Sci Fi moviesShort movies
06/09/2010 13:23
Menu
· Fillimi
· Forumi
· Lidhje
· Lajmet
· Kerko
Kombetarja
· Kombetarja
· Lojtaret Shqiptare
Kampionati Shqiptar
· Superliga
· Kategoria e Pare
· Kategoria e Dyte
· Kupa e Shqiperise
Kampionati Kosovar
· Raiffeisen Superliga
· Liga e Pare KS
· Kupa e Kosoves
Shoutbox
You must login to post a message.

06/09/2010 01:29
Superliga rezulltatet perfundimtare: besa - Trepca'89 3:0, Hysi - Ballkani 1:1, Vllaznimi - Drenica 2:0 dhe Trepca - flamurtari 0:0

04/09/2010 18:09
flm

04/09/2010 17:57
Liria - Prishtina 2:3 perundoi ndeshja

04/09/2010 17:54
KEK-u - Ferizaj 3:1 rezulltat perfundimtar

04/09/2010 17:51
Liria - Prishtina 2:3

04/09/2010 17:45
KEK-u - Ferizaj 3:1

04/09/2010 17:44
Liria - Prishtina 2:2

04/09/2010 17:38
Liria - Prishtina 2:1

04/09/2010 17:37
KEK-u - Ferizaj 2:1

04/09/2010 17:26
KEK-u - Ferizaj 1:1

Partneret
ShqipLive.info
Qyfyre
Vizitoret
· Miq ne faqe: 3

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 249
· Anetari me i ri: mili1987
View Thread
FutbolliShqiptar.net :: Futbolli ne Shqiperi :: Futbolli Shqiptar
 Print Thread
Merkato e veres - 2010
FSH
#1 Print Post
Posted on 21-05-2010 15:20
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Besa fillon merkaton, merr maqedonasin Lazarevski

Besa ka arritur ditėt e fundit akordin e parė me njė futbollist pėr sezonin e ri pasi klubi i drejtuar nga Nexhat Bizhdili ka arritur akordin me mbrojtėsin e Metalurgut tė Shkupit nė Maqedoni, Dimitrija Lazarevski. Lojtari qė mund tė luajė edhe si mesfushor shkatėrrues ėshtė parė nė aksion nga vetė trajneri i ekipit kavajas, Shpėtim Duro i cili e ka pėlqyer atė.

Ky fakt ka bėrė qė Besa tė shpejtojė tė marrė njė “Ok” nga vetė lojtari. Lazarevski 27 vjeē, ka luajtur nė disa klube nė Serbi, Kroaci dhe Belgjikė para se tė rikthehej kėtė sezon nė Maqedoni.

Mbrojtėsi shihet si njė element cilėsor qė i bashkohet njė reparti tė konsoliduar tashmė me dyshen e qendrės Dragusha-Vrapi. Nė tė gjitha rastet, nėse ekipi do tė ketė nevojė pėr tė, Lazarevski mund tė jetė po kaq i dobishėm edhe nė mesfushė. Futbollisti do t’i bashkohet skuadrės menjėherė pasi ajo do tė grumbullohet pėr fazėn pėrgatitore qė do tė paraprijė pjesmarrjen nė Europa League.

Dimitrija Lazarevski, i datėlindjes 23 shtator 1982 ėshtė njė futbollist qė nuk ėshtė shquar pėr shumė “besnikėri” nė klubet ku ka luajtur. Fakt ėshtė qė ai ka gati 10 klube nė karrierė tashmė, nė katėr vende tė ndryshme. Ai ka luajtur pėr serbėt e Zemunit, pėrpara se tė shkojė nė Kroaci te Kamen Ingrad, mė pas nė Belgjikė me Dender. Nė fillimet e karrierės, pėrveē Metalurgut tė Shkupit, ai ka luajtur pėr Makedonija Gjorče Petrov, Renova dhe Rabotnički Kometal. (Sport Ekspres)
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#2 Print Post
Posted on 10-06-2010 14:02
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Dinamo nė gjurmėt e Sadikut

Elbasanasi Armando Sadiku ndodhet mes dy pistave nė merkaton e verės. Skuadra e parė qė interesohet pėr sulmuesin e formuar nė radhėt e verdhebluve ėshtė pikėrisht skuadra “mėmė”, Elbasani. Ndėrkohė qė ditėt e fundit ka pasur kontakt edhe me klubin kampion nė fuqi, Dinamo. Por ende gjėrat s’kanė marrė rrugė zyrtare.

Marko Putinēanin, gati rikthimi te blutė

Mbrojtėsi i djathtė, serbi Marko Putinēanin, ėshtė pranė rikthimit nė radhėt e dinamovitėve. Dje klubi kampion i Shqipėrisė ka rimarrė kontaktet me ish-futbollistin e Bezanijes dhe duket se palėt kanė gjetur akordin. Shumė shpejt biondi serb do tė mbėrrijė nė Tiranė pėr tė rinisur stėrvitjen me shokėt e skuadrės.
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#3 Print Post
Posted on 11-06-2010 14:37
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Flamurtari mbulon me para Devollin, sot firma

Gjirokastriti Bledar Devolli do tė bėhet sot blerja e parė e rėndėsishmė e Flamurtarit, por jo e fundit. Mesfushori i Tiranės ka rėnė dakord me presidentin Gjika pėr njė shumė mė tė madhe se ajo qė lojtari pėrfitonte sezonin e kaluar te bardheblutė. Akordin e ka pranuar dje futbollisti por edhe drejtuesit e klubit tė Flamurtarit. Pranė saj ėshtė edhe sulmuesi Daniel Xhafaj, por ky i fundit do tė niset mė parė pėr njė provė nė Kinė: nė rast se nuk firmos atje do tė kthehet nė qytetin e lindjes.

