· Anetare gjithsej: 249 · Anetari me i ri: mili1987
Europa League, Salihi luan 25 minuta
Rapid Viena ka marre nje barazim ne ndeshjen e pare kunder PFC Beroe Stara Zagora te Bullgarise sot ne Sofje. Ndeshja e raundin te trete kualifikues te Europa League eshte mbylluar me rezultatin 1-1.
Rapid Viena ka kaluar ne avantazh ne minutat shtese te pjeses se pare nga pika e penalltise me Hofmann. Vendasit barazuan ne pjesen e dyte me ane te Zlatinov, pese minuta para perfundimit te ndeshjes.
Ne kete ndeshje u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi. Ai u fut ne fushe ne minuten e 65-te duke zene vendin e Gartler. Kjo ishte ndeshja e dyte per Salihin ne kete sezon te Europa League, ndersa ka luajtur edhe ne dy ndeshjet e kampionatit. Shkodrani akoma nuk ka shenuar, por ka nje asist ne kampionat. Share