Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Boll me,u mbush kupa!
   
nga Demi  
Partizani.Net  
   
29.09.2008  
   
 
   

 

Tirana - PartizaniPese jave kampionat,kater pike githsej, me pak se nje pik per ndeshje.Pese jave kampionat dhe vetem tre gola te shenuar dhe pese te pesuar, nje mesatare krejtesisht negative. Pese jave kampionat dhe 3 humbje te pesuara ku dy prej tyre brenda  ne "Qemal Stafa" kunder Vllaznise dhe Apolonise te ardhur nga nje kategori me posht dhe nje ne derbin me Tiranen. Vendi i tete ne renditje, vetem nje pik me shum se vendi i fundit. Kushdo qe po i lexon keto statistika sigurisht qe i shkon mendja tek ndonje skuader e dores se dyte apo te trete, por gaboheni te nderuar miq, sepse behet fjale pikerisht per Partizanin e famshem te z.Xhani.

Per tu habitur apo jo?! Epo kjo eshte e verteta e hidhur te cilen nuk e mohojme dot: Partizanin legjendar ,Partizanin e madh dhe te mrekullueshem te te gjitha koherave po e shikojm te luftoje dhemb per dhemb me Bylisin dhe Lushnjen per te mos rene nga kategoria. Ndoshta shume veta nuk jan dakort me kete te vertete te hidhur sepse eshte akoma java e peste dhe sic tha Lika jemi akoma ne ndertim. Per mendimin tim presonal Lika ja ka futur komplet kot, dhe situata po i del jashte kontrollit. Perse nuk del Lika ne ndonje konference per shtyp dhe te na sqaroje gjendjen e skuadres dhe te na thoje se deri ku mund te shkojm  kete sezon qe ta dime, ose te pakten te lejoje futbollistet te flasin per median dhe jo  tu ndaloje te drejten e fjales sepse ata mund te na thone dicka. Por asgje nga keto spo ben, madje edhe diten e marte dhe te enjte qe ka diten per te folur per shtypin nuk ben gje tjeter, por zihet me gazetaret sepse ata thon te verteten e hidhur qe mbizoteron te Partizani. Kjo tregon mungese profesionalizmi, por ne tifozave pak na interesojne keto gjera, pothuajse fare, sepse na intereson vetem Partizani dhe me ane te kesaj letre i kerkojme z.Lika qe ne nje konference per shtyp te sqaroje ato qe i kerkuam me siper, pra te na thoje gjendjen e skuadres dhe se deri ku mund te arrijme kte sezon dhe ti jape fund heshtjes per shtyp. Neqoftese as ai nuk e ka idene per te ardhmen e skuadres, atehere te thote se cfare nuk shkon dhe jo te zvarritet kot duke thene se kthesa do vij kete apo ate jave, por neqoftese ai nuk na sqaron dot as kete gjendje, ateher i bie qe fajtori te jete vete ai dhe me mire do ishte te jepte doreheqjen  sepse ne nuk mund te durojme dot me. Nuk eshte ky Partizani qe duam te shohim!

 

29 Shtator 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site