Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Xhuliano Rrudho: Partizani një emër i madh
   
nga Demi  
Partizani.Net  
   
05.09.2008  
   
 
   

 

Xhuliano RrudhoNe nje interviste per Partizani.Net, sulmuesi i talentuar Xhuliano Rrudho tregon arsyet qe e shtyne te lere kampionatin italian per ate shqipetar dhe arsyen se perse zgjodhi pikerisht Partizanin, qe sipas tij ka nje fanelle te rende dhe eshte e para skuader Shqiptare qe ka nje emer kaq te madh. Gjithashtu Rrudho tregon shanset per te kaluar serisht ne Serine A dhe flet me optimizem per kete skuader qe sipas sulmuesit edhe pse e re ne moshe dhe pa eksperiencen e duhur premton shume ne kete kampionat. Per me teper flet intervista:

Partizani.Net: Cfare ju shtyu qe te linit Italine per Partizanin?
Xh. Rrudho: Arsyeja qe lashe Italine eshte sepse nuk kisha mundesi qe te luaja, per shkak te problemeve me dokumentat, letrat, si edhe problemeve me pasaporten dhe arsyeja qe zgjodha Partizanin ishte sepse eshte nje ekip i madh dhe ka nje fanelle te rende.

Partizani.Net: Mendon se ardhja ketu eshte nje hap përpara ne karrieren tuaj apo nje zgjedhje e detyruar?
Xh. Rrudho: Eshte nje zgjedhje e detyruar por mund te jetë edhe nje hap para, dhe nje trampolinë qe te arrij diku ne te ardhmen.

Partizani.Net: Mendon se Partizani eshte nje ure qe do ju lidhe serisht me kampionatin Italian?
Xh. Rrudho: Them se po, sepse nëqoftëse luan mire nje vit ne Shqiperi ka shumë mundesi qe te ikesh jashtë shtetit. Mund te mos ikesh ne Serie A, por ka shumë kampionate te tjere, dhe me anë të tyre mund te kalosh serisht ne Serie A.

Partizani.Net:
Mund te na tregoni se si ndodhi tamam transferimi juaj te Partizani, pasi brenda 24 oreve gjithka ndryshoi, u mendua se firmoset per Partizanin,pastaj ishit shumë pranëe Tiranës dhe pritej firma me ta.
Xh. Rrudho: Jo, ne fakt nuk eshte keshtu. Nuk eshte se isha prane Tiranes, por ne takimin e pare me presidentin Xhani nuk rame dakort me njëri tjetrin, ndersa ne takimin e dyte rame dakort per gjithcka, per sa i perket kushteve te kontrates dhe firmosa.

Partizani.Net:
Gjithsesi tashme jeni lojtar i Partizanit. Mund te na thoni nese jeni ambientuar me ekipin?
Xh. Rrudho: Mendoj se po. Jemi një ekip i ri, nuk kemi shum eksperience, por them qe grupi mund te japi shumë ne kampionat.

Partizani.Net:
Per kaq pak kohe qe keni te Partizani, ne cfare niveli mendon se eshte skuadra ne krahasim me ekipet e serise C1 apo C2, ku ju keni luajtur me pare?
Xh. Rrudho: Nëqqoftëse e ke fjalen per nivelin e skuadrave te kesaj kategorie ne krahasim me Partizanin them se e vetmja gje qe e ben diferencen eshte eksperienca qe kanë ato ekipe sepse sic thashë jemi nje ekip i ri, por qe premton.

Partizani.Net:
Nje mendim tuajin per stafin dhe per menyren e organizimit te klubit?
Xh. Rrudho: Do të thoja që është nje staf profesionist dhe nje organizim i mire me sa kam pare deri tani.

Partizani.Net:
 E ndieni veten ne 100% te formes dhe kur do ta shikojme Rrudhon e vertetë me fanellen e Partizanit?
Xh. Rrudho: Kam demtuar njeren dore dhe besoj se kunder Tiranes do të jem, por ne 100% do të jem ne ndeshjen e tretë ose te katërt qe do të luaj si titullar sepse nuk eshte e lehte qe te kapesh formen vetem me nje ndeshje. Megjithatë kundër Tiranes mendoj se do jem ne forme megjithese jo ne 100%.

Partizani.Net:
Jeni I lumtur qe jeni pjesë e Partizanit?
Xh. Rrudho: Pse jo! Partizani eshte nje fanele e madhe, nje emer i madh dhe skuadra e pare ne Shqiperi qe ka këte emer legjendar.

Partizani.Net:
Atehere Rrudho, Partizani.Net ju falenderon per kete interviste dhe ju uron fat ne karrieren tuaj futbollistike.
Xh. Rrudho: Ju faleminderit dhe juve
.

5 Shtator 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site