Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Bulku, Babamusta, Allmuca dhe Rrudho ne hyrje, ne dyshim Muzaka e Hallaci
   
nga Demi  
Partizani.Net  
   
15.08.2008  
   
 
   

 

Sokol BulkuMerkato e Partizanit eshte gjalleruar disi ditet e fundit pas lajmit te sponsorit te ri qipriot A.K.K. qe do te jete prezent dhe ne uniformat e Partizanit per sezonin e ardhshem. Keshtu dje ne stervitjen e te kuqve ka qene prezent Sokol Bulku, mesfushori tiranas qe ka luajtur edhe me pare me Partizanin. 30 vjecari e kaloi sezonin e kaluar te Elbasani dhe te Kastrioti duke luajtur 12 dhe 15 ndeshje respektivisht. Sokol Bulku erdhi te Partizani gjate sezonit 2004/05 dhe luajti per dy sezone e gjysem me te kuqte.

Pervec Bulkut, priten dhe dy isha te tjere, Dritan Babamusta, mesfushori shtatlarte qe u largua ne fund te sezonit te kaluar, si dhe Ilgi Allmuca qe u largua nje sezon me pare. Durrsaku 26 vjecar ka luajtur ne dy sezonet e fundit me Partizani 44 ndeshje, 35 si titullar, por nuk u perfshi ne skuader ne listen e deklaruar nga presidenti Xhani gjate veres. Megjithate ashtu si Bulku, ai ka firmosur kontraten dhe do te jete me Partizanin ne sezonin e ardhshem. Me i veshtire duket afrimi i Allmuces nga Dinamo, per te cilin eshte folur edhe per nje shkembim te mundshem me Muzaken.

Nje tjeter emer qe eshte ne bisedime me Partizanin eshte ai i Xhulian Rrudhos. Sulmuesi 20 vjecar eshte prone e Chievo Verona dhe cilesohej si nje talent me te ardhme para dy vjetesh. Megjithate kohet e fundit ai u dha ne hua nga Chievo te Sansovino e me pas te Scatafese. Se fundi ai ishte ne prove edhe ne Poloni me Lodz, por pa sukses. Megjithate lushnjari do te ishte nje lojtar i nivelit te larte ne Superlige dhe bisedmiet me te jane drejt perfundimit me sukses. Problem eshte interesi i Dinamos qe eshte futur gjithashtu ne gare per lojtarin.

Presidenti Xhani ka hedhur syte edhe nga te huajt, te cilet i mungonin Partizanit presj disa kohesh. Keshtu stafi i kuq ka vezhguar 4 lojtare braziliane nepermjet DVD-ve dhe ka pelqyer dy prej tyre. Keta priten te vijne se bashku me nje te trete ne Tirane per te kaluar nje perudhe prove.

Pervec merkatos ne hyrje, ka dhe lojtare qe mund te largohen nga Partizani. Gjergji Muzaka dhe Rrahman Hallaci, dy nga lojtaret kryesore te skuadres, ka mundesi te largohen. Muzaka ka kerkuar prishjen e kontrates me klubin dhe gjithcka eshte ne dore te disiplines qe do te vendose fatin e lojtarit. Kerkese per largim ka bere edhe Hallaci qe deshiron te luaj te Dinamo. Ndryshe nga Muzaka, mbrojtesi po mundohet te gjeje konsensus me presidentin Xhani. .

15 Gusht 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site