Futbollisti do tė vijė sot nė Vlorė dhe pritet tė firmosė kontratėn pėr tu veshur kuqezi me Flamurtarin e fuqishėm tė sezonit tė ardhshėm. Edhe pse firmosja e kontratatave nga tė dy palėt shikohet thjesht si njė akt formal me fuqi admistrative, zyrtarisht nuk bėhet e ditur shuma pėr tė cilėn Devolli ka vendosur tė pranojė ofertėn e presidentit Gjika.

Sezonin e kaluar Devolli pėrfitonte rreth 50 mijė euro te Tirana. Kjo shumė, sipas disa burimeve praėn klubit ėshtė kaluar me rreth 20% pėrqind. Nga burime formacioni pranė presidentit Gjika mėsohet se nga ana e tij janė janė marrė tė gjitha masat e duhura financiare pėr tė zhvilluar njė merkato shumė cilėsore, pėr tė prezantuar njė Flamurtar ndryshe sezonin e ardhshėm. Kėshtu pėr Flamurtarin sot firma e Bledar Devollit dhe mė pas edhe ajo e Abilaliajt do tė jenė thjesht tė parat nė rradhė por jo tė fundit, sepse nė ditėt e ardhshme pritet tė ketė afrime tė tjera tek skuadra vlonjate.

Bledar Devolli.- Mesfushori gjirokastrit Bledar Devolli ka dy sezone qė ndiqet drejtuesit vlonjat. Sezonin e kaluar ka pasur njė pėrpjekje pėr ta veshur kuqezi, por nė momentet e fundit nuk ėshtė arritur marrėveshja e duhur. Kėtė rradhė vlonjatėt kanė kėmbėngulur dhe kanė mundur tė sjellin nė Vlorė mesfushorin 32 vjecar Bledar Devolli. Pėr njė koinēidencė fillimet e tij tek Luftėtari i Gjirokatrės kanė koiēiduar pėr tė qėnė nė karrierė bashkėudhėtarė me shumė futbollistė cilėsor vlonjatė. Arfimi tek Flamurtari do bėjė qė mesfusha e skuadrės, veēanėrisht ajo pjesė e skuadrės qė luan topin nė kėtė repart me dyshen e fortė Devolli-Kuqi, tė sjellė forcėn dhe bukurinė e duhur pėr lojėn e kuqezinjve vlonjat.

Daniel Xhafaj- Njė sulmues tipik qė ėshtė pėrgatitur pėr tė qėnė tillė tek skuadra e Flamurtarit plot 15 vjet mė parė, kur ka njohur dhe aktivizimin e tij tė parė tek skuadra vlonjate. Tė gjithė e mbajnė mirė fillimet e vrullshme dhe tepėr premtuese tė Daniel Xhafajt. Dhe nė vitet e para tė karrreirės tij nė harkun e viteve 1995-1999 sulmuesi Xhafaj do te zhvillojė 62 ndeshje pėr Flamurtarin duke shėnuar 62 gola. Nė sezonin 2002-2003 Daniel Xhafaj u rikthye edhe dy herė tė tjera tek Flamurtari ku ka zhvilluar 20 ndeshje dhe ka shėnuar 5 gola. Lojtari mund tė rikthehet nė Vlorė nėse nuk arrin tė firmosė me klubin kinez ku tė provohet sė bashku me kosovarin e Besės, Alban Dragusha. (Sport Ekspres)
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#4 Print Post
Posted on 11-06-2010 14:45
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Shkumbini do portierin Lika dhe mbrojtėsin Pezo: tė hėnėn pėrgjigjja

Shkumbini nė kėrkim tė njė portieri. Lushnjari i ri Ibrahim Bejte ka dhėnė shenjat e njė talenti tė vėrtetė nė sezonin e tij tė parė nė Peqin, por nga ana tjetėr nė disa ndeshje tė rėndėsishme ka treguar mungesė pėrvoje. Pėr kėtė arsye, klubi i Shkumbinit synon qė tė zevėndėsojė portierin e kombėtares U 21 me njė emėr tė njohur tė katėrkėndorit shqiptar, Ilion Likėn. Drejtuesit kanė vėnė kontakte me ish-portierin e kombėtares dhe pop resin njė pėrgjigje pėrfundimtare tė tij. Ish-portieri i kombėtares shqiptare i cili sezonin e kaluar ka qenė pjesė e ekipit tė Kastriotit ka njė eksperiencė tė konsiderueshme nė kampionatin tonė por edhe jashtė Shqipėrisė.

Bejte- Ndėrkohė, portieri qė mbylli sezonin te Shkumbini, Bejte prźt njė telefonatė nga peqinasit: “Deri nė kėto ēaste qė po flas ende nuk kam vendosur se cili do tė jetė destinacioni im i ardhshėm. Kam patur kontakte me dy ekipe, por kėto mbesin nė kuadrin e bisedimeve. Nė Peqin kam kaluar shumė mirė dhe kjo mė bėn tė gatshėm t’i them po ndonjė oferte nga drejtuesit peqinas. Deri mė tani nuk kam patur ndonjė kontakt direkt me ta, por gjithsesi jam nė pritje”.

