Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Partizani, i plotë në UEFA
   
nga Sport Ekspres  
   
20.06.2008  
   

 

PartizaniJanë plot katër emrat e lojtarëve të Partizanit, të cilët pritet të lëvizin nga të kuqtë, ose të paktën kanë shprehur dëshirën e tyre për ta bërë një gjë të tillë. Kështu, Orges Shehi po vazhdon të bisedojë me presidentin Xhani për të gjetur gjuhën e përbashkët, për tansferimin e mundshëm të tij drejt Vietnamit, ndërsa Devolli dhe Abilaliaj, të cilët duken më pranë largimit se qëndrimit, edhe pse gjirokastriti është ende në dilemë, pritet të mos lëvizin deri në fund të gushtit, pra do të jenë edhe për UEFAn, nëse nuk qëndrojnë fare tek të kuqtë edhe për sezonin tjetër.

Bakaj është çështje më vete, pasi me të po merret vetë presidenti Xhani, teksa përsa u përket lojtarëve të tjerë, ata i kanë dhënë “besën” Partizanit se do të qëndrojnë, jo vetëm për UEFAn, por edhe më tej.

Orges Shehi - “Gardiani” i të kuqve, Orges Shehi, i cili aktualisht ndodhet në Durrës, pranë familjes, ka pohuar publikisht se nëse do të largohet nga “demat”, kjo nuk do të ndodhë më parë se shtatori. Kështu, ruajtësi i katërkëndorit të Partizanit, i cili i ka luajtur të 33 ndeshjet e kampionatit të kaluar, do të jetë në dispozicion të trajnerit Lika, për ndeshjet e kupës UEFA. “Nuk e di ende se ç’do të bëj, por më parë se shtatori nuk mund të lëviz, kampionati vietnamez atëherë fillon”. Pra, “do të luajë në UEFA me Partizanin”, ka thënë ai.

Bledar Devolli - Mesfushori gjirokastrit i Partizanit, i cili vetëm një muaj më parë pat deklaruar se ishte përfundimisht i larguar nga të kuqtë, përpara disa ditësh është rimenduar dhe ka pohuar se mund të qëndroje dhe të bashkëpunojë me Xhanin edhe për sezonin e ardhshëm. “Mund të qëndroj tek të kuqtë”, ka thënë ai në një deklaratë të fundit, çka e bën akoma më të fortë idenë se Devolli do të qëndrojë për kupën UEFA. Pra, edhe mesfushori do të jetë i gatshëm.

Arbër Abilaliaj - Gjithçka do të varet nga Komisioni i Apelit në FSHF për sulmuesin vlonjat të Partizanit, Arbër Abilaliaj. Pas vendimit të Disiplinës, e cila nuk pa asnjë parregullsi në kontratën e tij me “demat”, duke e lënë atë tek Partizani, duket se lojtari do të “luftojë” deri në fund për t’u shkëputur nga skuadra. “Lika nuk më do dhe unë s’kam përse të qëndroj”, kanë qenë fjalët e Abilaliajt, i cili po bën përpjekjet maksimale që të largohet nga të kuqtë. Megjithatë, nëse as Apeli nuk i jep të drejtë, duket se edhe ai do të jetë pjesë e Partizanit, për Kupën UEFA. E thënë shkurt, të kuqtë pritet të jenë të plotë në kompeticionin europian.


Bakaj - Dortmund, takimi në fund të muajit

Duket se “telenovela” e sulmuesit Elis Bakaj dhe skuadrës gjermane të Borusia Dortmund do të vazhdojë ende. Një gjë të tillë e ka vendosur vetë presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili ka pohuar dje se takimi i shumëpritur i tij me drejtuesit gjermanë do të zhvillohet në fund të muajit qershor. Nga ana tjetër, klubi i Dortmundit, nuk po arrin të ketë Baklein në grup, teksa vëmendja e tij është fokusuar tek sulmuesi shqiptaro - maqedonas, Berat Sadik, që luan me kombëtaren e Finlandës.
.

20 Qershor 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site