· Anetare gjithsej: 249 · Anetari me i ri: mili1987
Kosova pėrgatitet pėr Halmstadin
Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė futboll tė martėn ėshtė grumbulluar nė qendrėn sportive nė Olando tė Suedisė, ku ekipi kosovar e ka organizuar kampin e vet, nė tė cilin do tė qėndrojė deri mė 14 qershor. Ftesės sė selektorit kosovar, Albert Bunjaki, iu kanė pėrgjigjur tė gjithė futbollistėt e ftuar.
Dita e parė e grumbullimit ėshtė shfrytėzuar kryesisht pėr tu njohur futbollistėt mes veti, sepse njė rast tė tillė nuk e kanė pasur deri mė tani, pasi lojtarėt luajnė nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės, por ka edhe tė atillė qė aktivizohen nė Superligėn e Kosovės. Mė pas, ekipi kosovar nė krye me selektorin Albert Bunjaki kanė mbajtur ligjėrata teorike, por ka zhvilluar edhe njė seancė stėrvitore.
Ekipi kosovar do tė vazhdojė pėrgatitjet sipas plan-programit tė Bunjakit, tė cilat stėrvitje do ti shėrbejnė seleksionuesit kosovar pėr miqėsoren e 10 qershorit qė zhvillohet nė kuadėr tė kėtij grumbullimi, ndėrmjet Halmstadit dhe Kosovės. (Express)