Qarabag fiton, shqiptaret titullare (Video)
Posted by FSH on 29/07/2010 22:41
Qarabag fiton 1-0 ne Poloni kunder Wisla Krakow ne Europa League
Extended News
Skuadra azerbajxhanase Qarabag, ku aktivizohen dy shqiptaret Admir Teli dhe Ansi Agolli, ka arritur sot nje fitore te rendesishme 0-1 ne Poloni kunder Wisla Krakow, ne raundin e trete eleminator te Europa League.

Si Teli ashtu dhe Agolli kane qene ne fushe qe nga minuta e pare dhe kane luajtur gjate gjithe ndeshjes. Te dy shqiptaret kane bere nje loje te mire.

Qarabag kaloi ne avantazh ne minuten e 69-te me Nadyrov. Ne minuten e 83-te Wisla mbetet me 10 lojtare pasi Bunoz merr kartonin e dyet te evrdhe, por jane pikerisht polaket qe kane rastin me te mire per te shenuar me pas. Malecki fiton nje penallti por Zuravski nuk arrin ta shenoje ne kohen shtese. Vetem nje minute me pare Agolli kishte rrezikuar me nje gjuajtje.

Qarabag ka eleminuar Metalurgun e Shkupit ne raundin e pare dhe Irandezoverioret e Portadown ne raundin e dyte. Ata akoma nuk njohin humbje ne kete sezon ne Europe pasi kane tre fitore dhe dy barazime. Share