![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
Siroki Brijeg u rendit ne vend te dyte ne ligen boshnjake, vetem nje pike pas kundershtareve te Dinamos ne Champions League, FK Modrica Maxima. Ata e mbyllen sezonin me 54 pike pas 30 ndeshjesh me nje golavarazh 44-29. Ne perberje te skuadres ata kane shume lojtare te huaj. Shumica e te huajva jane nga Kroacia por kane gjithasthu edhe pese lojtare braziliane, nje gjerman dhe nje zvicerian. Lojtaresh boshnjake perbejne nje pakice ne skuader. Siroki Brijeg ka luajtur 20 ndeshje ne Europe, 6 ne Champions League dhe 14 ne Kupen UEFA, duke arritur ne total, 10 fitore, 1 barazim, 9 humbje dhe golavarazh 24-30. Siroki Birjeg ka luajtur ne vitin 2006 kunder Teutes duke arritur kualifikimin ne raundin e pare te Kupes UEFA me nje humbje 3-1 ne Shqiperi ku per boshnjaket shenoi Abramovic dhe fitore 3-0 ne Bosnje me gola nga Medvid, Erceg dhe Wagner (i vetmi nga shenuesit qe eshte akoma ne skuader). Siroki Brijeg eshte krijuar ne vitin 1948 ne qytetin me te njejtin emer. Duke marre parasysh madhesine e qytetit prej rreth 10-15 mije banoresh, ata kane pasur sukses te konsiderueshem dhe vitet e fundit kane filluar te arrijne sukses edhe ne Europe. Ata i luajne ndeshjet ne Pecara Stadium me nje kapacitet prej 10 mije vendesh. Skuadra vesh unifora me vija bardheblu brenda dhe te verdha jashte. .
1 Korrik 2008 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||