Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Kupa, Raundi I: Tepelena - Partizani 1-5
   
nga Panorama Sport  
   
29.10.2008  
   
 
   

 

Pas golitTrajneri i ri i Partizanit, Shpëtim Duro, e ka nisur mjaft mirë prezantimin e tij me të kuqtë, duke fituar takimin përballë Tepelenës vendëse në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Miqtë nga kryeqyteti e zgjidhën shumë shpejt rezultatin e takimit, duke shënuar për 15 minutat e para dy gola, pas kombinimeve të sakta të sulmuesit brazilian Roma me Babamustën. Më pas, futbollistët e Partizanit për minuta të tëra lëshuan terren, duke i dhënë mundësi vendësve, që të afroheshin më shpesh te porta e Shehit me anë të Gabës dhe Xhafës.

Në pjesën e dytë, trajneri i Partizanit u jep shansin tre futbollistëve të freskët, me synim që të testojë më mirë ekipin e tij në prag të takimit të kampionatit me Shkumbinin. Gjithçka shkoi mjaft mirë, ku korçari Ngjela i sapofutur në lojë shënoi golin e tij, ndërkohë që më parë Karapici nga pika e bardhë e përplasi topin në shtyllë. Më pas, futbollistët tepelenas përpiqen, por nuk mund të rivalizojnë ekipin kryeqytetas. Në minutën e 79’ vendësit fitojnë një 11 metërsh, të cilin e kthen në golin e nderit kapiteni Xhafa. Më pas, portieri Shehi ka ndalur në pozicion dy goditjet nga Gaba dhe Sala.

Loja
Ndryshe nga javët e fundit, skuadra e drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro është parë më e qetë dhe më e lirshme në fushën e lojës. Aksionet sulmuese, sidomos në pjesën e parë ishin të rrjedhshme dhe të kuqtë arrinin të dilnin me lehtësi para portës. Teknikut Duro nuk i pëlqeu fakti që skuadra e tij pas dy golave të parë që shënoi, lëshoi terren dhe disa herë u tërhoqi vëmendjen të tijve që të mos tërhiqeshin dhe të kontrollonin më mirë mesfushën. Në fund të takimit, lojtarët e Partizanit nuk e kanë fshehur gëzimin për këtë fitore, e cila mund të shërbejë pozitivisht në moralin e skuadrës kryeqytetase, e cila në kampionat ndodhet në vendin e fundit dhe gjatë këtij sezoni ka hasur shumë probleme.

Tepelena - Partizani 1-5
Tepelena: Myrtaj (Spahiu 17’), Abazi, Shehu, R. Gaba, G. Gaba, Sala, L. Kasneci (R. Kasneci 66’), Sulaj, Selimi, Xhafa, Done. Trajner: I. Selimi
Partizani: Shehi, Capo, Mallota, Pinari, Kalari, Karapici, Babamusta, Gjyla, Kastelaci (Karabeci 58’), Roma (Barboza 46’), Bakaj (Ngjela 46’). Trajner: Sh. Duro
Golat: Roma 13’, 42’, Babamusta 11’, Capo 56’, Ngjela 71’/ Xhafa 79’(11m)
Gjyqtare: R. Shtëmbari, A. Mali, A. Lamçe
Kartona te verdhe: Spahiu, Sulaj, G. Gabaj
.

 

29 Tetor 2008

   
Custom Search
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site