Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Kataliniç: Partizani, eufori ballkanase
   
nga Redbull  
Partizani.Net  
   
18.07.2008  
   

 

Siroki - PartizaniPas barazimit pa gola te arritur dje në stadiumin “Pecara” në Shiroki Brijeg përballë skuadrës vendase me të njejtin emër, futbollistët e Partizanit kanë festuar si të kishin fituar ndeshjen duke besuar kështu se kualifikimi për në xhiron e dytë të Kupës UEFA tashmë është një punë e kryer. Por me këtë gjë nuk pajtohet trajneri i Shiroki Brijeg, Ivan Kataliniç, që e sheh skuadrën e tij akoma në lojë për t’u kualifikuar për në turin e dytë edhe pas ketij rezultati jo shume te favorshem.

“Ata po festojnë sikur të kishin fituar, dhe ky është një mentalitet tipik ballkanas. Pikërisht për këtë unë besoj se akoma asgjë nuk ka mbaruar, pasi në ndeshjen e kthimit mund të shënojmë një gol dhe të shkojmë më tutje”, ka thënë pas ndeshjes për “abcportal.com” Kataliniç.

Ai beson se Partizani do të luajë në të njejtën mënyrë edhe në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet më 31 korrik në “Qemal Stafa”, por duke qenë se janë edhe dy javë deri te ndeshja, skuadrës nënkampione të Shqipërisë i mbetet kohë e mjaftueshme për të përmirësuar disa aspekte të lojës së saj. Edhe efekti fushe dhe përkrahja e tifozërisë do të jetë një element shtesë në këtë përballje.

Skuadra e trajnerit Hasan Lika duhet që të tregohet e kujdesshme dhe të mos nënvlerësojë kundërshtarin në ndeshjen e kthimit. E rëndësishme do të jetë vazhdimi i fazës përgatitore dhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore në mënyrë që skuadra, sidomos sulmi dhe mesfusha të arrijnë të shprehen më qartazi në fushë pasi në Shiroki Brijeg këto dy reparte kanë pasur jo pak probleme sidomos në pjesën e dytë, për ndryshim nga mbrojtja që ka bërë një paraqitje solide. .

18 Korrik 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site