Njė tjetėr lojtar me tė cilin ka patur kontakte nga drejtuesit peqinas ėshtė edhe mbrojtėsi kroat, ish-futbollisti i Tiranės, Toni Pezo. Kroati ka luajtur dhe ėshtė shpallur kampion me bardheblutė ndėrsa nė sezonin e kaluar ka qenė pjesė e Hajduk Splitit. Nėse lojtari do t’i bashkangjitet ekipit peqinas do tė jetė i pesti i huaj me tė cilėt bardhekaltėrtit arrijnė tė mbyllin bisedimet pas katėr serbo – boshnjakėve, tė cilėt kanė arritur paraprakisht marrėveshje vetėm pak ditė mė parė. Pėr tė dy lojtarėt, pritet qė tė ketė njė konkludim tė bisedimeve nė fillimin e javės sė ardhshme.
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#5 Print Post
Posted on 11-06-2010 14:45
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Gramozi, Edinjo pėr tė zėvendėsuar Dos Santosin

Mbrojtėsi Martins po bėn menaxherin pėr sulmuesin, qė do tė vijė nė Ersekė bashkė me Da Silvėn

Te Gramozi gjėrat nuk kanė marrė ende drejtim konkret, por presidenti i ekipit, Mustafa Taēi, e ka bėrė tė qartė se do tė pretendohet rikthimi nė superligė. Kolonjarėt debutuan sezonin e fundit nė superligė, por nuk mundėn ta pėrballonin. Gjithsesi, ata kanė fituar eksepriencė dhe tani duan tė ngjiten pėrsėri nė elitėn e futbollit shqiptar.

Nuk ka nisur puna pėr ekipin e sezonit tė ardhshėm, pasi edhe takimi i zhvilluar dje mes presidentit Taēi dhe kryebashkiakut Braēe mėsohet se nuk ka pėrcaktuar asgjė pėr tė ardhmen. Gjatė ditėve nė vazhdim pritet njė tjetėr takim mes tyre pėr qartėsimin e shumė detajeve nė lidhje me Gramozin e sezonit tė ri. Futbollistėt kanė kanė nisur prej javėsh pushimet, ndėrkohė qė ende nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e trajnerit, i cili do tė vendosė pėr kontigjentin e ekipit.

Data 23 qershor ėshtė menduar pėr grumbullimin e ekipit, por dihet qė pas rėnies sė Gramozit nė kategorinė e parė, njė pjesė e mirė e futbollistėve qė e mbyllėn sezonin e fundit, tė jenė nė mėdyshje pėr qėndrimin e tyre nė Ersekė. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė i detyruar tė qėndrojė, sepse kontratat kanė qenė tė gjitha 1 vjeēare, ndėrkohė qė sulmuesi Dos Santos duket se e ka bindur presidentin Taēi pėr t’i marrė lejėn e kalimit dhe pėr tė kaluar te Besa.

Pėr kolonjarėt, largimi i tij ka sjellė mėrzi, megjithėse besohet se drejtuesit e ekipit do ta gjejnė zėvendėsuesin e duhur tė brazilianit. Madje, do tė jetė njė patriot i tij qė do tė veshė fanellėn e Gramozit sezonin e ardhshėm. Punėn e menaxherit po e bėn mbrojtėsi Martins, i cili pritet tė sjellė nė Ersekė sulmuesin 29-vjeēar Edinjo. Ky futbollist ka qenė pjesė e Sao Paolos dhe do tė vijė nė Ersekė bashkė me Leandro Da Silvėn nė fund tė qershorit. Po ashtu, nė ekip pritet tė kthehen shumė lojtarė vendės.
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#6 Print Post
Posted on 14-06-2010 14:30
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Shkumbini merr edhe Haxhibulic

Nje koloni serbo-boshnjake ne Peqin. Pas treshes, Mujdragic, Ferizovic e Grbovic, ditet e fundit ketij grupi i eshte bashkuar edhe organizatori Semir Haxhibuliē, i cili ka luajtur me pare me Apolonine dhe Gramozin ne kampionatin shqiptar. Sė bashku me bahkėkombasit e vet, Haxibuliē do tė jetė sot nė Tiranė pėr tė nėnshkruar tė bardhėn mbi tė zezė me presidentin Ndroqi, ccka do tė bėjė qė lojtari tė jetė pjesė e Shkumbinit pėr dy sezonet e ardhshme.

Lojtari ka folur dje per transferimin e tij ne Peqin: “Qė sezonin e kaluar kam pasur dijeni per SHkumbinin, pasi bashkeatdhetaret e mi qe luanin atje qelluan te ishin shoke te mi. Kjo me ka shtyre qe te kerkoj njė transferim tė mundshėm nė Peqin. Tashmė qė kam bėrė njė kontakt me drejtuesit e Shkumbinit mendoj se ardhja ime eshte e prekshme. Prej vitesh ekipi peqinas ka patur pretendime serioze pėr tė qenė ndėr ekipet mė tė mira tė Superligės. Ky ėshtė ndryshimi I madh qė gjej kėtu nė Peqin, ne krahasim me ekipet e mia tė mėparshme ne Shqiperi. Kudo kam kaluar mirė por nė Peqin jo vetėm si qytet futbolldashės, por edhe shumė mirkpritės mendoj se do tė ambjentohem shpejt kjo edhe si rrjedhojė e ndihmės sė miqve tė mi kėtu. Pėr sa I pėrket sezonit tė ardhshėm, duke qene se presidenti I Shkumbinit ėshtė duke kėrkuar lojtarė cilėsorė, mendoj se do te luftojme per arritjen e ndonjė trofeu. Pėr mua ėshtė kėnaqėsi tė jesh pjesė e njė ekipi me pretendime, ndaj mė mjafton ky fakt. Do tė pėrpiqem tė jap maksimumin dhe tė kontribuoj nė realizimin e objektivave qė do tė ketė klubi”, ka pėrfunduar mesfushori Semir Haxhibuliē. (Sport Ekspres)
 
FSH
#7 Print Post
Posted on 14-06-2010 14:50
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Skėnderbeu i huaj, argjentinas, portugezė e serbė

Tė mėrkurėn e kėsaj jave trajneri I skuadrės korēare Shkėlqim Muēa do tė hyjė nė bisedime me katėr lojtarė tė huaj. Bėhet fjalė pėr dy argjentinas, njė portugez dhe njė serb, dy prej tė cilėve janė sulmues dhe dy tė tjerė mesfushorė. Por tė gjithė para se tė jenė pjesė e skuadrės korēare duhet tė bindin Muēėn pėr aftėsitė e tyre, nė mėnyrė qė ky I fundit t’i pėrfshijė nė planet e tij pėr sezonin e ri.

