|
You must login to post a message.
|
· Miq ne faqe: 3
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 249
· Anetari me i ri: mili1987
|
|
|
Dėme mbi 25 mijė ne stadiumin e Prishtines |
|
 Stadiumi i Prishtinės ka pėsuar goxha shumė dėme materiale, si pasojė e sjelljeve vandale tė tifozėve nė ndeshjen finale tė Kupės sė Kosovės, qė ėshtė zhvilluar tė dielėn e kaluar nė kryeqytet ndėrmjet Lirisė dhe Vėllaznimit (2:1).
Nė atė takim, tifozėt e Vėllaznimit, Kuqezinjtė e Jakovės, pos tjerash, thyen edhe njė numėr tė madh karrigesh tė tribunės lindore, tė cilėt mė pas u hodhėn nė fushėn e blertė, me ērast Policia e Kosovės u detyrua ti largojė gjakovarėt nga stadiumi.
Organizator i asaj ndeshjeje finale ishte Federata e Futbollit e Kosovės (FFK), e cila e ka formuar njė komision tė vetin pėr verifikimin dhe vlerėsimin e dėmit tė cilin e ka pėsuar stadiumi i kryeqytetit, respektivisht klubi i Prishtinės. Krahas FFK-sė, njė komision tė njėjtė e ka formuar edhe klubi bardh e kaltėr.
Tė dyja kėto komisione tė mėrkurėn kanė dalė nė teren dhe i kanė identifikuar dėmet, por vlerėsimi pėrfundimtar i tyre ende nuk ėshtė nxjerrė bashkėrisht nga tė dyja kėto komisione.
Mirėpo, zyrtarėt e klubit prishtinas thonė se, sipas parashikimeve tė para tė tyre, stadiumi i qytetit ka pėsuar dėme nė vlerė prej mbi 25 mijė euro.
Janė shkatėrruar gjithsej 942 ulėse. Shumica nė tribunėn lindore ku kanė qenė tifozėt e Vėllaznimit, kurse rreth 100 janė shkatėrruar nė tribunėn perėndimore ku kanė qenė tifozėt prizrenas. Po ashtu janė grisur 55 flamuj tė Prishtinės dhe rrethoja e fushės ėshtė shkatėrruar. Ndėrkohė, janė dėmtuar edhe dy bankinat e futbollistėve rezervistė, derisa ėshtė shkatėrruar edhe mbuloja qė ēon nė zhveshtore, deklaroi pėr Express nėnkryetari i Prishtinės, Afrim Muēiqi.
Sipas tij, vėnia e njė karrigeje tė re kushton prej 12 deri nė 13 euro, derisa njė flamur i atillė ēfarė janė grisur nė atė ndeshje kushton rreth 35 euro. Sipas Muēiqit, vetėm rregullimi i bankinave tė ekipeve kushton rreth 6 mijė euro.
Ende nuk e kemi nxjerrė vlerėsimin bashkėrisht me komisionin e FFK-sė. Por, sipas parametrave dhe parashikimeve tona, dėmi i shkaktuar kap vlerėn prej 25 mijė e deri nė 30 mijė euro, theksoi Muēiqi.
Ai thotė se klubi i tij shpreson qė vlerėsimi i dėmeve tė nxirret sa mė shpejt, pasi Muēiqi pohon se ai me kolegėt e tij nuk duan ta lėnė shtėpinė e tyre nė gjendje tė mjerueshme.
Nė anėn tjetėr, sekretari i FFK-sė, Eroll Salihu, nuk ka folur rreth vlerėsimit tė pėrafėrt tė dėmeve tė shkaktuara. Por, ai paralajmėroi se faturat do ti paguan Vėllaznimi dhe Liria.
Ende nuk ėshtė bėrė vlerėsimi, por vetėm identifikimi i dėmeve. Ato dėme nuk i ka shkaktuar as Federata e as Prishtina, prandaj faturat do ti kryen Vėllaznimi dhe Liria, varėsisht se tifozėt e cilit ekip i kanė bėrė, apo sa kanė bėrė dėme, deklaroi Salihu pėr Express.
Ndėrsa pas inicimit tė procedurės disiplinore nga Komisioni i Garave, Vėllaznimi pritet ti shqiptohet njė dėnim nga Komisioni i Disiplinor pėr sjelljet vandale tė tifozėve tė tij. (Express) |
|
|
No Comments have been Posted.
|
|
|
Please Login to Post a Comment.
|
|
|
Rating is available to Members only.
Please login or register to vote.
No Ratings have been Posted.
|
|
|
AZERBAIJAN
A.Mamadov
Garayev
Guliyev
N.Mamadov
E.Mamadov
Huseynov
Rahimov
Soltanov
No.Mamadov
Seyidov 
Gurbanov 
Popovic
Novruzov
Imamverdiev
Mustafayev
Jafarguyev
Iskandarov
Kasanov
|
3-2
|
SHQIPERI
Mocka
65 Semina
Peqini
Gocaj
 Cikalleshi
21 Shkurtaj
 Bala
Roshi
Lilaj
Sykaj
Gava
Frasheri
65 Malaj
Hoxha
Xhemalaj
Vajushi
21 Shehaj
Marashi
|
|
|
Java5 |
|
Liria
KEKu
Besa
Vllaznimi
Trepca
Hysi
|
2-3
3-1
5.9
5.9
5.9
5.9
|
Prishtina
Ferizaj
Trepca'89
Drenica
Flamurtari
Ballkani
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|