| |
|
| Muzaka: I kemi të gjitha mundësitë për kualifikim |
| |
|
| nga Koha Jone |
|
| |
|
| 21.07.2008 |
|
| |
|
|
Eshte nje prej elementeve kyc te formacionit te kuq dhe per kete te gjithe jane te sigurt. Gjergji Muzaka prej shume vitesh luan me fanellen e Partizanit dhe ndonese eshte vetem 24 vjec, ai eshte nje prej veteraneve te skuadres pasi luan prej 8 sezonesh me te kuqte e kryeqytetit. Muzaka e shikon mjaft premtues kete sezon te ri per Partizanin dhe kerkon te qetesoje tifozet e indinjuar pas largimeve te Shkembit apo Devollit. "Partizani eshte po ajo skuader e forte si edhe vjet, madje, mos te them se kete vit jemi edhe me te vendosur per t'u shpallur kampione", tregon Gjergji Muzaka ambiciet e skuadres se kuqe.
Kupa UEFA
Megjithate, perpara se te fokusohet te argumenti titull, per nje nder lojtaret me te shpejte te superliges shqiptare, eshte ende ne valle argumenti Kupa UEFA. Ne ndeshjen e pare me Shiroki Brijegun, Partizani arriti te arkivonte nje barazim pa gola, por qe gjithsesi perben nje rezultat pozitiv per te kuqte e kryeqytetit. Muzaka e shikon si shume te favorshem kete barazim, ndonese ka ende peng golin e anuluar dhe penalltine e mohuar ndaj Osmanit. "As ne kampionatin shqiptar nuk ben vaki te shohesh gjykime te atij niveli. Te vjen keq pasi je ne nje shkalle me te larte, ne nje veprimtari evropiane, ku gjera te tilla nuk duhet te ekzistojne", thote Muzaka, qe me pas vazhdon mendimin e tij. "Atje luajtem shume mire. Madje mund te kishin fituar sepse na anuluan nje gol dhe na mohuan nje penallti. Megjithate, jemi te sigurt se ne ndeshjen e kthimit do te kemi nje tjeter mundesi dhe kesaj here perpara tifozeve tane, me te cilet kemi shume hesape per te lare dhe duam t'i kenaqim me kete kalim turi", thote mesfushori i talentuar.
Portieri Edvan Bakaj
Dy fjale dhe per portierin Edvan Bakaj, qe nje sezon me pare u aktivizua me Luftetarin ne kategorine e pare, por qe me largimin e Orges Shehit, duket se ka bere per vete te gjithe skuadren me paraqitjen e tij kunder Shirokit Brijeg. "Edvani eshte nje portier i talentuar, plus qe eshte prodhim i Partizanit. Eshte paraqitur shume mire, por vazhdoi keshtu, do ta kete te sigurte aktivizimin edhe me tej".
Pritja boshnjake dhe ndeshja e kthimit
Sidoqofte, duhen dhe 10 dite nga perballja me Shirokin, por Muzaka tregon se ekipi eshte i impenjuar ne maksimum. Ata kane nje peng, menyren sesi e priten skuadren e lavdishme te Partizanit mediat boshnjake, ndaj, per t'u hakmarre ka vetem nje menyre, te eliminojne Shirokin. "Te them te drejten, ambienti ne Bosnje mu duk shume armiqesor. Ata ishin te sigurte se do te na masakronin, por ne te vertete ne ishim skuadra me e forte dhe kete e pane te gjithe. Per t'ua mbyllur gojen e kemi nje rruge: te triumfojme ne "Qemal Stafa". Atehere ata do ta kuptojne se kush eshte Partizani i vertete. Ne i kemi te gjitha mundesite ne dore per te kaluar turin e pare dhe do te kerkojme ta arrijme objektivin tone me cdo kusht. Mezi po e presim ndeshjen e kthimit per t'u treguar boshnjakeve sesa vlen Partizani", perfundon deklaraten e tij mesfushori i te kuqve, Gjergji Muzaka .
21 Korrik 2008 |
|