Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Largohet Lika, Duro trajneri i ri
   
nga Panorama Sport  
   
26.10.2008  
   
 
   

 

Partizani - BylisKriza e thellë e Partizanit ka sjellë edhe “viktimën” e parë, në tentativë për t’i dhënë një shkundje situatës: Hasan Lika nuk është më trajner i të kuqve. Disfata në derbin e së shtunës ndaj Dinamos, që ishte e pesta në 8 javë, por edhe përkeqësimi i gjendjes së skuadrës, ka qenë fatale për teknikun, i cili largohet pas 3 sezoneve në krye të nënkampionëve të vjetshëm. Një takim urgjent i drejtuesve të klubit me në krye presidentin Xhani gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, ka sjellë ndryshimin “kokave” në stolin e kuq, pasi përveç heqjes së Likës është marrë vendimi edhe që Shpëtim Duro të jetë trajneri i ri.

Ish-ndihmësi i teknikut Oto Bariç në Kombëtaren shqiptare pason Hasan Likën, i cili u largua pas humbjes së pestë gjatë tetë javëve me të kuqtë. Për Duron, një ish-lojtar i shquar i Partizanit të viteve 1980-90, është një rikthim në pankinën e Partizanit, skuadër që e ka drejtuar në gjysmën e parë të sezonit 2001-2002. Gjithsesi, këtë radhë është një rikthim disi kurajoz i tij, duke shikuar situatën në të cilën ndodhet ekipi, që mban vendin e fundit me vetëm 5 pikë.

“Pranova të marr këtë detyrë, pasi jam i bindur që skuadra i ka mundësitë për të dalë nga situata ku gjendet aktualisht – janë fjalët e para të teknikut për “Panorama Sport” -. Unë jam i gatshëm të provoj, megjithëse i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Por të gjithë bashkë mund ta nxjerrim Partizanin nga aty ku është”.

Duro ka qenë më parë trajner i disa ekipeve shqiptare, si Bylis, Apolonia, Dinamo e Partizani. Së fundi, ai ka qenë edhe në drejtimin e Kombëtares shqiptare U-17. Një detaj i bukur e lidh Shpëtim Duron, pikërisht me një humbje ndaj Dinamos, madje po me shifrat 2-0, si ajo e fiksuar gjatë fundjavës së kaluar. Në avenurën që pati në vitin 2002 me të kuqtë, ai u shkarkua nga detyra, pasi pësoi humbjen ndaj bluve në kampionat, duke u mënjanuar nga lufta për titull. Ndërsa, këtë herë, Duro me siguri shpreson që pikërisht kjo disfatë në derbi, të shërbejë si kthesë që gjërat të marrin për mirë te Partizani, që po përjeton gjendjen më të keqe të historisë. .

 

26 Tetor 2008

   
Custom Search
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site