Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Kupa UEFA: Siroki Brijeg - Partizani 0-0
   
nga Redbull  
Partizani.Net  
   
17.07.2008  
   

 

Siroki - PartizaniPartizani ka arritur nje rezultat pozitiv, nje barazim pa gola ne stadiumin "Pecara" ne Siroki Brijeg. Trajneri Lika ka hedhur ne fushe nje formacion pothuajse te detyruar, duke i dhene shansin portierit te ri Bakaj. Ne mbrojtje ka qene Pinari me Osmanin ne qender dhe kapiteni Beqiri me Hallacin nga krahet. Mesfusha ka qene ajo e paralajmeruara me Dhembin dhe Karapicin ne qender, Gjylen ne te majte dhe Muzaken ne te djathte. Sulmi ieshte besuar Ngjeles qe ka bere debutimin me Partizanin dhe Bakajn pas tij.

Vendasit e fillojne vrullshem ndeshjen duke vene nen presion Partizanin ne 15 minutat e para. Pas kesa loja e Partizanit fillon te rritet dhe eshte Partizani qe kontrollon lojen. Megjithate pjesa e pare mbyllet me shume pak raste shenimi dhe here pas here loja behej ne qender te fushes me gabime te shumta nga te dyja skuadrat.

Ne pjesen e dyte eshte perseri Siroki Brijeg qe fillon me me vrull. Vendasit krijojne disa raste, por portieri 20-vjecar Edvan Bakaj eshte ne forme. Ne pjesen e dyte Hasan Lika ka futur Arber Capon, nje tjeter i ri nga akademia, Teodor Perlleshin e ardhur nga Beselidhja, si dhe Edi Cajkun e ardhur nga Skenderbeu. Siroki Brijeg kane luajtur me mire ne pjesen e dyte por pa arritur te shenoje. Vendasit kane pasur nje rast te mire ku kane goditur shtyllen dhe traversen, ndersa per Partizanin ka qene Beqiri qe eshte ndaluar nga shtylla ne pjesen e dyte. Ne minutat e fundit te ndeshjes ka pasur edhe dy ratse te dyshimta. Lojtaret e Partizanit kerkojne nje penallti per nje pengim te Osmanit ne zone dhe me pas pretendojne edhe se topi ka kaluar vijen e portes, por arbitri mendon ndryshe. Partizani ka nje avantazh te lehte pas ketij barazimi, por te dyja skuadrat i kane te gjitha mundesite per te avancuar.

Siroki Brijeg - Partizani 0-0

Stadiumi: Pecara, Siroki Brijeg
Shikues: 5.000
Gjyqtarë: Pavel Olshiak (Sllovaki)
Kartonë të verdhë: El. Baka, Gjyla (Partizani)
Lojtari i ndeshjes: Ardit Beqiri (Partizani).
Siroki Brijeg: Vasilj 6, Prlić 5, Barišić 5, Jurić 6, Božić 5.5, Wagner 6.5, Marciano 6 (prej 53' Dan. Kožul 6.5), Alexandre 6, Emerson 5 (prej 61' Zovko 5.5), Šilić 5.5, Bubalo 5.5 (prej 76' Raguž -).
Partizani: Edv. Bakaj 6.5, Beqiri 7, Osmani 6.5, Pinari 7, Hallaçi 6.5, Muzaka 6 (prej 76' Çajku -), Dhëmbi 6, Karapici 6 (prej 58' Capo 6), Gjyla 6, Ngjela 5.5 (prej 63' Perlleshi 6), El. Bakaj 6.

