Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Ky është një Partizan i madh
   
nga Partizani.Net  
Redbull, Prishtine  
   
19.05.2008  
   

 

Dinamo - PartizaniNdeshjet mund të humben e po kështu edhe kampionatet. Por kjo nuk na jep arsye dhe të drejtë që të hedhim poshte sakrificën dhe djersën e futbollistëve të Partizanit të këtij sezoni në luftën për titullin kampion që i mungon kësaj skuadre prej më shumë se 15 vitesh.

Skuadra e përbërë kryesisht nga futbollistë të rinj në moshë ka bërë një kampionat dinjitoz prej fillimit deri në fund. Patjetër se ka pasur gabime pasi pa ato (gabimet) futbolli është i paimagjinueshëm, por kjo nuk duhet të dekurajojë asnjë nga tifozat e kuq, madje përkundrazi duhet të na mobilizojë më shumë për t’i dhënë mbështetje edhe më të madhe skuadës në sezonin tjetër e gjithashtu edhe në Kupën UEFA ku kemi munguar për shumë vite.

Patjetër që ekipi do përmirësime pasi është vërejtur në këtë sezon sidomos mungesa e sulmuesve. Skuadra ka vuajtur dhe ka lënë pikë gjatë kampionatit pikërisht për këtë arsye, por kjo tashmë është një gjë e shkuar dhe diçka që nuk ia vlen të ndalesh. Kupa UEFA është shumë afër dhe klubi duhet të fillojë të mendojë për përforcime për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë kompteticion, e më pas edhe në kampionation e radhës.

Dikujt mund t’i jetë dukur i tepruar titulli i këtij shkrimi. Po për mua si një tifoz i zjarrtë ky vërtetë është një Partizan i madh. Ndoshta jo më i madhi i të gjitha kohërave, por definitivisht më i miri i dekadës së fundit. Për të arritur më të mirën vetëm qielli është kufi, dhe gjithmone do të ketë të pakënaqur, por e rëndësishme është që të mos dorëzohemi.

Për mua (dhe kam shumë besim se jo vetëm për mua) ky Partizan është më i madh se Dinamo që fitoi titullin kampion. Është më i madh se Vllaznia që fitoi Kupën e Republikës. Është më i madh se të gjitha skuadrat e këtij sezoni të mbyllur Superligës.

Sezoni tjetër vjen shpejt dhe ne duhet të besojmë sërish se do ta kthejmë titullin në shtëpi ashtu si besuam në këtë sezon deri në sekondat e fundit të ndeshjes së fundit të kampionatit.

I ka ndodhur edhe Real Madridit, edhe Juventusit, edhe Manchester Unitedit e shumë skuadrave të mëdha që të humbin ndeshje e kampionate. Ajo që i dallon mëdhenjtë është se ata asnjherë nuk dyshojnë te vetja, edhe kur rrëzohen, ngriten prapë. Dhe të mos e thotë dikush se për futbollin shqiptar të tillë. Edhe kundershtarët na konsiderojnë të tillë. Ndërsa ne të gjithë e dimë se jemi legjenda e futbollit shqiptar.

Fati s’do të jetë gjithmonë kundër nesh! .

19 Maj 2008

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site