Karta Debiti ose Krediti


Deri tani $1040.00
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

20.08.2014 21:54
Mbase nuk eshte ajo qe prisnin te gjithe, po gjithsesi eshte me mire se to mos merrnim fare sulmues.

20.08.2014 20:41
ka nje video te lajmi ketu ne faqe. duhet te jete i mire., ka qene gjithnje nder me te miret en kosove

20.08.2014 20:02
Ka ndonje vidio per te

20.08.2014 20:01
Eno cfare cilesise ka ky Fazlliu,a ben gje per sulmin apo si te tjeret dhe ky

20.08.2014 19:12
75' Partizani - Kamza 2-0 (Mazrekaj, Fazliu pen)

20.08.2014 18:49
fazliu blerje e mire per sulmin.

17.08.2014 22:32
Edhe vjet ky muhabet si nuk zune mend. Merr e fut mesfushore, mesi i gushtit dhe akoma pa sulmues goli.

17.08.2014 22:31
Ka dicka qe nuk shkon, se kur ke gjithe veren ne dispozion per te marre Gilberton edhe shkon merr ate serbin dhe ate brazilianin qe bejne gol nje here ne vit.

15.08.2014 16:06
duhet patjeter nje sulmus tamam, se as me brazilianin e as me kete qe erdhi nuk kemi siguri

15.08.2014 16:05
kishte ardh nje sulmus kosovar po nuk dukej gje

Koha e renderit: 0.48 sekonda 1,707,701 Vizitore