|
You must login to post a message.
|
· Miq ne faqe: 8
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 249
· Anetari me i ri: mili1987
|
|
|
Me mire vetepezullim, sesa ky turp ne Europe |
|
 Sa herė vjen vera, krenaria e dėlirė dhe e brishtė e fėmijėve sportdashės, por edhe e tė rriturve ndoshta, goditet rėndė nga humbjet poshtėruese dhe tė thella qė pėsojnė rėndom skuadrat shqiptare tė futbollit nė ato ndeshjet parakualifikuese tė dorės sė tretė nė kupat e Europės. Kėtė vit, pėr tė na bėrė verem kalamajtė, menduan skuadrat e Laēit dhe Tiranės dhe, mbi tė gjitha, skuadra e Kavajės, qė u mund njėmbėdhjetė me njė nga njė skuadėr greke.
Po veēoj trishtimin e fėmijėve nė kėtė festival tė mėrzisė, sepse ata janė "mall" i butė; ata i besojnė dhe i ndjejnė me njė pastėrti engjėllore shenjat e atdheut nė konkurrimin e shqiptarėve me tė tjerėt; ata zhgėnjehen, lotojnė dhe vuajnė kur shohin tė pataksuar, me sytė e mbushur plot habi dhe pikėllim, se sa ulėt, sa shėmtuar dhe sa mjerueshėm fluturojnė nė fushėn e mejdanit shqiponjat e tyre qė i dinin tė lavdishme. Ndėrkohė qė tė mėdhenjtė janė mėsuar me kėto gjėra. Pa llogaritur tjetrėn qė tė mėdhenjtė, pėr tė mpirė plagėt e krenarisė, kanė motėr ngushėlluese gotėn.
Kjo ėshtė njė histori qė pėrsėritet prej vitesh dhe qė akuzon nė mėnyrėn e vet tė veēantė e tė rreptė kalbėzimin e futbollit dhe sportit nė simbiozė me kalbėzimin e jetės nė fushat e tjera. Mė saktė, kjo ėshtė njė gjendje qė na tregon degradimin e futbollit si produkt i degradimit tė pėrgjithshėm. Dikujt mund t'i duket e zmadhuar kjo lidhje, por sporti, e sidomos futbolli, si njė sport popullor edhe nė vendin tonė, ėshtė njėlloj ekrani i veēantė i humorit tė shoqėrisė dhe i stabilitetit tė vendit nė kuptimin me tė gjerė tė fjalės.
Stadiumet e zbrazura janė pasqyra e njė shoqėrie tė marrė peng nga kėsmeti dhe pasiguria. Shkallėt bosh, balta, mjerimi dhe skenat e dhunshme nė stadiumet tona janė vizatimi i saktė i Tranzicionit tė stėrzgjatur. Momenti kur do tė mbushen stadiumet e mėdha kombėtare, do tė jetė momenti kur rregulli dhe ligji do tė kenė triumfuar dhe sistemi do tė ketė zėnė vend.
Kjo lidhje e sportit me politikėn dhe zhvillimin nė pėrgjithėsi sot shfaqet nė formėn e imitimit tė politikės nga sporti. Mbledhjet e forumeve drejtuese tė sporteve ngjajnė si dy pika uji me Konferencat apo Kongreset e Partive. E njėjta fasadė, i njėjti pompozitet, e njėjta demagogji, e njėjta retorikė e drejtuesve dhe lakenjve tė tyre, i njėjti kujdes pėr tė mos hapur debate, i njėjti kontroll i imėt i votimeve dhe votės. Tė huajt qė vizitojnė zyrat e qeverisė dhe institucioneve shtetėrore paraqiten nė mediat e blera si njerėz tė magjepsur me arritjet dhe drejtuesit e Shqipėrisė. Fjalėt e tyre tė kortezisė paraqiten si vlerėsime tė menduara gjatė. Tė njėjtėn gjė e shohim edhe nė sport. Tė huaj qė vinė si tė ftuar apo si tė deleguar nė konferencat sportive manipulohen dhe paraqiten sikur kanė ardhur nė Shqipėri pėr t'u bėrė elozhe shqiptarėve. Farsė politika, farsė edhe sporti. Politika, me ndonjė pėrjashtim, nuk bėn dot zgjedhje tė lira, sepse drejtuesit e qeverisė duan tė pėrfitojnė dhe jo tė shėrbejnė. Nė forumet e sportit vota e delegatėve kalohet nė vrimė tė gjilpėrės dhe aty ku nuk kalohet nė vrimė tė gjilpėrės plas grushti dhe shqelmi, sepse edhe nė sport nuk luftohet pėr cilėsi, pėr kulturė sportive dhe rezultate, por para sė gjithash pėr pėrfitime vetjake. Votat nuk kalohen nė vrimė tė gjilpėrės pėr Shqipėrinė; grushti nuk plas pėr Shqipėrinė, por pėr paratė e reklamave, tė drejtave televizive e tjerė e tjerė.
Nė tė vėrtetė duhet guxim i madh tė mendosh se mund tė ketė zgjedhje tė lira nė njė institucion sportiv, kur nuk ka zgjedhje tė lira pėr Kuvendin e Shqipėrisė. Duhet guxim i madh tė kėrkosh ligj nė sport, kur ligji trajtohet si leckė nė zyrat e ministrave qė arrijnė deri atje sa tė mos zbatojnė qindra e qindra urdhra ekzekutimi tė Pėrmbarimit - ky ėshtė fundi i shtetit.