Lajmin e katėr lojtarėve tė huaj e ka bėrė tė ditur presidenti Agim Zeqo, nėpėrmjet telefonit. “Bosi” ndodhet jashtė vendit pėr punė tė biznesit sė tij. Nė fakt Zeqo, qėkur ka qenė pėr tė ndjekur si sportdashės njė ndeshje tė kampionatit spanjoll, pati thėnė se me Skėnderbeun do tė ketė edhe disa lojtarė tė huaj, madje tė tillė qė bėjnė diferencėn me pjesėn mė tė madhe tė lojtarėve tė kampionatit tonė. Nga kjo “bosi” pėr asnjė ēast nuk ėshtė ngutur edhe kur sulmues apo lojtarė tė kampionatit tone, nga njėra bisedė tek tjetra kanė pasur dėshirė vetėm tė rritin pazaret dhe pothuajse nė asnjė rast nuk kanė qenė tė gatshėm tė ulen pėr tė biseduar pėr njė bashkėpunim serioz. Ndaj, dhe pėr kėtė Zeqo dhe donatorėt e tjerė tė kėsaj skuadre, siē kanė thėnė burime pranė tyre nuk kanė pasur dėshirėn mė tė vogėl pėr t’i shtyrė mė tej bisedat me kėtė grup lojtarėsh aq sa nė njė cast, “bosi” ka shfryrė jo pak kur tha se “nuk ėshtė hapur thesi tek Skėnderbeu”.

Reagimi i Zeqos ka qenė i menjėhershėm sa tė mėrkurėn do tė jenė nė qytetin juglindor katėr lojtarė tė huaj, grup qė nuk pėrjashtohet mundėsia tė jetė akoma mė i madh, nisur dhe nga ajo se Zeqo se ka ndėrmend tė ketė biseda tė tjera me atė lojtarė qė para se tė ulen nė bisedime kanė lėshuar shumat financiare qė duhet tė marrin nga Skėnderbeu. “E kemi thėnė, ka bėrė tė ditur dhe njė herė tjetėr nė linjė telefonike nga jashtė vendit presidenti I klubit korēar, se kėtė sezon tė gjithė jemi pėr njė ekip tė madh. Dhe do ta bėjmė. Pėr kėtė siguroj tė gjithė tifozerinė”.

Gjashtė firma- “Tė hėnėn, e pakta do tė ketė gjashtė firma pėr skuadrėn korēare”, ka thėnė Zeqo, gjithnjė nėpėrmjet telefonit. “Firma qė nė kėtė ditė nuk pėrjashtohet mundėsia tė lėshohen nė kryeqytet”, ka bėrė me dije “bosi”. Presidenti edhe njė herė tjetėr nuk ka pasur dėshirė tė tregojė se pėr cilėt lojtarė bėhet fjalė. “Sapo tė bėhet gjithēka zyrtare tha “bosi” dhe emrat e tyre do tė jenė tė ditur pėr tė gjithė. Mė duhet tė them se ka qenė dhe kėrkesė e lojtarėve qė para se tė firmosin tė mos jepet identiteti I tyre. Gjithėsesi, nga burime tė siguruara nga gazeta mėsohet se bėhet fjalė pėr portjerin Shehi qė pritet tė jetė dhe firma e parė nga ky grup prej gjashtė lojtarėsh, por dhe Vrapi e Fagu, ashtu siē ėshtė dhe Fagu, por mund tė jetė dhe Shkėmbi, futbollist qė ka bėrė tė ditur se do tė jetė pėr kupat e Europės me skuadrėn kavajase. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė kėtė ditė tė parė tė kėsaj jave tė firmosė dhe Mema, duke plotėsuar kėshtu gjashtė firmat e para tė Skėnderbeut, nisur dhe nga ajo se Zeqo tha se me gjashtė lojtarėt qė priten tė firmosin janė mbyllur tė gjitha bisedat qė kanė tė bėjnė me kushtet e kontratave. (Sport EKspres)
 
FSH
#8 Print Post
Posted on 14-06-2010 15:06
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Muzaka, goditja ne merkato e Tiranes

Gjergji Muzaka mund tė jetė goditja e madhe e Dinamos nė merkaton verore. Mesfushori, i cili aktivizohet tek 24 herė kampionėt e Tiranės, prej disa sezonesh etiketohet nė ambiente tė ndryshme blu si lojtar i formacionit dinamovitė. Nė fakt, prej disa ditėsh nė media tė ndryshme ėshtė lakuar tek Dinamo emri i ish-mesfushorit qė u rrit dhe u formua si futbollist nė “akademinė” e kuqe tė Partizanit.

Thuhet se palėt janė takuar dhe kanė rėnė dakord nė heshtje, pasi Muzaka, pavarėsisht se nuk kėrkon tė prononcohet pėr mediat e shkruara dhe vizive, ėshtė duke pritur zhvillimet nė kampin bardheblu. Klubi aktual i nr.17 bardheblu, Tirana, ėshtė pėrfshirė nė njė vorbull totale pėr sa i takon drejtimit tė klubit, pasi mandati i presidentit Refik Halili ka mbaruar pėr tė qenė “koka” e Tiranės. Kujtojmė qė Gjergji Muzaka tė gjitha lidhjet nė afrimin e tij nga Partizani tek Tirana i ka pasur pikėrisht me donatorin bardheblu Halili.

