Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Jemi Partizani, jo Parti-Xhani
   
nga Demi  
Partizani.Net  
   
05.08.2008  
   
 
   

 

PartizaniAshtu sic ishte parashikuar, rreth ores 18:00, ne klubin e rruges "Frosina Plaku" jane grumbulluar rreth 100 tifozë te kuq te cilet kane trokitur ne dyert e klubit, me pankarta ne duar, duke kerkuar doreheqjen e Albert Xhanit. Arsyeja qe i detyroi tifozët e kuq per këtë protestë janë ngjarjet e fundit në klub, ku mbas humbjes me Siroki Brijeg, Xhani akuzoi disa nga lojtaret e tij per shitje te ndeshjes. Por situata u rëndua edhe më shumë pas largimit të lojtareve kryesore te ekipit. Ne ambientet e klubit, perveç tifozëve, prezent ishte dhe policia, e cila kishte marre masat ne rast te ndonje incidenti.

Megjithatë forcat e rendit nuk u konfrontuan aspak me tifozat e kuq, te cilet thjesht kan shpalosur pankartat të tilla si "Xhani Ik", "Partizani eshte yni", "Jemi Partizani, jo Parti-Xhani. Largohu" dhe jane prononcuar per mediat e shumta te pranishme, duke e kerkuar me cdo kusht largimin e "matrapazit"(ne këtë mënyrë i referoheshin Albert Xhanit). "Nuk mund te pranojme me te zvarritemi nga viti ne vit. Skuadra e Tiranes ka 4 donatore, plus mbeshtetjen e bashkisë, dhe as qe mund te krahasohet me Partizanin per sa i takon mbeshtetjes financiare. Xhanit i urojme suksese ne biznesin e tij, por të mos mbaje peng Partizanin", - eshte shprehur nje tifoz i kuq. Por mungesa e papritur e Xhanit ne klub i ka merzitur tifozat e kuq te cilet u detyruan ta shtyjnë protesten per diten e merkure ,pra neser, ne oren 18:00. Por kesaj here tifozët e kuq u bejnë thirrje tifozëve të Partizanit nga e gjithë Shqipëria që të jenë të pranishëm në protestë, si dhe kerkojnë me çdo kusht ndihmën e ish-futbollisteve te kuq, si Panajot Pano ,Ilir Lame, Ylli Shehu etj. për të shpëtuar Partizanin. .

5 Gusht 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site