Shpetim Duro ka marre piken e pare ne kampionat sot pasi Partizani ka barazuar 0-0 ne Kavaje ne ndeshjen e pare te javes se 10 te Superliges. Kjo konsiderohej nje ndeshje shume e veshtire per te kuqte, pasi vendosja ne tabele e te dyja skuadrave si dhe rezultatet e fundit te tyre tregonin nje diference te madhe. Megjithate Partizani ka arritur te marre nje pike te vlefshme qe nderpret serine e humbjeve dhe vlen me shume per moralin e skuadres se sa per renditjen.
Duro kishte deklaruar para ndeshjes se Partizani do te luante ne Kavaje ashtu si Shqiperia kunder Portugalise, pra do te mbrohej fort, por nuk ka ndodhur keshtu ne fillim te ndeshjes. Partizani ka qene me agresiv pjesen e pare duke bere presion ne gjithe fushen dhe duke krijuar disa raste shenimi. Ishin kavajasit ata qe u detyruan te perdorinin kundersulmin.
Partizani krijoi 3-4 raste shenimi ne kete pjese, por Gjyla dhe sidomos Ngjela nuk arriten te gjenin porten. Besa nga ana tjeter kishte vetem nje rast te paster ne kete pjese qe u zgjidh nga portieri Shehi.
Loja ndryshoi ne pjesen e dyte. Qe nga fillimi Partizani ishte i terhequr dhe eshte Besa qe ben lojen dhe rrezikon. Partizani del rrallehere ne kundersulm por pa shume rrezikshmeri. Besa sulmon dhe merr disa gotije kendi dhe denimi ne kete pjese por nuk arrin ti shfrytezoje. Kavajasit arrijne dhe te shenojne por goli anullohet nga gjyqtari. Merite ka edhe Shehi per ruajtjen e portes, pasi ka qene ne nje dite te mire dhe nuk ka lejuar ti preket rrjeta.
Duke konsideruar se luhej jashte fushe me nje kundershtar te forte dhe mungesen e Bakajt ky rezultat mund te quhet pozitiv. Partizani arrin barazimin e trete ne kampionat dhe tani ka 6 pike, por vazhdon te jete ne vend te fundit ne tabele me nje pike me pak se Lushnja dhe dy me pak se Apolonia qe luajne neser.
Radiografia
7′- Veliaj godet nga distanca mbi 35 metra dhe topi kalon ngjitur me traversën e portës së kuqe.
20′- Një mbrojtës i Partizanit largon topin nga këmbët e Halitit, që ishte përballë Shehit, duke evituar një gol të sigurt.
22′- Aksioni i parë i të kuqve. Gjyla, i ndodhur brenda zonës, godet prirtazi, por Zendeli pret.
23′- Krosim ideal i Halitit, por Shehi zhytet në këmbët e Veliajt dhe zotëron topin.
26′- Karabeci ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, por vetëm koka e një mbrojtësi eviton rrezikun, ndërkohë që rrezikon autugolin në portën e tij.
27′- Gjyla del huq përballë Zendelit, pas një krosimi të saktë të Ngjelës.
33′- Sakaj, brenda zonës, gjuan bukur me kokë dhe shtylla pingule i vjen në ndihmë Shehit.
37′- Capa lëshon një “predhë” në hyrje të zonës dhe Zendeli me vështirësi devijon në goditje këndi.
49′- Fortunat çudit kur brenda zonës kërcen dhe përballë Shehit nuk gjuan në portë me kokë, por largon topin nga zona.
51′- Haliti shmang bukur dy mbrojtës, hyn në zonë, godet, por pret mrekullisht Shehi.
78′- Aksion i bukur i Besës. Topin që vjen në zonë Mancaku me kokë e dërgon drejt e në rrjetë, por, për çudi, anësori jep pozicion jashtë loje.
88′- Ishka për pak shënon kur në hyrje të zonës godet dhe Shehi me vështirësi grushton.
90+3′- Përpjekje të ekipit të Besës, por pa rezultat.