Kronika e ndeshjes
90+3' - Pas tre minutash shtese, gjyqtari i jep fund ndeshjes. Perfundon 0-0 midis Siroki Brijeg dhe Partizanit.
90' - Rrezikojne perseri vendasit. Shpeton porten Edvan Bakaj. Lojtari me i mire per Partizanin.
87' - Nje gjuajtje e Dhembit duket sikur kalon vijen e portes, te kuqte pretendojne per gol, por nuk eshte i te jnejtit mendim gjyqtari
86' - Bie ritmi i lojes ne minutat e fundit te ndeshjes
85' - Goditje e lire per Partizanin larg portes.
84' - Karton i verdhe per Gjylen per protesta. Kerkonte penallti per nje nderyrje te parregullt ndaj Osmanit ne zone.
82' - Shume prane golit Partizani. Beqiri godet htyllen.
78' - Nderrimi i trete per Partizanin. Largohet Gjergji Muzaka dhe ne fushe futet Edi Cajku qe u afrua ne merkaton e veres. Ashtu si per Perlleshin, edhe per Cajkun ky eshte debutimi i tij me Partizanin.
75' - Dominojne vendasit ne pjesen e dyte
73' - Goditje denimi per Partizani nga 30 metra. Gabojne tanet
70' - Rrezikon Siroki Brijeg me nje gjuajtje nga 16 metra
68' - Goditje denimi per vendasit nga 18 metra. Topi godet murin dhe del pertej vijes fundore. Goditje denimi
66' - Kundersulm i Partizanit. Gabon Ngjela
65' - Dy goditje kendi te njepasnjeshme per vendasit
63' - Nderrimi i dyte edhe te Partizani. Del Gjyla dhe ne loje futet i riu Perlleshi qe sapo u afrua ne skuader nga te rinjte.
61' - Siroki ben nderrimin e dyte.
60' - Goditje denimi per Siroki Brijeg nga 25 metra. Topi perplaset ne mur.
58' - Nuk e ka filluar mire pjesen e dyte Partizani. Duket sikur e kane humbur disi besimin qe kishin ne vetvete ne pjesen e pare
57' - Behet zevendesimi i pare per Partizanin. Del nga fusha Karapici qe duket i demtuar dhe futet Arber Capo.
54' - Vendasit shume prane golit. Godasin dy here shtyllen, nje here me Bubalo dhe me pas me Emerson. Shpeton per mrekulli Partizani.
49' - Rrezikon Siroki Brijeg. Bubalo gjuan dobet, pa probleme per Edvan Bakajn
47' - Gjuajtje e rrezikshme e Gjyles qe kalon vetem pak mbi traverse
46' - Fillon pjesa e dyte. Nuk ka ndryshime ne formacion per asnjeren nga skuadrat

45' - Mbaron pjesa e pare e ndeshjes me rezultatin 0-0. Vendasit e filluan me mire ndeshjen por pas 15 minuta loja e Partizanit permiresohet dhe me pas jane te kuqte qe kontrollojne me mire lojen. Megjithate shume pak raste per shenim nga te dyja skuadrat.
42' - Rrezikon Siroki Brijeg. Osmani dergon topin pertej vijes fundore ne castet e fundit
39' - Karton i verdhe per Bakajn. Nderyrje e parregullet ndaj Marciano
38' - Paraqitje e mire deri tani per Ngjelen dhe Muzaken qe shpesh here arrijne te derpertojne nga krahet
36' - Rast i mire per Partizanin. Bakaj i vetem nga 8 metra nuk arrin te dergoje topin ne porte me koke
31' - Rrezikon Muzaka me goditje denimi. Mesfushori gjuan tokazi por topi perfundon jashte
28' - Gjuan Muzaka nga 25 metra por bllokon mbrojtja
23' - Loja po zhvillohet me shume ne mesfushe me gabime te shumta nga te dyja skuadrat
20' - Ulet ritmi ivendasve. Partizani mban me shume topin tani por pa arritur te rrezikoje
10' - Gjuajtje e forte e bishnjakeve nga larg, pret Edvan Bakaj
05' - Dy goditje kendi per vendasit ne minutat e para por pa rrezikuar
01' - E fillon me mire ndeshjen Siroki Brijeg qe hidhet ne sulm. Partizani mbron
.

17 Korrik 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site