Por, ka njė specifikė sporti dhe futbolli nė krahasim me qeverinė. Qeveria nuk konkurron me askėnd. Qeveria i mat, i ē'mat dhe i paraqet rezultatet siē do vetė. Qeveria sot ndėrton buxhetin mė tė madh nė histori, katėr muaj mė vonė e sheh se ka vrarė laraska dhe me njė tė goditur heq, duke u mburrur, mbi treqind milionė euro nga buxheti fiktiv. Askush nuk mban pėrgjegjėsi pėr ketė. Qeverinė, tė themi kėshtu, s'ka kush ta mundė. Ajo luan me vetveten e saj. Ndėrkohė qė futbolli ėshtė i dėnuar tė zbresė nė fushė dhe tė ndeshet me rivalėt nėn njė gjykim ndėrkombėtar tė paanshėm. Kjo ėshtė specifika. Ky ėshtė momenti kur futbolli nuk mund tė imitojė qeverinė. Ky ėshtė momenti kur futbolli mbetet vetėm. Skuadrat e kampionatit shqiptar, disa prej tė cilave janė ngjitur nė pozicionet e epėrme tė klasifikimit kryesisht me ryshfete dhe mbėshtetje politike, vihen nė provėn e sė vėrtetės, duke u ndeshur nė fushėn e nderit.
Pėr to nuk vendosin mė deputetėt, ministrat apo kryetarėt qė kanė hallin e votave tė tifozėve; nuk vendosin mė sekserėt, gjyqtarėt apo drejtuesit e federatės, por kėmbėt dhe koka e futbollistėve e trajnerėve. Atje, nė fushėn e nderit, rėndom kėto skuadra nuk ėshtė se thjesht munden. Humbjet janė tė pranueshme. Qoftė edhe tė thella, nganjėherė. Tradita jonė nuk janė fitoret. Por skuadrat tona poshtėrohen dhe turpėrohen, siē nuk e shohim nė asnjė vend tjetėr tė Europės Perėndimore dhe Lindore. Kundėrshtarėt na mėshirojnė, duke u habitur se pėrse po luajnė me ne. Kjo formė e fyerjes del nga korniza e njė ndeshjeje sportive dhe prek ndjenjat e gjuhės dhe gjakut.
Dikush qė ka autoritetin duhet tė reagojė! Diēka duhet bėrė pėr tė evituar kėto ngjarje qė na turpėrojnė si vend. Nė librin tim "Vera e pėrjetshme", botuar nė vitin 1998, duke komentuar njė episod sportive si ky i Kavajės kėtė vit, kam pas shkruar thjesht se duhet tė tėrhiqemi njėherė pėr njėherė, derisa ta marrim vetėn, nga kompeticione tė tilla tė papėrshtatshme pėr nivelin e kampionatit tonė. Atėherė e kam propozuar nga dėshpėrimi tėrheqjen, vetėpezullimin. Me shumė se sa njė propozim, qė nuk do ta dėgjonte njeri, propozimi im ka qenė njė klithėm shkrimtari. Gjėrat kanė shkuar me keq pėrgjatė dymbėdhjetė vjetėve qė kanė pasuar.
Duhet bėrė patjetėr diēka, duhen krijuar disa rregulla kundėr turpit, sė paku pėr hir tė me tė vegjėlve. Nėse premier liga jonė ėshtė ne nivelin e kategorisė sė dytė tė njė vendi fqinj - dhe duket se kėshtu ėshtė nė rastin me tė mirė - atėherė ne si vend ose nuk duhet tė marrim pjesė deri nė njė moment tė pėrshtatshėm nė kompeticionet e kupave tė Europės, ose tė mos kemi fare njėherė pėr njėherė Premier Ligė.
Vendimet mė tė drejta priten tė merren nga federata dhe vetė skuadrat, por qeveria, Ministria e Sporteve dhe Parlamenti nuk janė dorėjashtė nė momentin kur problematika e krijuar rrezaton pėrtej vetė sportit. Dikush mund tė thotė se qeveria nuk mund tė cenojė pavarėsinė e futbollit. Nuk po kėrkon kush tė cenohet pavarėsia e futbollit. Kėrkohet tė kurohet "pavarėsia" e skuadrave dhe institucioneve tė sportit pėr tė turpėruar sistematikisht Shqipėrinė. Si e qysh mund ta gjejnė mė mirė ata qė paguhen pėr kėtė punė. (Shekulli) Share
|
|
|
Please Login to Post a Comment.
|
|
|
Rating is available to Members only.
Please login or register to vote.
No Ratings have been Posted.
|
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|
Java3 |
|
Shkumbini
Vllaznia
Elbasani
Tirana
Besa
Teuta
|
-
-
-
-
-
-
|
Skenderbeu
Laci
Kastrioti
Bylis
Flamurtari
Dinamo
|
|
|
Java6 |
|
Trepca
Ferizaj
Ballkani
Trepca'89
Drenica
Flamurtari
|
-
-
-
-
-
-
|
KEKu
Hysi
Besa
Vllaznimi
Liria
Prishtina
|
|
|
Java1 |
|
Pogradeci
Bilisht S
Vlora
Beslidhja
Terbuni
Lushnja
Ada
Luftetari
|
-
-
-
-
-
-
-
-
|
Partizani
Burreli
Tomori
Apolonia
Gramozi
Gramshi
Kamza
Adriatiku
|
|
|