Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Muzaka kalon te Tirana
   
nga Albania Sport  
   
28.08.2008  
   
 
   

 

Gjergji MuzakaGjergji Muzaka është zyrtarisht një lojtar i Tiranës. “Nyja gordiane” e së ardhmes së lojtarit u zgjidh përfundimisht në zyrën e presidentit të Partizanit, Albert Xhani te “Kullat Binjake” në kryeqytet.

Pas rënies paraprakisht dakord midis mesfushorit dhe kryedonatorit të Tiranës, Refik Halili, ky i fundit së bashku edhe me avokatin e lojtarit e vetë Muzakën, ishte i pranishëm në mbylljen me sukses të bisedimeve dhe sigurimin e lejes së kalimit.

Shuma e transferimit të Muzakës nga Partizani te Tirana nuk u bë e ditur, pavarësisht se burime nga stafi i ngushtë i presidentit Xhani pohuan se bosi i kuq mbeti i kënaqur me shifrën.

Për Partizanin bëhet fjalë për transfertën e dytë të lojtarëve të tij te Tirana, pas mbrojtësit Tefik Osmani. 15-herë kampionët e Shqipërisë janë klubi i vetëm që kanë nxjerrë të ardhura në merkaton e brendshme, parë edhe rastin edhe të transferimit të Arbër Abiliaj te Besa.

Së fundi, ish-kapiteni Ardit Beqiri, sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës, është lojtar i lirë nga të kuqtë, dhe mbrojtësi mund të luajë qysh javën që vjen me fanellën e Elbasanit.
.

28 Gusht 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site