![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
“Kam folur me Xhanin dhe e falenderoj shumë që arriti të më kuptonte dhe të më linte të lirë. Unë e kisha bërë zgjedhjen time më parë, kur kam deklaruar publikisht se nuk dua të qëndroj më tek të kuqtë. Por sot (dje) më në fund arrita të jem një lojtar i lirë, pas bisedës që pata me presidentin Xhani”, knë qenë fjalët e Devollit. Dihej prej kohësh që gjirokastriti nuk do të qëndronte tek “demat” dhe problemi i vetëm ishte kontrata e tij, çka pritej të zgjidhej pas kupës UEFA. Por, tani duket se gjithçka ka përfunduar dhe Devolli mund të shkojë në cilëndo skuadër me parametër zero. E ardhmja? “Kam dy-tre oferta nga kampionati shqiptar, por nuk kam vendosur ende”, të sqaron Devolli. Destinacioni i tij i ardhshëm? Ndoshta, ose me shumë mundësi Tirana. .
25 Qershor 2008 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||