Dy momente që mund të zgjidhin ndeshjen. Në pjesën e dytë Nallbani lë portën pasi e sheh si të vetmen mundësi një ngatërresë mes Osmanit dhe Kcirës. Del më shuëmë se duhet dhe pengon një sulm të Partizanit të shënojë. E prek topin me dorë. Gjqytari e konstaton si faull, por jep vetëm të verdhë. Normalisht sipas rregullores, duhet t’i jepte karton të kuq portierit të Tiranës. Pavendosmëri.
Dhjetë minuta para fundit Osmani futet në zonë dhe simulon hapur. Kërkon penallti, por gjyqtari jep faull për Partizanin. Në këtë moment duhej shoqëruar me një të verdhë. Gjyqtari e fal. Osmani kishte një të verdhë tjetër dhe në këtë mënyrë përfundonte jashtë fushës.
Dy të kuqe që mund të kishin ndryshuar pastër lojën. Sepse të njëjtën falje gjytari nuk e bëri me Kalarin. Respektoi rregulloren dhe mori një të kuqe. “Ky është një skandal – tha pas ndeshjes Xhani – ky gjyqtar nuk përfundon kurrë së gjykuari keq kundër nesh. Megjithatë panorama është shumë e qartë. Ky është një kampionat novojtore që fiton një m i madh që ka më shumë para. Kush ka thesin blen kampionatin, të tjerët duhet të vuajnë. Tirana e milionave nuk e mund dot kurrë Partizanin. Unë jam krenarë për ata që bëjnë djemtë e mi. shqipëria është një vend ku turpi është nder, ai që nuk e ka kuptuar del e thotë që fituam. Dhe të gjithë e përshëndesin. Më vjen ndot nga e gjitha kjo”.
15 Shtator 2008
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site