Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Ku është Partizani i sezonit 2007/08 ?
   
nga Partizani.Net  
   
01.08.2008  
   
 
   

 

Pas golitDje pamë një skuadër që përfaqësoi Partizanin të mundej 1-3 në stadiumin "Qemal Stafa" dhe të eleminohej nga Kupa UEFA. Nga drejtuesit e Partizanit thuhej përpara ndeshjes se skuadra është gati dhe shanset për kualifikim janë të mëdha, por menjëherë pas fillimit të ndeshjes u duk që nuk do të ishte një dy-orësh i gëzuar për tifozët e kuq. Nëse do t'i hidhnim një sy formacionit të djeshëm dhe ta krahasonim me atë të ndeshjes se fundit të sezonit kundër Dinamos, do të shikonim ndryshime të medha.

Mungonin emra si Shehi, Dhembi, Shkembi e Babamusta. Ne vend te tyre ishin lojtare si Karapici qe ne kampionat e ka nisur gjithmone ndeshjen nga stoli, apo si i riu Capo qe dukej se nuk ishte gati per te luajtur ne skuadren e pare. Qëndra e mesfushës ishte a padukshme, dhe shikohej qartë mungesa e eksperiencës dhe mosnjohja e njeri tjetrit, pasi asnjëherë nuk u arritën të bëhen më shumë se 2-3 pasime rresht. Gjithastu kundërshtari kalonte pa probleme përtej tyre duke arritur pa asnjë pengesë deri te vija e fundit e mbrojtjes.

Ne porte portieri i ri Edvan Bakaj, megjithese ne ndeshjen e pare e ruajti te parekur rrjeten, kesaj rradhe tregoi pasiguri te theksuara. Disa here nuk arriti te kontrollonte topa te lehte dhe ishte pikerisht nje gabim i tille qe hapi rrugen e golave per boshnjaket.

Edhe sulmuesi Marjus Ngjela nuk arriti te tregonte vlerat e tij ne ndeshjen e djeshme. Ka pasur sukses ne Superlige me Skenderbeun, por dje nuk arriti te behej asnjehere i rrezikshem edhe pse kishte disa raste per ta bere nje gje te tille.

Pra kjo skuader qe u paraqit dje ne fushe nuk ishte aspak e njejta me ate qe po luftonte per titull sezonin e kaluar. Nuk mund të pretendohet që me lojtarë nga Besëlidhja, Skënderbeu, Luftëtari dhe nga stoli i Partizanit të arrihet raundi i dytë i Kupës UEFA. Edhe nëse këta lojtarë do të kishin vlera individuale, prapë është e pamundur ti shpalosin ato vlera si skuadër, kur afrohen të gjithë në skuadës disa javë përpara fillimit te Kupës UEFA dhe për herë të parë luajnë me njëri tjetrin në një ndeshje zyrtare në Europë.

Megjithatë Partizani është eleminaur tashmë. Sapo të harrohet kjo humbje, shqetësimi i ri do të jetë skuadra e sezonit 2008/09. Dhëmbi tashmë duket i larguar nga Partizani dhe s'do ta ketë të vështirë të gjejë një skuadër të re. Osmani po ashtu ka kohë që përflitet për një kalim të mundshëm te Tirana. A do jetë ky grup (pa Osmanin) që u shperfytyrua nga Siroki ai që do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm? Nëse po atëherë tifozët e kuq duhet të përgatiten për një luftë të gjatë dhe të fortë për mbijetesën në Superligë. .

1 Gusht 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site