|
You must login to post a message.
|
· Miq ne faqe: 6
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 249
· Anetari me i ri: mili1987
|
|
|
Tirana-Utrecht, luhet nderi bardheblu |
|
 Kualifikimi pėr nė turin e tretė tė Europa League ėshtė njė mollė e ndaluar pėr Tiranėn. Dhe kjo vjen si rezultat i njė humbjeje tė turpshme 4-0 nė takimin e parė nė Holandė ndaj Utrehtit, e cila u bė mė pas shkak i njė orteku polemikash tė brendshme te bardheblutė, ku nuk munguan akuzat mes protagonistėve pėr trukim ndeshjeje.
Edhe pse kėtyre polemikave iu vu tė martėn njė kapak formal, gjendja nė klubin bardhelbu nuk ėshtė mė e mira. Megjithatė, Tiranėn e thėrret sot fusha, pasi nė orėn 19:30 do tė luajė nė Qemal Stafa formalitetin e mundshėm tė njė eliminimi tė paralajmėruar ndaj holandezėve tė Utrehtit.
Tirana do tė luajė shanset e saj tė pakta pėr ta fituar kėtė ndeshje, gjė qė do ti vlente pėr tė vėnė nė vend nderin e humbur 8 ditė mė parė nė stadiumin e kundėrshtarėve Galgenvaard. Humbja nė Holandė me rezultatin e thellė 4-0, pas dy gafave tė pafalshme nga portieri Ilion Lika, i dhanė njė goditje tė madhe shkėlqimit tė Tiranės nė kualifikimin e merituar pas 210 minutash lojė me hungarezėt e ZTE-sė.
Kundėr Utrehtit do tė jetė njė mision i pamundur pėrmbysja e dizavantazhit prej katėr golash tė ndeshjes sė parė, pasi vetėm njė fitore 5-0, apo mė e thellė, do tė mund ti kualifikonte bardheblutė. Por sė paku klubi rekordmen nė Shqipėri pėr sa u pėrket ndeshjeve ndėrkombėtare dhe trofeve duhet tė tregojė se e meriton tė largohet me dinjitet nga aktiviteti i dytė mė i rėndėsishėm europian pėr klubet.
I kėtij mendimi ėshtė edhe vetė trajneri Sulejman Starova. E rėndėsishme ėshtė qė tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze, ndryshe nga ndeshja e parė. Rezultati i takimit tė parė nuk na lejon tė kemi tė tjera pretendime, pėrfundon tekniku, i cili ishte edhe zėri mė i lartė nė akuzat ndaj lojtarėve tė tij pėr shitje tė ndeshjes. Nė takimin e parė nė Holandė, rezistenca e djemve tė Sulejman Starovės zgjati vetėm 8 minuta, kur sulmuesi holandez Riki van Volfsvinkel shėnoi golin e parė pėr vendasit.
Mė pas i njėjti lojtar shėnoi sėrish nė minutėn e 27-tė pėr ta trefishuar rezultatin nė minutėn e 30-tė me ganezin Nana Asare. Pas 45 minutash Tirana humbi 3-0, nė vendin ku rreth 40 vjet mė parė njė tjetėr formacion bardheblu nė vitin 1970 i kishte rezistuar Ajaksit tė Amsterdamit (2-0), nė fillimet e kulmit tė klubit tė famshėm holandez. Nė pjesėn e dytė erdhi edhe goli i 4-0 pėr vendasit me autor Mertens. Ndėrsa Tirana e gjuajti vetėm njė herė portėn kundėrshtare.
Kundėrshtarėt holandezė dje kanė mbėrritur nė kryeqytetin shqiptar dhe pasi janė akomoduar nė hotel Sheraton, nė orėt e para tė mbrėmjes kanė zbarkuar nė Qemal Stafa pėr stėrvitjen e vetme nė fushėn ku do tė luhet ndeshja. Kompanitė e basteve nė botė, nisur edhe nga humbja 4-0 e Tiranės nė ndeshjen e parė, kanė vendosur kėto koeficiente: 1.57 fitorja e Utrehtit, 3.8 barazim dhe vetėm 5.5 fitorja e Tiranės.
Tifozėt bardheblu do tė hyjnė falas nė ndeshjen kundėr holandezėve tė Utreht, takimi i kthimit tė turit tė dytė tė Ligės sė Europės. Sfida nė Holandė pėrfundoi 4-0 pėr Utreht. Tirana do tė pėrfitojė 7 mijė euro nga e drejta televizive e transmetimit tė ndeshjes Tirana-Utreht (Holandė). (Top Channel)
|
|
|
No Comments have been Posted.
|
|
|
Please Login to Post a Comment.
|
|
|
Rating is available to Members only.
Please login or register to vote.
No Ratings have been Posted.
|
|
|
AZERBAIJAN
A.Mamadov
Garayev
Guliyev
N.Mamadov
E.Mamadov
Huseynov
Rahimov
Soltanov
No.Mamadov
Seyidov 
Gurbanov 
Popovic
Novruzov
Imamverdiev
Mustafayev
Jafarguyev
Iskandarov
Kasanov
|
3-2
|
SHQIPERI
Mocka
65 Semina
Peqini
Gocaj
 Cikalleshi
21 Shkurtaj
 Bala
Roshi
Lilaj
Sykaj
Gava
Frasheri
65 Malaj
Hoxha
Xhemalaj
Vajushi
21 Shehaj
Marashi
|
|
|
Java5 |
|
Liria
KEKu
Besa
Vllaznimi
Trepca
Hysi
|
2-3
3-1
5.9
5.9
5.9
5.9
|
Prishtina
Ferizaj
Trepca'89
Drenica
Flamurtari
Ballkani
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|