![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
Nderkohe eshte sfumuar edhe pista e huazimit per portierin Blendi Nallbani dhe sulmuesin Skerdi Bezjade ne keto ndeshje, per shkak te rregullave te reja te UEFA-s. Takimi i pare per kualifikimin do te luhet te enjten, ne oren 20:15, dhe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh sllovake. Ne kete ndeshje pritet qe Partizani te kete ne porte portierin e ri Edvan Bakaj i cili sezonin e kaluar u huazua te Luftetari ku ishte titullar. Ai ka luajtur vetem nje ndeshje ne Superlige me Partizanin. Zevendesi i tij do te jete i riu tjeter, Dashamir Xhika. Mbrojtja pritet te jete e njejta qe ka qene edhe gjate sezonit me Osmanin dhe Tafajn ne qender dhe kapitenin Beqiri dhe Hallacin nga krahet. Pinari me shume mundesi do ta filloje ndeshjen nga stoli. Ne stol do te jete edhe mbrojtesi i ardhur nga Luftetari, 24-vjecari Ylli Shameti. Ne mesfushe titullar do te jete Muzaka, Dhembi dhe Gjyla. I katerti ne mesfushe mund te jete Karapici ose mund te levize perpara Hallaci dhe Tafaj te zhvendoset ne krah te mbrojtes duke i lene hapesire Pinarit ne qender. Sulmi do te perbehet pa dyshim nga Ngjela qe do te mbeshtetet nga Bakaj. Me skuadren do te udhetojne edhe Capo, Karabeci dhe Perlleshi, lojtare te rinj te dale nga rradhet e Akademise, qe ka mundesi te aktivizohen nga stoli pasi opsionet per Hasan Liken jane shume te pakta. Gati
uniformat “Legea”
15 Korrik 2008 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||