· Anetare gjithsej: 249 · Anetari me i ri: mili1987
FIFA largon Kosovėn nga harta e Serbisė
Federata Ndėrkombėtare e Futbollit (FIFA) pėr herė tė parė nuk e ka paraqitur Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Nė tė vėrtetė, FIFA dhe organizatorėt e botėrorit "Afrika e Jugut 2010" kanė pėrgatitur njė broshurė pėr kėtė kampionat. Nė broshurė janė paraqitur tė dhėna pėr tė gjitha shtetet pjesėmarrėse. Harta e Serbisė nė kėtė broshurė ėshtė paraqitur pa Kosovėn, ndėrsa edhe nė numrin e popullsisė nuk janė llogaritur banorėt qė jetojnė nė Kosovė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga agjencia serbe e lajmeve Beta, ndėrsa tė mėrkurėn ėshtė pėrcjellė nga tė gjitha mediumet e Serbisė.
"FIFA dhe organizatori i mondialit nė Afrikė tė Jugut, hartėn e Serbisė nė broshurėn e tyre tė vogėl e kanė paraqitur pa Kosovėn. Autorėt e broshurės kanė shkruar se Serbia ka shtatė milionė e 380 mijė banorė, qė ėshtė pėrafėrsisht numri i njerėzve nė pjesėn qendrore tė vendit, pa Kosovėn. Serbia megjithatė nė hartėn e Evropės ėshtė paraqitur me Kosovėn si pjesė tė saj", ka shkruar tė mėrkurėn sajti B92.
Disa mediume tė tjera kanė shkruar se ky ėshtė veprim skandaloz i FIFA-s.
"Si duket ka ardhur koha qė Federata e Futbollit e Serbisė tė reagojė sėrish dhe tė kėrkojė tė paktėn kėrkim falje nga FIFA", ka shkruar portali Sportal.rs.
"Largimi" i Kosovės nga harta e Serbisė ndodh vetėm njė javė pasi FIFA i pranoi FFK-sė kėrkesėn pėr lėshim tė certifikatės ndėrkombėtare. Kryetari i FFK-sė, Fadil Vokrri, thotė se kjo ėshtė edhe njė shenjė e mirė qė tregon se pranimi me tė drejta tė plota nė FIFA nuk do tė vonojė shumė.
"Ėshtė njė shenjė e mirė qė tregon se pranimi i plotė i FFK-sė nė FIFA nuk do tė vonojė shumė. Ne jemi duke punuar shumė qė tė pranohemi me tė drejta tė plota nė FIFA. Personalisht pres qė kjo tė ndodhė vitin e ardhshėm. Edhe FIFA nė kontratėn qė kemi bėrė pėr transferim tė lojtarėve ka shkruar se kjo ėshtė kontratė e pėrkohshme deri nė pranim tė plotė", ka thėnė Vokrri. (Koha)