Presidenti i fundit i Tiranės ka shpenzuar njė shumė tepėr tė majme pak kohė mė parė, duke afruar Muzakėn nė radhėt e bardhebluve. Nėse Halili nuk do tė jetė nė krye tė Tiranės, me shumė mundėsi Muzaka do tė zgjedh kampionėt e rinj tė Shqipėrisė, pra Dinamon, pėr tė treguar vlerat e tij nė zezonin 2010-2011.

Nė fakt, dinamovitėt, edhe pse “peshku ėshtė ende nė det” dhe “tigani nė zjarr”, e llogarisin Muzakėn si pjesė tė formacionit. Ndėrkohė, veē arsyes sė parė, qė mund tė imponojė nė njėfarė mėnyre Muzakėn t’u bashkohet bluve, ėshtė edhe tundimi i njė kompeticioni elitar pėr klubet europiane, siē ėshtė edhe Champions League, ku Dinamo si kampione e Shqipėrisė do tė startojė “aventurėn” e saj nga Turi i Dytė.

Ndėrkohė, njė tjetėr motiv ėshtė edhe korrektėsia e presidencės dinamovite, e cila deri tani ėshtė treguar e pėrpiktė me lojtarėt qė ka pasur nė organikė kampionat pas kampionati. Vetė lojtari i kontaktuar nga “Sporti shqiptar” lidhur me ēėshtjen “Dinamo-Muzaka”, nuk ka dashur tė komentojė, duke anashkaluar: “Nuk kam asnjė koment pėr kėtė ēėshtje”. Por faktet pas “kuintave” flasin pėr njė bashkim tė mundshėm dhe fanella me nr.17 e Dinamos sezonin e ardhshėm tė vishet nga Gjergji Muzaka. (Sporti Shqiptar)
 
FSH
#9 Print Post
Posted on 15-06-2010 13:54
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Gentian Stojku rikthehet te Gramshi

Merkatoja e verės nuk ėshtė ende nė kulmin e saj, por lėvizjet e para kanė filluar dhe te Gramshi nuk po qėndrojnė pasivė nė kėtė drejtim. Nga burime pranė klubit gramshiot, mėsohet se menjėherė pas zyrtarizimit tė trajnerit Muharrem Dosti, numri 2 i stolit do tė jetė Gentian Stojku, i cili njėherazi do tė jetė edhe kapiteni i ekipit.

Kėshtu, duket se janė rregulluar marrėdhėniet mes drejtuesve mė tė lartė tė Gramshit dhe futbollistit elbasanas. Pas largimit tė tij nė fund tė fazės sė parė, Gramshi rrezikoi seriozisht pėr tė rėnė nga kategoria.

Po ashtu, mėsohet se bashkia do tė ndėrhyjė gjatė periudhės sė pushimit nė terrenet sportive dhe nė infrastrukturėn e stadiumit, me qėllim pėrmirėsimin e saj. Po merren masa nė kėtė drejtim, pasi dihet qė nė kohė dimri fusha ėshtė jashtzakonisht e rėnduar pėr shkak tė shirave.

Deri mė tani, nuk jepen detaje tė tjera, por dihet se grupi i futbollistėve ėshtė njoftuar se nė fund tė muajit qershor do tė bėhet prezantimi i stafit te ri teknik, ndoshta edhe i pėrforcimeve tė reja. Sipas sekretarit tė klubit, Xhevahir Liēaj, e kanė konfirmuar qėndrimin e tyre nė Gramsh futbollistėt Salliu, Ēekrezi, Magani, Duka, Bodurri, Basriu dhe Bilibashi. Gjithashtu, do tė bashkohen me Gramshin edhe disa tė rinj tė talentuar nga ekipi i tė rinjve. Gramshi i kampionatit tė ardhshėm parashikohet tė jetė mė i kompletuar dhe mė kompetitiv. (Sporti Shqiptar)
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#10 Print Post
Posted on 15-06-2010 13:58
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Flamurtari hedh “grepat” pėr Kulin e Sozėn

Pas afrimit tė dy futbollistėve mjaft tė njohur, si Devolli dhe Xhafaj, Flamurtari vijon tė mbetet sėrish nė merkato pėr afrimin e tė paktėn edhe tė tre lojtarėve tė tjerė. Vetė presidenti i ekipit vlonjat, Shpėtim Gjika, nė ditėn e prezantimit tė dy futbollistėve, ka konfirmuar se Flamurtari mbetet pėr ta pasuruar mė tej grupin e lojtarėve qė do tė jenė pjesė e ekipit vlonjat pėr sezonin e ardhshėm.

Edhe pse nuk janė pėrmendur emra konkretė, aktualisht nė ambientet e Flamurtarit vijon tė flitet pėr lojtarė cilėsorė, kryesisht nga kampionati shqiptar. Kėshtu, mesfushori i Dinamos, Bekim Kuli, mbetet njė alternativė pėr tė mbėrritur te Flamurtari, por nuk dihet deri ku kanė shkuar bisedimet me lojtarin e ekipit kampion nė fuqi.

Ndėrsa njė tjetėr futbollist qė natyrisht u pėlqen drejtuesve tė Flamurtarit dhe qė bėn pjesė po te Dinamo ėshtė edhe argjentinasi Soza, lojtar tė cilin vlonjatėt e kanė kėrkuar edhe gjatė merkatos sė dimrit. Por lojtari nė fjalė ka oferta edhe nga ekipe tė tjera tė kampionatit shqiptar, megjithatė dėshira e tij, siē ėshtė shprehur, mbetet Vlora, pra Flamurtari. Do tė jenė ndoshta ditėt nė vijim qė do tė pėrcaktojnė natyrisht se ēfarė do tė bėhet ndoshta me tė dy lojtarėt nė fjalė.

Gjithsesi, nga drejtues tė ekipit vlonjat ėshtė pranuar se pritet tė ketė edhe surpriza pėr afrimin e lojtarėve qė ndoshta nuk janė pėrmendur nė merkato, por qė nga ekipi vlonjat po punohet nė fshehtėsi pėr t’i veshur kuqezi.

