Radonjic, i kėnaqur nga miqėsorja e Vllaznisė
Posted by FSH on 29/07/2010 14:04
Trajneri malazez, edhe pse kuqeblutė kanė humbur 0-1 me Boracin, ka folur mirė pėr lojtarėt Share
Extended News
Humbja nė miqėsoren e parė tė luajtur nė Serbi nuk i ka dėshpėruar drejtuesit e Vllaznisė. Pėrkundrazi, trajneri Radonjiē dhe stafi i tij kanė krijuar pėrshtypje tė mirė pėr mėnyrėn si ka reaguar skuadra nė fushėn e lojės. Ndeshja e parė miqėsore e luajtur nė Zllatibor ka qenė ajo e pasdites tė sė martės.

Pėrballė ka qenė njė nga ekipet mė tė mira tė Bosnjės, pikėrisht Borac i Novi Sadit, qė vinte pas pjesėmarrjes nė Ligėn e Europės, ku ishte eliminuar pėr efekt golaverazhi nga zviceranėt e Lozanės. Boshnjakėt ishin thuajse nė formėn e tyre mė tė mirė, ndėrkohė qė shkodranėt sapo kanė nisur javėn e tretė tė stėrvitjes dhe janė ende nė fazėn e marrjes sė ngarkesave.

Kjo e fundit ka kushtėzuar jo pak edhe paraqitjen e kuqebluve nė fushė, sepse asnjėri prej tyre nuk mund t’i luajė 90 minuta tė plota. Pėrpos kėsaj, nė miqėsoren ndaj Boracit edhe formacioni i Vllaznisė nuk ka qenė i plotė. Nuk ka luajtur Sinani, qė vazhdon njė program tė veēantė stėrvitjeje, me qėllim kapjen e ritmit tė grupit dhe po ashtu, nuk ka luajtur as njė nga lojtarėt mė tė mirė tė mesfushės, kosovari Nallbani.

Ky i fundit ka pasur njė problem tė vogėl dėmtimi dhe prandaj nuk ėshtė aktivizuar asnjė minutė. Nga ana tjetėr, dy tė ardhurit e fundit tė merkatos kuqeblu, Kukaj dhe Nimani, kanė luajtur vetėm nė pjesėn e dytė. Formacioni qė trajneri Radonjiē ka hedhur nė fushė e qė mund tė quhet pėr momentin formacioni titullar ka qenė i pėrbėrė nga Vujadinoviē nė portė, nė mbrojtje kanė luajtur Smajli, Kraja, Rajoviē dhe Gocaj

. Nė mesfushė kanė luajtur Sykaj, Belisha, Hasani, Shtubina, ndėrkohė qė nė sulm ishin kroati Jumiē me Kaēin, mė tė tėrhequr pak. Pjesa e parė e ndeshjes ka qenė mė e bukur. E shoqėruar edhe me raste pėr shkodranėt, tė cilėt pėrgjithėsisht janė paraqitur mirė. Me fillimin e pjesės sė dytė, trajneri Radonjiē ka hedhur nė fushė njė 11 she tė dytė.

Nuk ka vepruar kėshtu kundėrshtari, i cili vetėm nė minutat e fundit tė ndeshjes ka bėrė disa zėvendėsime. Goli i shėnuar nė minutat e fundit nga i ka dhėnė fitoren ekipit Borac, megjithatė nė kampin e Vllaznisė nuk kanė qenė fare tė shqetėsuar nga humbja. Duke folur pėrmes telefonit nga Serbia, zėvendėstrajneri Elvis Plori, ka thėnė: “Mendoj se skuadra jonė ėshtė paraqitur mirė, nisur nga momenti i stėrvitjes ku jemi.

Natyrisht, nuk jemi ende nė formėn tonė mė tė mirė dhe po ashtu po punojmė pėr konsolidimin e formacionit. Kemi ushtruar mė tepėr presion se kundėrshtari dhe vetėm nė pjesėn e dytė mund tė them se kemi humbur pak terren, si pasojė edhe e shumė ndėrrimeve qė bėmė.

E rėndėsishme ėshtė qė kjo miqėsore ia arriti qėllimit dhe nga ndeshja nė ndeshje besoj se niveli i skuadrės do tė vijė duke u rritur.” Nė Serbi ekipi i Vllaznisė do tė zhvillojė disa ndeshje miqėsore dhe gjatė tyre stafi drejtues do tė kėrkojė rritjen e nivelit tė skuadrės dhe bėrjen gati tė saj pėr nisjen e sezonit tė ri. (Sporti Shqiptar) Share