Ajo skuadër ishte pa asnjë diskutim më e mira e kuqe pas 15 viteve. Ishte praktikisht një blind. Një ekip i kompletuar, që nuk i mungonte pothuaj asgjë. Nga porta e deri në vijën e parë ndonjë dyshim për aftësinë goditëse të gjithë e kishin. Por, ama, në rrethin e mesfushës kombinacionet dhe cirkuitet ishin tjetër gjë në krahasim me ekipet e tjera. Dhe vërtet nuk fituan titullin, por ishin gjithnjë aty, duke luajtur ndershëm dhe duke i bërë për vete të gjithë. Pas 17 majit ai ekip nuk ekziston më. Dhe fajtorë, janë ndoshta ata që e krijuan, drejtuesit...
Porta - Orges Shehi bashkë me Kotorrin ishin ndoshta dy portierët më të mirë të kampionatit. Shehi në ndeshjen e fundit të kampionatit ka luajtur me gisht të thyer për 60 minuta. Nuk është më, tani i përket Elbasanit. Partizani i dha muret mbrojtëse një skuadre tjetër.
Mbrojtja - Osmani në mbrojtje ishte ndoshta zbulimi i kampionatit. Partizani ka një meritë të jashtëzakonshme sepse rehabilitoi një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar në vijën e pasme dhe e riktheu në nivele të larta. Tani nuk e ka më. Aventura e Osmanit vijon te Tirana. Ardit Beqiri gjithashtu është një ndër lojtarët me më eksperiencë të kampionatit shqiptar. Shpeshherë kontingjent i kombëtares, Beqiri ka dhjetë vite që është gjithnjë ndër më të mirët. Nuk është më as ai. Ndoshta shkon te Elbasani ose Vllaznia.
Mesfusha - Një shkatërrim i vërtetë. Një mesfushë kaq e fortë dhe me fantazi te Partizani, që ndoshta as një skuadër tjetër se kishte parë kurrë. Dhëmbi ishte njeriu që i “sorollaste” të gjithë. Forcë, nuhatje dhe eksperiencë. Vitin e shkuar ka qenë i shkëlqyer. Në ndeshjen fundit ka stonuar megjithatë 32 të tjerat kanë qenë të mëdha. Tani nuk është më i Partizanit. Vllaznia ose Elbasani janë në garë për të. Shkëmbi mund të ketë pasur probleme fizike në javët e para të kampionatit, ashtu sikundër deri në dhjetor mund të kishte pasur pak hapësirë për shkak edhe të një problemi me Likën, por më pas ishte regjizori i vërtetë. Pasonte, markonte, luante para dhe mbrapa. Nuk është më ai. Ndoshta një e ardhme jashtë Shqipërisë. Muzaka, është një keqardhje më vete. Të gjithë kanë kërkuar gjithnjë Gjergjin e pjekur, lojtarin që bën diferencën. Dhe këtë vit është sforcuar shumë dhe ia ka dalë. Gola dhe shumë zgjuarsi, ishte padyshim lojtari më i mirë. Tani dëshiron të ikë. Madje te Tirana. Devolli, mesfushori në më formë i edicionit rë shkuar në mënyrë të padiskutueshme ka firmosur gjithashtu për Tiranën.
Sulmi - Abilaliaj nuk është, megjithatë në kampin e kuq nuk e qajnë shumë. Megjithatë të gjithë e dinë fort mirë se presidenti do të donte ta kishte. Fundja ka qenë gjithnjë benjamini i tij. Ndërkohë që akaj është një çështje më vete. Befas i preferuari i Xhanit tani deklaron që nuk dëshiron të jetë më pjesë e një skuadre , e cila nuk ka shumë interes për titullin kampion. Partizan çfarë ke bërë, prishe kampionatin sepse nuk je....
6 Gusht 2008
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site