Mbėrritja e Devollit dhe e Xhafajt ka treguar qartė se Flamurtari kėtė sezon kėrkon tė jetė njė ekip pretendent dhe tė luftojė pėr trofe. Natyrisht, bėrja e ditur e objektivave mund tė joshė lojtarė tė tjerė tė njohur tė kampionatit shqiptar pėr tė mbėrritur te Flamurtari, duke pasur nė konsideratė faktin qė Flamurtari nuk ėshtė pėrmendur pėr probleme me financat, apo rrogat e futbollistėve. (Sporti Shqiptar)
 
FSH
#11 Print Post
Posted on 15-06-2010 13:58
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Adroviē, malazezi qė kėrkohet nga Vllaznia

Drejtuesit e Vllaznisė, nė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar skuadrėn e tyre tė ardhshme, i kanė hedhur sytė nga Mali i Zi. Pėr gjithēka, trajner e lojtarė. Nėse me trajnerin Radonjiē bisedimet kanė avancuar, kuqeblutė janė duke menduar edhe pėr lojtarė cilėsorė nga ky vend. Njėri prej tyre ėshtė edhe sulmuesi 22-vjeēar Admir Adroviē, qė luan me ekipin e Sutjeskės sė Nikshiqit.

Adroviēi ka qenė njė nga lojtarėt mė tė mirėt tė ekipit Shpresa tė Malit tė Zi dhe prandaj vlerėsohet sė tepėrmi nė vendin fqinj. Pėr kėtė arsye, drejtuesit shkodranė kanė nxituar tė kontaktojnė me kėtė lojtar dhe mbase nė ditėt nė vazhdim bisedimet mund tė mbyllen pozitivisht me firmosjen e kontratės.
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#12 Print Post
Posted on 15-06-2010 14:00
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Mbėrrin sulmuesi Nestor Martinena

I vetmi nga 5 futbollistėt argjentinas qė nuk kishte mbėrritur nė kampin blu, e ka bėrė diēka tė tillė dje nė kompleksin “Dinamo”. Nestor Martinena ėshtė sulmues i datėlindjes 22.01.1987 dhe ėshtė i gjatė 1.81 cm me njė peshė 71 kg. Dje dinamovitėt kanė kryer dy seanca stėrvitore.
 
FSH
#13 Print Post
Posted on 15-06-2010 14:04
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Ilion Lika sot mund tė bėhet i Shkumbinit

Drejtuesit e Shkumbinit pėr sezonin e ardhshėm duan tė ndėrtojnė njė ekip pretendent pėr trofe dhe nė kėtė kuadėr janė vėnė nė kėrkim edhe tė njė “gardiani” tė ri, i cili do tė rivalizojė me 21-vjeēarin Ibrahim Bejte, qė mbrojti portėn e tyre nė sezonin e shkuar.

Presidenti Ylli Ndroqi ka sjellė pėrforcimet e para, qė janė Bledar Mancaku e Semir Haxhibuliē, ndėrsa sot mund tė zgjidhet emri i portierit tė ri tė skuadrės peqinase. Kandidatėt pėr tė mbrojtur katėrkėndorin e peqinasve kanė qenė dy nga portierėt mė nė formė tė sezonit tė kaluar, Ervin Llani i Laēit dhe Ilion Lika i Kastriotit, qė kanė shprehur dėshirėn pėr tė qenė pjesė e Shkumbinit.

Sot pritet tė qartėsohet gjithēka, pasi sipas Likės, ėshtė afati i fundit qė ėshtė lėnė nga palėt pėr tė dhėnė pėrgjigjen pėrfundimtare. “Kam patur disa kontakte me presidentin Ndroqi dhe nesėr (sot) ėshtė lėnė njė takim, ku do tė bisedohet edhe njė herė dhe mund tė merret njė vendim pėrfundimtar. Dėshira ime ėshtė qė tė jem pjesė e Shkumbinit, pėr mė tepėr qė jam njohur edhe me projektin dhe pėrkushtimin e presidentit Ndroqi pėr njė ekip kompetitiv pėr sezonin e ardhshėm,” - thotė tiranasi Ilion Lika. (Sporti Shqiptar)
 
FSH
#14 Print Post
Posted on 22-06-2010 14:45
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Progri: Flamurtarin nuk e zgjodha per para!
23 Qershor Tri dite me pare, mesfushori Gerard Progri ka firmosur per te qene pjese e skuadres te Flamurtarit edhe per sezonin e ardhshem. Mesfushori tropojan, pasi eshte prezantuar ne menyren me te mire te vlonjatet ne pjesen e dyte te kampionatit te kaluar nuk ka nguruar aspak te beje si zgedhjen e tij me te mire persesri skuadren vlonjate. ”Ketu te Flamurtari ndihem mire ne te gjitha drejtimet. Gjithcka fuksionon mbi baza profesioniste. Me pelqejne qyteti, skuadra, drejtuesit, tifozet dhe gjithccka qe lidhet me futbollin dhe shoqerine….” Eshte togfjaleshi qe permend me shpesh keto dite mesfushori Gerard Progri. “Nuk ishte kontrata financiare qe me beri te qendroj, sepse kame pasur oferte nga ekipe te tjera me shuma finaciare edhe me te medha. Une e zgjodha perseri Flamurtarin per te qene perseri pjese e saj edhe sezonin e ardhshem per arsyen se te kjo skuader ndihem me mire ne te gjitha drejtimet. Ne Vlore me pelqen qyeti, skuadra, drejtuesit, tifozet dhe gjithccka qe lidhet me futbollin. Mbi te gjitha klubi ka nje korketesi per t’u marre shembull”, tha Progri. Mesfushori flet edhe per skuadren qe do te ndertohet kete sezon dhe qe duket se do te jete shume e forte: “Dy afrimet e para nga merkato treguan se presidenti Gjika ka shume ambicje per te formatuar nje Flamurtar te forte, teper cilesor”, mbylli Progri.
 
