Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Partizani jashtë UEFA-s me turp
   
nga Aldi  
Partizani.Net  
   
31.07.2008  
   
 
   

 

Siroki - PartizaniPerfundon ndryshe nga c'prisnin mijera tifoze te kuq ne stadium dhe me qindra dhe mijera te tjere ne shqiperi dhe ne mbare boten. Partizani jo vetem qe eleminohet duke humbur ne menyre te turpshme por nuk bind as me loje. Te kuqte e nisin ndeshjen me kete formacion: Ed Bakaj, Beqiri, Osmani, Pinari, Hallaci, Muzaka, Capo, Karapici, Gjyla, Bakaj, Ngjela. Bie ne sy mungesa e Dhembit qe mesa eshte mesuar ka pasur probleme shendetesore. Ai gjendet ne tribune se bashku me dy ish lojtaret e tjere te ekipit Devollin dhe Shkembin.

Ndeshja fillon e qete pasi te dy ekipet nuk duan te rrezikojne. Ne minuten e 10' ndodh habia kur me nje aksion pa shume pretendime Siroki Brijeg kalon ne avantazh me ane te brazilianit Aleksandre qe perfiton dhe nga nje pergjumje e mbrojtjes dhe e portierit. Kalojne disa minuta dhe Partizani nis te sulmoje por ne minuten e 32' goditet nga demtimi i lojtarit kryesor Elis Bakaj qe detyrohet te dal nga fusha dhe zevendesohet me te riun 17-vjecar Theodor Perlleshin. Pikerisht ky i fundit 7 minuta me vone pas nje depertimi ne zone arrin te fitoje nje 11-metersh i cili kthehet ne gol nga Muzaka. Pas golit rritet entuziazmi i ekipit dhe i tifozeve ne shkallet e stadiumit por ne minuten e 45 me nje tjeter aksion pa shume pretendime Aleksandre kalon serish ne avantazh ekipin e tij. Per tu verejtur eshte perseri pergjumja e mbrojtjes qe lejon depertimin ne qender pa asnje lloj rezistence .Ne kete menyre perfundon pjesa e pare.

Fillon pjesa e dyte dhe ndersa pritej nje reagim i te kuqve kjo nuk ndodh .Lojtaret jane konfuze ne pasimet e tyre dhe e humbin shpesh topin. Ne minuten e 67' serish nje zevendesim i detyruar per Liken pasi Karapici i demtuar zevendesohet nga Cajku. Minutat kalojne dhe ne vend qe te jene lojtaret e Partizanit ata qe duhet te sulmojne, ndodh e kunderta teksa Siroki fiton besim dhe luan me mire me pasime te sakta. Ne minuten e 80' Lika kryen dhe zevendesimin e trete, jashte Muzaka dhe hyn Tafaj.

Tashme asnje s'beson me ne nje permbysje te mundshme dhe ne minuten e 82' pas nja zbritje te Sirokit vjen nje krosim nga krahu i djathte dhe Silic shenon golin e trete. Te kuqte jane ne tapet teksa me pas rrezikojne te pesojne dhe golin e katert por kapiteni Beqiri shpeton porten.

Keshtu edhe per kete vit perfundon aventura e Partizanit ne Europe qe sic ka ndodhur vitet e fundit ka qene nje deshtim i vertete. Per tu verejtur edhe kundershtimi qe e gjithe tifozeria e kuqe i bene presidentit Xhani me parulla si: "Xhani Ik" ose "E duam Partizanin pa Albert Xhanin". Pra ekipi ne vend qe te afronte tifozet ne stadium i largoi edhe me shume me kete paraqitje skandaloze. .

31 Korrik 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site