| |
|
| Të fundit nga Siroki Brijeg |
| |
|
| nga Redbull |
|
| Partizani.Net |
|
| |
|
| 16.07.2008 |
|
| |
|
|
"Dua të luajmë në sulm, ashtu si kemi bërë kundër Zrinjskit, ndeshje në të cilën shënuam katër gola", ka thënë shefi i shtabit teknik të Shirokit
Ivan Kataliniçit i ka mbetur edhe një ditë për të përgatitur debutimin e këtij sezoni të Shoroki Brijeg në Evropë. Me fjalë të tjera, ajo çka është arritur deri më tani është arritur. Janë zhvilluar pesë ndeshje testuese, të cilat kanë treguar përparësitë dhe mangësitë e skuadrës e cila ka pësuar mjaft ndryshime prej përfundimit të sezonit. Në vlerësimin e tij Kataliniç ka thënë se pret që skuadra të përshtatet sa më shumë si dhe pret zgjimin e brazilianëve të ardhur së fundmi. Në provën gjenerale përballë Zrinjskit nuk ishte i kënaqur me repartin e mbrojtes, por mbi të gjitha deklarata me reale e tij ka qenë se nuk do të dijë nivelin e Shirokit pa zhvilluar një ndeshje zyrtare.
Dhe nesër në “Pecara” do të zhvillohet një e tillë. Të gjitha përparësitë dhe mangësitë e përgatitjeve do të shfaqen në lojën përballë nënkampionit të Shqipërisë, Partizanit.
“Mendoj se fizikisht jemi të përgatitur”, vlerëson Kataliniç. “Për t’u përshtatur skuadra ndoshta nuk ka pasur shumë kohë, por edhe futbollistët brazilianë janë përshtatur mjaft mirë. Fytyrën e vërtetë të skuadrës do ta shohim pas ndeshjes së parë. Aty do të shohim se sa vlejnë futbollistët e rinj dhe çfarë mund të presim prej tyre tani dhe gjatë kampionatit”.
Vonë për ndryshime
Kritikat negative për lojën në mbrojtje pas ndeshjes ndaj Zrinjskit ndoshta pak e kanë dëmtuar atmosferën, por ndryshime në skuadrën e parë vështirë se do të ketë.
“Për çdo ndryshim duhet kohë, dhe nuk e kemi. Mund të llogaris në lojtarët që kemi në dispozicion dhe kaq. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Më e rëndësishmja është se jemi përgatitur mirë e edhe motivimi është i lartë. Kupa UEFA gjithmonë është një vitrinë e mirë për klubin, lojtarët”, thotë Kataliniç.
Megjithë përpjekjet për të mësuar sa më shumë, përsëri Partizani mbetet një mister i madh. Por Kataliniçin kjo nuk e shqetëson shumë.
“Nuk dimë shumë për ta. Kemi shkikuar videon e ndeshjes së fundit të kampionatit shqiptar mes Dinamos dhe Partizanit, por prej atëherë shumëçka ka ndryshuar. Vërtetë nuk do të dimë shumë derisa të jemi në fushë”.
Taktika? Kataliniç në këtë pikë ka qenë gjithnjë i qartë.
“Mua më pëlqen të luajmë në sulm, çka e treguam edhe ndaj Zrinjskit, të cilit i shënuam katër gola. Nuk dëshiroj që të presim kundërshtarin. Kështu do të jetë edhe kesaj radhe. Do të sulmojmë prej minutës së parë dhe shpresoj me pak shpresë do të shënojmë”, ka thënë Kate.
Për fat të mirë të tij, Kataliniç në kohët e fundit nuk ka pasur shumë probleme me dëmtimet e futbollistëve. Më parë ishin dëmtuar mbrojtësit Topiç e Oroz që do të mungojnë në ndeshjen e parë, ndërsa nuk do të jetë as mesfushori Zelenika për shkak të kartonit nga sezoni i kaluar.
Gjyqtarët nga Sllovakia
Ndeshjen në stadiumin “Pecara” do ta gjykojnë një treshe e gjyqtarëve sllovakë. Kryesor do të jetë Pavel Olsiak, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Milan Palusak e Dushan Kubacka.
Prezantimi i fundit i Shiroki Brijeg në stadiumin “Pecara” në Kupën UEFA kishte qenë objekt i masave disiplinore të UEFA-s (për shkak të incidenteve të tifozëve të Hapoel), gjë që kësaj radhe vështirë se mund të pritet pasi nuk është paralajmëruar ardhja e tifozëve shqiptarë, të cilët për të hyrë në BeH duhet të pajisen me viza.
Çmimet e biletave
Çmimet për biletat për ndeshjen e nesërme nuk do të kalojnë kufirin e ndeshjeve të kampionatit. Kështu bileta për tribinën jugore do të jetë më e shtrenjta si zakonisht dhe do të kushtojë 10 marka boshnjake (620 lek të reja), tribina veriore 7 marka (434 lek të reja), ndërsa tribina lindore 5 marka (310 lek të reja).
Qendërmbrojtësi i Shiroki Brijeg optimist para ndeshjes
Juriç: “Jemi favoritë”
Edhe pse ndeshja e parë kundër Partizanit në turin e parë të Kupës UEFA është në program që nesër, në stadiumin “Pecara” skuadra shqiptare është akoma një e panjohur e madhe për Shiroki Brijeg.
E vetmja gjë që mund të thuhet, të paktën sipas shkrimeve të mediumeve të atjeshme, është fakti se futbollistët e Partizanit e presin ndeshjen me optimizëm të madh. Optimizmi i nejtë mbizotëron edhe në taborrin e përfaqësuesit tonë.
“Pavarësisht të gjithave, konsideroj se jemi favoritë dhe këtë do ta dëshmojmë në fushë. Nuk guxojmë të pësojmë gol, kjo është receta, ndërsa për sulmin tonë nuk kam dyshime. Besoj se të enjten do të jemi në nivelin më të lartë të detyrës dhe që mbrojtja jonë do ti mbyllë të gjitha koridoret afër golit tonë”, ka thënë një ditë para ndeshjes qendërmbrojtësi i Shiroki Brijeg, Marko Juriç.
Ekspedita e skuadrës shqiptare ka mbërritur mbrëmë vonë. Është planifikuar që të zhvillojnë një seancë stërvitore në stadium në terminin kur do të zhvillohet edhe ndeshja të nesërmen. .
16 Korrik 2008 |
|