FSH
#15 Print Post
Posted on 22-06-2010 14:49
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Zapreshiē kėrkon kartonin e Abilaliajt

Dje nė klubin e Tiranės ka ardhur njė kėrkesė e klubit kroat Inter Zapreshiē, ku nėpėrmjet FSHF-sė kėrkohej kartoni i sulmuesit Arbėr Abilaliaj. Ky i fundit vetėm para pak ditėsh ka firmosur njė kontratė 2-vjeēare me ekipin qė drejtohet nga ish-trajneri i bardhebluve, Ilija Lonēareviē. Nuk dihet nėse klubi i Tiranės do t’i nxjerrė pengesa sulmuesit vlonjat, duke qenė se ai ka njė kontratė 2-vjeēare me kryeqytetasit.
 
FSH
#16 Print Post
Posted on 23-06-2010 14:33
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Goran Lukoviē, njė serb pėr bardheblutė

Pritet qė sot, nėn urdhrat e trajnerit Sulejman Starova, tė vihet edhe njė tjetėr lojtar i huaj. Bėhet fjalė pėr shkatėrruesin serb Goran Lukoviē, i cili ėshtė 31-vjeē dhe ka luajtur nė superligėn serbe me skuadrėn Fk Javor Ivanjca. Lukoviē, nga tė dhėnat paraprake qė na japin drejtuesit e bardhebluve, ėshtė njė lojtar tepėr cilėsor dhe luan, si nė qendėr tė mbrojtjes, ashtu edhe nė rolin e shkatėrruesit. Emri i Lukoviēit ėshtė vėnė nga drejtuesit e klubit nė listėn e fedrimeve pėr dy ndeshjet e Ligės sė Europės qė bardheblutė do tė luajnė me hungarezėt e Zalaegerszeg. Ardhja e tij duket se do tė mbushė boshllėkun nė mesin e fushės, ku largimi i Devollit drejt Flamurtarit e ka dobėsuar sė tepėrmi kėtė repart.



Ahmataj kthehet, nėn urdhrat e “Bobit”

Edhe pse u fol se Juljan Ahmataj kishte firmosur pėr skuadrėn e Shkumbinit, duket se elbasanasi nuk ka rėnė dakord edhe me drejtuesit peqinas. Kėshtu ai ėshtė rikthyer sėrish te bardheblutė dhe ėshtė vėnė nėn urdhrat e trajnerit Starova. Nga sa bėhet e ditur, Juljan Ahmataj duket se edhe sezonin e ardhshėm do tė luajė pėr bardheblutė.
 
FSH
#17 Print Post
Posted on 24-06-2010 14:53
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Gizha nuk pret, firmos me peqinasit

Mė sė fundi dje kanė ardhur konfirmimet pėr ekipin e Shkumbinit. Mėsohet se presidenti Ylli Ndroqi ka mbyllur pėrfundimisht kontratat me disa futbollistė, qė kanė nėnshkruar pėr skuadrėn bardhekaltėr. Fillimisht kanė nėnshkruar peqinasit Pashja e Mustafaj, tė cilėt kanė tėrhequr edhe kėstin e parė nė zyrėn e llogarisė sė “Yldon Kompani”. Mė pas i ka ardhur radha lushnjarit Gjyla, qė ka pranuar kushtet e kontratės, duke plotėsuar dėshirėn e shprehur pėr tė qenė pėrsėri i Shkumbinit. E reja e ditės sė djeshme ka qenė nėnshkimi i mbrojtėsit Grizha, qė sezonin e kaluar luajti pėr Skėnderbeun.

Merret vesh se ka qenė pikėrisht Josa qė e ka kėrkuar kėtė futbollist qė tė vishet bardhekaltėr. Mbrojtėsi shtatlartė Grizha sezonin e kaluar ka qenė autor i golit qė i dha fitoren Skėnderbeut pėrballė Shkumbinit nė javėn e 22-tė. Burime pranė klubit peqinas bėjnė me dije se nė ditėt nė vazhdim pritet tė nėnshkruajnė tė tjerė futbollistė, qė kanė pranuar ofertėn e presidentit dhe tė parėt do tė jenė lojtarė tė Shkumbinit nga sezoni i kaluar, si Bejte, Shenaj, Xhyra e ndonjė tjetėr.
 
FSH
#18 Print Post
Posted on 24-06-2010 14:54
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Kastrioti, konfirmohet Kalari

Nga grupi aktual qė mbylli sezonin e fundit pritet tė jetė pjesė e Kastriotit dhe pėr sezonin e ri mbrojtėsi i djathtė Renato Kalari. I kontaktuar pėrmes telefonit, Kalari ėshtė shprehur se do tė kontribuojė dhe pėr njė sezon tjetėr pėr ngjyrat krutane. “Kur jemi nė njė kohė qė ėshtė hapur dhe merkatoja e verės, kam pasur disa oferta nga skuadra tė Kategorisė Superiore. Duke qenė se kam luajtur pėr shumė vite te Kastrioti, do tė jem pjesė e tij edhe pėr edicionin e ardhshėm”, pohon lojtari. Me konfirmimin e tij, ai u bashkohet lojtarėve tė tjerė qė do tė vazhdojnė me Kastriotin: Hoxha, Djarmati, Turdiu, Gocaj dhe Babiē . Klubi ėshtė ende nė lėvizje pėr tė gjetur njė zėvendėsues tė Ilion Likės, i cili ka nėnshkruar me Tiranėn. Gjithashtu, drejtuesit janė futur nė bisedime edhe me dy mesfushorė. Lista pėrfundimtare e tė gjithė atyre futbollistėve qė do tė aktivizohen nė sezonin e ardhshėm me Kastriotin pritet tė jetė gati nė fund tė kėtij muaji.
 
