| |
|
| Merkato, emra te bujshem vetem te largimet |
| |
|
| nga Partizani.Net |
|
| |
|
| 04.06.2008 |
|
| |
|
|
Skuadra e Partizanit eshte permendur shume ne kete merkato te veres si per lojtaret e afruar ne skuader qe ne ditet e para pas perfundimit te kampionatit ashtu edhe per lojtaret qe pritet te largohen, disa prej tyre edhe jashte Shqiperise.
Merkato ne hyrje
Afrimet deri tani kane qene tre. I pari dhe gjithashtu me cilesori ishte afrimi i Marjus Ngjeles, sulmuesit 25 vjecar nga Korca qe vjen nga skuadra e Beselidhjes qe ra nga Superliga. Me pas u afrua ne skuader mbrojtesi fierak i Lushnjes Rajmond Shala.
Ne ditet e fundit u shtua zyrtarisht edhe emri i Ylli Shametit, mbrojtes 23-vjecar nga Gjirokastra qe sezonin e fundit u aktivizua me Kastriotin, nje tjeter skuader qe u largua nga Superliga.
Paulin Dhembi
Emrat e bujshem ne merkaton e te kuqve jane te gjithe ne kolonen e largimeve. Largimi i pare zyrtar eshte ai i Paulin Dhembit. Mesfushori korcar qe shenoi 7 gola ne 31 ndeshje per Partizanin kete sezon, ka terhequr dokumenatcionin e tij pas skadimit te kontrates. Per te ka oferta nga Besa dhe Dinamo.
Elis Bakaj
Nje emer tjeter qe ka shume mundesi te jete larg Partizanit eshte Elis Bakaj. Ofertat per te kane ardhur nga Rusia, Zvicra, Qipro dhe Gjermania. Fantazisti ka refuzuar oferten qipriote, por pistat e tjera mbeten te hapura. Presidenti i kuq Albert Xhani ka vendosur cmimin prej 600 mije eurosh per kartonin e tij, gje qe mund ta veshtiresoje shume largimin e Bakajt nga Partizani, por cmimi mund te ndryshoje gjithmone.
Bledi Shkembi
Prane largimit eshte dhe fantazisti tjeter, korcari 30 vjecar Bledi Shkembi, autor i tre golave ne 25 ndeshje per te kuqte. Ai mund te kthehet ne Ukraine ku ka luajtur edhe me pare, por kesaj rradhe me Metalurg Donetsk.
Largime te tjera te mundshme
Devolli eshte nje tjeter largim i mundshem. Gjithashtu eshte permendur edhe Gjergji Muzaka, fituesi i trofeut "Joti" i votuar nga tifozet si lojtari me i mire i sezonit, per te cilin kane arritur oferta joshese nga Dinamo. Shto ketu edhe largimin e Enco Malindit disa muaj me pare dhe Partizani mund te pergjysmohet ne javet e ardhshme.
Nese te gjithe largimet e lartpermadura realizohen, duke pasur parasysh edhe emrat jo shume shprese dhenes te lojaterev te afruar deri tani, Partizani veshtire se do te jete i njejti ne sezonin 2008/09. Te mos harrojme qe te kuqte do te marrin ojese dhe ne Kupen UEFA ku pa lojtaret kryesore te skuadres do ta kene shume te veshtire. .
4 Qershor 2008 |
|