Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Shehi vendos të largohet
   
nga Panorama Sport  
   
24.06.2008  
   

 

PartizaniMe siguri, Partizanit do t’i duhet të hidhet në merkato për të gjetur një portier të ri. Orges Shehi ka vendosur t’i ndërpresë përfundimisht marrëdhëniet me klubin e kuq, pas mosmarrëveshjeve financiare, që ka hasur me presidentin Albert Xhani. “Vendimi për t’u shkëputur ishte i pashmangshëm, pas një bisede të ashpër që bëri Xhani kundrejt meje. Të vetmit për të cilët më vjen keq janë tifozët, të cilëve gjatë tre sezoneve të qëndrimit tim te Partizani, nuk mundëm t’i jepnin një kënaqësi që e meritonim.

E madje më duket e vështirë se do të mund të shijojnë diçka në vitet e ardhshme, me atë që po ndodh te Partizani – ka thënë Shehi për “Panorama Sport” -. Askush nuk mund ta mohojë se unë kam dhënë maksimumin për fanellën e kuqe, ndërsa mund të pohoj se nuk jam këmbyer me të njëjtën monedhë nga ana e drejtuesve të klubit. Domethënë mungoi vlerësimi reciprok, më shumë nuk dua të them”.

Teksa ka rrëfyer se ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen (pavarësisht se është folur me siguri për kthimin te Vllaznia), gardiani durrsak shprehet me siguri për diçka: “Letrat nuk i kam marrë ende, por kam vendosur t’i drejtohem një tjetër rruge. Në plan të parë qëndron mundësia për jashtë Shqipërisë, por nuk e përjashtoj edhe të qëndroj këtu, pasi disa klube menjëherë kanë shfaqur interes të madh për mua”. .

24 Qershor 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site