FSH
#19 Print Post
Posted on 25-06-2010 14:05
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Mbrojtėsi serb, Vlado Markoviē, mbėrrin sot nė qytetin juglindor

Disa javė mė parė, madje para se trajneri Muēa tė firmoste pėr Skėnderbeun, futbollisti i parė qė ka firmosur me kėtė ekip ka qenė Vlado Markoviē. Muēa dhe lojtari serb kanė qenė tė parėt qė e kanė bėrė njė gjė tė tillė te Skėnderbeu, pėr tė ardhur mė pas edhe firmat e tjera.

Markoviē, pas firmosjes sė kontratės, me leje edhe tė presidentit Agim Zeqo, udhėtoi drejt Serbisė, atje ku qėndroi pėr disa javė. Tashmė i duhet tė rikthehet sėrish te Skėnderbeu, te skuadra ku u aktivizua pėr tre muaj dhe ku u cilėsua si lojtari mė i mirė. Kjo gjė bėri qė Markoviē tė firmoste kontratėn i pari, duke rinovuar edhe pėr njė vit tjetėr me kėtė skuadėr. Dhe sot Vlado do tė lėrė familjen e tij nė Serbi, pasi i duhet tė jetė nė Korēė.

“Po, ėshtė e vėrtetė qė nesėr (sot) do tė jem nė Korēė pėr tė filluar pas disa ditėsh stėrvitjen me skuadrėn time te Skėnderbeut. Gjatė gjithė kėsaj kohe kam qėndruar nė Serbi, por duhet tė them se edhe kėtu kam vijuar individualisht seancat stėrvitore. Kjo do tė thotė se nuk jam shkėputur nga topi dhe do tė jem plotėsisht gati nė momentin qė do tė fillojmė edhe pėrgatitoren.

Jam shumė i kėnaqur qė do tė jem pjesė e Skėnderbeut edhe pėr njė sezon dhe mund tė them fjalėt mė tė mira pėr presidencėn korēare, pasi ishin ata qė mė bindėn qė unė tė qėndroja edhe njė sezon me kėtė skuadėr.

Nesėr (sot) jam nė Korēė dhe atje mund tė flas mė shumė”, ka thėnė dje nė linjė telefonike Vlado Markoviē, lojtari serbi qė dje ka bėrė valixhet gati pėr tė qenė sot prezent nė qytetin juglindor. Nė kėtė mėnyrė, ky lojtar do tė jetė i pari qė do tė presė shiritin e Skėnderbeut pėr sezonin e ri dhe pas tij pritet tė mbėrrijnė edhe lojtarė tė tjerė.
www.partizani.net/files/images/fshbardh.png
 
FSH
#20 Print Post
Posted on 26-06-2010 15:42
Super Admin


Posts: 1384
Joined: 23.10.08

Alsid Tafili, shumė pranė Teutės

Alsid Tafili ėshtė njėri nga lojtarėt i cili ėshtė nė tratativa pėr t’u afruar nė ekipin e Teutės. Sipas trajnerit Edi Martini, me Tafilin ende nuk ėshtė mbyllur marrėveshja, por ai ėshtė pranė afrimit te Teuta. Tafili ėshtė njė lojtar shkodran, 23-vjeēar, i talentuar, qė ka luajtur nė fazėn e parė edhe Laēin e mė pas ka luajtur nė Kosovė me ekipin Liria tė Prizrenit, me tė cilin ka fituar edhe Kupėn e Kosovės.

Mos harrojmė qė edhe Vllaznia ėshtė nė ndjekje tė tij, madje vetė presidenti Fushaj me stafin e tij e ka ndjekur nė finalen e kupės nė Kosovė. Gjithsesi, Martini e ka pasur kėtė lojtar te Laēi dhe ndoshta marrėdhėniet e mira mes tyre mund tė ndikojnė qė Tafili tė luajė pėr Teutėn. Kujtojmė qė dy vitet e fundit Tafili ėshtė rritur shumė si lojtar dhe pritet kėtė sezon qė ai tė shpėrthejė me talentin e tij.
 
Jump to Forum:
Reklame
Kombetarja U21
AZERBAIJAN

A.Mamadov
Garayev
Guliyev
N.Mamadov
E.Mamadov
Huseynov
Rahimov
Soltanov
No.Mamadov
Seyidov
Gurbanov

Popovic
Novruzov
Imamverdiev
Mustafayev
Jafarguyev
Iskandarov
Kasanov
3-2




















SHQIPERI

Mocka
65 Semina
Peqini
Gocaj
Cikalleshi
21 Shkurtaj
Bala
Roshi
Lilaj
Sykaj
Gava

Frasheri
65 Malaj
Hoxha
Xhemalaj
Vajushi
21 Shehaj
Marashi


Raiffeisen Superliga
Java5
Liria
KEKu
Besa
Vllaznimi
Trepca
Hysi
2-3
3-1
5.9
5.9
5.9
5.9
Prishtina
Ferizaj
Trepca'89
Drenica
Flamurtari
Ballkani
Temat e Forumit
Te fundit
· RAIFFEISEN SUPERLIGA...
· LIGA E PARE E KOSOVE...
· FIBA 2010 - Turqi
· EURO 2012
· KF Lushnja
Me populloret
· Merkato e veres -... [68]
· Merkato e dimrit ... [63]
· Apolonia Fier [53]
· RAIFFEISEN SUPERL... [50]
· Raundi 18 [41]
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Reklame
Facebook
Koha e renderit: 0.56 sekonda 2,435,437 Vizitore