Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Xhani: Tifozë ejani, do jetë ndeshje e vërtetë
   
nga Sport Ekspres  
   
30.07.2008  
   
 
   

 

Siroki - PartizaniFutbolli është kthyer në një çështje morali. Pas akuzave kundër Besës së Kavajës dhe Dinamos për mënyrën e habitshme se si përfunduan rezultatet e këtyre skuadrave në Kupat e Evropës presidenti Xhani u bën apel gjithë tifozëve. “Unë fenomenin e shitjes së ndeshjeve nuk e përjashtoj. Jetojmë në një botë informale, në një vend ku ndodhin nga të gjitha. Në Shqipëri ndoshta janë shitur ndeshje dhe ndoshta besimi te futbolli ka humbur, por unë u premtoj me nderin e familjes sime gjithë tifozërisë së Partizanit që të enjten asgjë nga këto nuk ndodhin.

Ashtu si në Bosnjë do të luajmë me pastërti, do të tentojmë deri në fund të kualifkohemi dhe do të japim shembull se si një skuadër shqiptare bën gjëra pozitive në evropë”. Nënteksi është i qartë për Dinamon. “Kampionët duhet të ishim ne, megjithatë Zoti është i madh dhe i sheh të gjitha”.

Përveç pastërtësisë mbetet ana teknike. A ka shanse Partizani të kalojë turin? “Në ndeshjen e parë na penalizoi gjyqtari. Nëse nuk hidhemi në aventurë dhe nëse nuk kërkojmë me ngulm golin, atëherë mund ta kemi pisk nga kundërsulmi i tyre. Ne duhet të dimë të mbrohemi dhe duhet të jemi të duruar. Në futboll mund të kualifkohesh edhe me penallti, megjithatë unë besoj se do t’ja dalim edhe më parë. Por edhe sikur të qëllojë që të eliminohemi, pasi futbolli është sport ku ndodhin të gjitha, të gjithë do ta kuptojnë që nuk kemi bërë asnjë estradë”.
.

30 Korrik 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site