Partizani do te luaj neser ndeshjen e rradhes, te vlefshme per javen e 10 te Superliges shqiptare. Te kuqte do te jene ne stadiumin "Besa" te Kavajes ku do te perballen me skuadren vendase qe renditet ne vend te peste ne kampionat. Ndeshja do te filloje ne oren 14:00 dhe do te drejtohet nga gjyqtari Cekaj.
Trajneri Shpetim Duro, per te cilin flitet se mund te largohet se shpejti dhe te zevendesohet nga kroati Gracan, eshte munduar ta largoje vemendjen nga keto lajme dhe te fokusohet te ndeshja e se premtes.
Ai eshte shprehur se Partizani do te luaj neser ne Kavaje ashtu si Shqiperia kunder Portugalise. Pra nga te kuqte pritet nje loje mbrojtese pasi ne gjendjen e krijuar tashme, nje pike do te ishte mese e kenaqshme ndaj nje kundershtari te tille qe renditet ne pjesen e larte te tabeles, vetem 4 pike pas Tiranes kryesuese.
Mungesat
Shpetim Duro do te kete disa mungesa te rendesishme per kete ndeshje pasi nuk do te kete lojtarin me te mire te skuadres, Elis Bakaj per arsye kartonash. Gjithashtu ne mbrojtje do te mungojne per arsye demtimesh, titullari Fatjon Tafaj si dhe mbrojtesi i ri Armando Doda.
Besa nga ana tjeter nuk do te kete Gerhard Progrin pasi u ndeshkua me karton te kuq ne ndeshjen e fundit. Mesfushori nuk do te kete mundesi te ndeshet me ish-skuadren e tij.
Formacioni
Persa i perket formacionit qe do te hedhe ne fushe kunder Beses, na baze te asaj qe u pa ne ndeshjen miqesore me te rinjte qe perfundoi ne barazim 1-1, pritet nje formacion 4-4-2. Ne porte do te jete si zakonisht portieri Shehi. Ne mbrojtje eshte pare Babamusta ne qender se bashku me Shalen, ndersa nga krahu i majte Pinari dhe ne te djathte Pashaj. Ne qender te mesfushes kane luajtur dy te rinjt Karabeci dhe Capo ndersa ne te majte eshte vendosur mbrojtesi Rrahman Hallaci. Karapici eshte zhvendosur ne krahun e djathte te mesfushes. Te reja dhe ne sulm ku pritet te rikthehet Ngjela si titullar, se bashku me Gjylen qe mund te provohet si sulmues i dyte.
Gjendja e skuadrave
Partizani renditet ne vend te fundit ne kampionat si asnjehere tjeter dhe ka vetem 5 pike nga 9 ndeshjet e para. Gjithashtu Partizanit i mungon fitorja prej tete javesh, pasi fitorja e vetme erdhi qe ne javen e pare kunder Lushnjes. Besa nga ana tjeter ka 15 pike dhe vjen ne kete ndeshje pas tre fitoreve dhe nje barazimi kunder Tiranes.
Partizani - Besa
Ne viziten e fundit ne Kavaje, Partizani ka arritur te marre fitore 1-0 ne 3 maj te ketij viti. Ne 10 takimet e fundit midis skuadrave, Partizani ka avantazhin pasi ka fituar 4 ndeshje, ka humbur 3 dhe 3 ndeshje te tjera kane perfunduar ne barazim. .
6 Nentor 2008 |