Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
 
   
 
     
Elis Bakaj 19
ELIS BAKAJ
Pozicioni Sulmues
Datelindja 25/06/1987
Vendlindja Tirane
Gjatesia 177 cm
Pesha 65 kg
     

Elis Bakaj luan ne pozicionin e sulmuesit te terhequr ose ne rolin e organizatorit. Kur luan si sulmues i mirfillte Elis Bakaj luan zakonisht ne krahun e majte te sulmit.

Bakaj eshte nje lojtar i shpejte qe dallohet ne Superligen shqiptare si nje nga lojtar me te mire, sidomos per tekniken dhe vizionin e tij ne fushe.

Elis Bakaj e ka filluar futbollin te Akademia Partizani dhe ka luajtur me FK Partizani gjate gjithe karrieres se tij. Ai u afrua te skuadra e pare ne vitin 2005. Ne kete vit ai luajti per Partizanin edhe ne Kupen UEFA duke u aktivizuar nga stoli ne ndeshjen e dyte ne raundin e pare kunder Birkirkara dhe si tiullar ne ndeshjen e dyte te raundit te dyte kunder Bnei Sakhnin. Sezonin e ardhshem 2005/06 ai fillon te aktivizohet me rregullisht me skuadren e pare dhe shenon 2 gola ne kampionat dhe 2 ne Kupen e Shqiperise.

Ne sezonin 2006/07 ai eshte nje lojtar i rendesishem per skuadren dhe pothuajse nje titullar i padiskutueshem. Ne kampionati ai luan 28 ndeshje, 20 prej tyre si titullar. Ai shenon 5 gola dhe jep 9 asiste. Gjithashtu ai shenon edhe 3 gola ne Kupe.

Ne sezonin 2007/08 ai eshte tashme nje nga lojtaret me te talentuar ne Superlige. Ai shpallet golashenuesi me i mire i Partizanit me 11 gola dhe jep edhe 5 asiste ne 29 ndeshje qe aktivizohet, 27 prej tyre si titullar. Golat e tij ndihmojne Partizanin te renditet e dyti dhe te marre pjese ne Kupen UEFA. Ne kete sezon ai shenon edhe 4 gola ne Kupe.

Bakaj ka qene gjithashtu per disa vjet nje nga lojtaret me te rendesishem madje dhe kapiten i kombetares U21. Ne vitin 2008 ai u thirr edhe ne kombetaren e pare.

Karriera
2007/08 - Partizani (29[27] nd, 11 gola, 8 as)
2006/07 - Partizani (28[20] nd, 5 gola, 9 as)
2005/06 - Partizani
2004/05 - Partizani U-19

     
   
Google
 
   
   
   
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site