Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Dhembi refuzon te luaj nje ore para ndeshjes
   
nga Panorama Sport  
   
01.08.2008  
   
 
   

 

Siroki - PartizaniE papritur ka qenë mungesa e mbrëmshme e Paulin Dhëmbit në formacionin titullar, por edhe në stolin e rezervave të Partizanit. Menjëherë është hamendësuar për ndonjë fërkim që ka patur me drejtuesit e kuq. Dhe duket se diçka ka ndodhur vërtet disa orë përpara ndeshjes, kur mesfushori i ka komunikuar Likës se nuk do të zbresë në fushë. Vetë tekniku ka treguar vetëm se ”Dhëmbi refuzoi të luajë për arsye nga më të ndryshmet… Mendoj se largimi i tij është përfundimtar”.

Ndërsa i ngacmuar për këtë çështje, Xhani ka thënë: “Nuk dua të komentoj”. Nga ana tjetër, lojtari i shmangur shtypit, por duket se shkaku i këtij veprimi ka qenë i karakterit financiar. Ndërkaq, veç mungesës së Dhëmbit, Partizani nuk është kurysyer as nga problemet fizike. Vetëm 30’ ka zgjatur loja për Elis Bakajn. Më pas ka qenë radha e Karapicit, ndërsa Muzaka, edhe pse i dëmtuar që në fillim të pjesës së dytë, është detyruar të lërë fushën 10’ nga mbyllja. .

1 Gusht 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site