· Anetare gjithsej: 249 · Anetari me i ri: mili1987
Hajduk Split kerkon Andi Lilen
Mbrojtėsi Andi Lila mund tė luajė sezonin e ardhshėm nė Kroaci te Hajduku i Splitit. Kavajasi 24-vjeēar, i cili aktualisht luan te Tirana, ka njė tė kaluar nė Greqi tek Iraklisi (janar-qershor 2007).
Hajduku, klubi kroat i dytė mė i rėndėsishėm, drejtohet nga Stanko Poklepoviē. Ky i fundit kishte dėrguar disa vėzhgues nė ndeshjen e Ligės sė Europės, Tirana-Utreht (1-1), takim ku golin pėr bardheblutė e shėnoi Andi Lila. Pėr Lilėn interesohet edhe klubi kroat, Inter Zapreshiē, ku trajner ėshtė ish-tekniku i bardhebluve, Ilija Lonēareviē.
Para dy vitesh, Lila, atėherė nė radhėt e Besės, refuzoi njė ofertė disa milionėshe nga Ukraina. Tashmė situata ka ndryshuar. Futbollisti ėshtė rritur shumė duke luajtur nė radhėt e Tiranės dhe ka mundur madje tė fitojė njė vend nė pėrfaqėsuesen kuqezi, tė drejtuar nga trajneri Josip Kuzhe.
Megjithatė ai ndihet shumė i joshur nga oferta e klubit tė njohur kroat tė Hajdukut tė Splitit. Vetė futbollisti ka preferuar tė tregohet i rezervuar nė lidhje me detajet e ofertės sė skuadrės kroate, ndėrkohė qė burime pranė tij kanė konfirmuar se bėhet fjalė pėr njė testim, i cili do tė mund tė pasohet nga njė kontratė 3-vjeēare pėr njė shumė te rreth 150 mijė eurot nė sezon. Gjithsesi, qė njė gjė e tillė tė zyrtarizohet, do tė duhet tė presim edhe pak. (Shqip)