Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Xhani: Ma shitet. Lojtaret: Po luajme pa u paguar
   
nga Panorama Sport  
   
01.08.2008  
   
 
   

 

Albert Xhani“Lojtarët e Partizanit nuk luajtën futboll, ata e kishin shitur ndeshjen”. Kjo frazë doli nga goja e presidentit Albert Xhani në fund të takimit të mbrëmshëm para mediave, por më parë ua kishte thënë në sy edhe lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Aty ku akuza e lëshuar prej numrit një të Partizanit ka ndezur debatin e nxehtë me futbollistët, të cilët e kanë kundërshtuar Xhanin, duke i thënë: “Ti të na falenderosh që luajtëm edhe aq, kur nuk jemi paguar”. Ndërkohë, përpara gazetarëve, presidenti ka vazhduar: “Kanë të drejtë tifozët kur thërrasin ‘Xhani ik’, sepse pesha kryesore bie mbi mua.

Ishim përgatitur për një ndeshje “fairplay”, sepse asnjëherë nuk i kam dashur të keqen Partizanit. Por me atë çfarë shikova mendoj se kjo ndeshje ka nevojë për një hetim. Jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë futbollin në Shqipëri. Grupe shumë të mëdha mafioze, që kanë lidhje indirekte, ose të drejtpërdrejta me organizat e futbollit tonë ndikojnë nëpër skuadra. Për nisjen e një hetimi, Partizani që nesër (sot) do t’i dërgojë një relacion UEFA-s, sepse vetëm aty kam besim”. Për momentin s’jep emra se ku dyshon: “Unë mendoj se nuk është dita sot, sepse jemi me gjak të nxehtë. Do të shikojmë kasetën dhe pastaj do të vendosim gishtin se kush janë fajtorët. Masë paraprake? Di të them vetëm që ndeshja është e shitur, ka nevojë për hetim, ashtu siç kanë të gjithë futbollistët”. .

1 Gusht 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site