Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Partizani fillon pergatitjet per UEFAn dhe sezonin e ri
   
nga Erjon Dake (demi)  
   
25.06.2008  
   

 

Partizani"Demat e Kuq" i rikthehen fushes stervitore mbas 1 muaji e 1 jave nga perfundimi i 69-kombetar i cili la nje shije te hidhur per te kuqte dhe dhe sidomos per tifozet e kesaj skuadre, te cileve u mungon titulli prej 16 vitesh. Kjo periudhe u ka sherbyer lojtareve te kuq per te pushuar dhe per te harruar ne nje fare menyre diten e 17 majit qe do te mbahet mend gjate ne memorien e te kuqve. Sot stafi i kuq se bashku me lojtaret ne fushen stervitore te klubit kryen seancen e pare stervitore te kesaj faze pergatitje per kupen UEFA dhe ne date 3 korrik do ta zhvendosin kete faze ne qytetin liqenor te Pogradecit.

Por kjo seance e pare stervitore e kesaj faze pergatitoreje nuk nisi ne menyren me te mire te mundshme: Osmani, Muzaka ,Dhembi, por eshe Shehi se bashku me Abilaliajn,qe tani mund te quhen pa frik 2-ish te kuq mungonin, por nuk ishin te vetmit. Lojtaret qe nuk figuronin ne listen e Xhanit per sezonin 2008/09 (Karapici, Babamusta qe eshte tashme lojtar i lire, Pinari dhe Shkembi) nuk ishin te pranishem ne klub, me perjashtim  te Bledi Shkembit, i cili u paraqit ne stervitjen e pare dhe kreu vetem vrapime dhe ushtrime per rreth 20-25 min dhe me pas u largua me BMW e tij, por sipas administratorit te Partizanit, Aleksander Xhani, Shkembi nuk do te jete me pjese e Partizanit se bashku me lojtaret e tjere te listes.

Ne kete seance te pare stervitore kishte dhe futbolliste te tjere si Beqiri, Bakaj dhe Tafaj te cilet u paraqiten ne klub por me pas u larguan pa kryer asnje minute stervitje per arsye personale. Se bashku me keta lojtare u largua dhe Bledar Devolli i cili u paraqit ne klub vetem per tu thene lamtumiren perfundimtare shokeve dhe stafit drejtues.

Por nuk jane vetem kto ngjarjet e dites se sotme, pasi per here te pare kryen seancen e pare stervitore  blerjet e reja te demave (mungonte Cipi) te cilet duket se e filluan mbare, por gjithcka do i lihet ne dore kohes per te pare se sa te dobishem do jene keta lojtare per te kuqte. Gjithashtu është vënë re se grupit i është bashkuar edhe sulmuesi Teodor Përlleshi, një ndër zbulimet e sezonit të kaluar në radhët e Besëlidhjes dhe që duket se do të jetë pjesë e Partizanit.

Por e vetmja gje qe mund te thuhet me siguei eshte se gjerat nuk kane nisur aspak mire per "Demat", pasi shume lojtare mungonin, disa nuk u sterviten dhe disa te tjere pritet te largohen dhe premtimi i Xhanit se te kuqte do jene te plote te pakten ne kupen uefa pritet te mos realizohet. .

25 Qershor 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site