| |
|
| Java 33: Dinamo - Partizani 2-1 |
| |
|
| nga Partizani.Net |
|
| |
|
| 17.05.2008 |
|
| |
|
|
Skuadra e Dinamos eshte shpallur kampione e Shqiperise. Blute kane fituar trofeun kryesor ne vend per te 17 here pasi kane mundur ne javen e 33-e kundershtarin direkt Partizanin me rezultatin 2-1.
Atmosfera per kete ndeshja ka qene e ndezur prej disa ditesh dhe vazhdoi edhe ne diten e ndeshjes ku shume tifoze nuk paten mundesi te hynin ne stadiumin "Selman Stermasi" qe kishte nje kapacitet te limituar. Tribuna kryesore dhe gjysma e asaj perballe ishte e mbushur nga tifozet blu, ndersa gjysma e tribunes perballe nga ata te kuq.
Dinamo kaloi e para ne avantazh me nje gol te shpejt ne minuten e katert te ndeshjes fale nje penalltie te marre nga Pejic qe u pengua ne zone nga Pinari pasi mori nje asist te bukur nga Kuli. Eshte pikerisht Kuli qe merr persiper gjuajtjen e penalltise dhe nuk gabon duke derguar topin ne anen e djathte te portes dhe portierin Shehi ne krahun e kundert.
Partizani reagon pas golit dhe gjen golin e barazimit ne minuten e32' pasi ka humbur disa raste me pare. Eshte Osmani qe gjuan me koke ne zone pas nje korne te Muzakes dhe mposht portierin Kotorri. Osmani ndeshkohet me te verdhe pas golit. Gjithashtu jane marre me pare dhe tre kartona te verdhe nga Dinamo, dy per nderyrje te renda dhe nje tjeter nga Pejic per simulim.
Fillimi i pjeses se dyte e le Dinamon me 9 lojtare pasi nderhyrjet e renda vazhdojne dhe gjyqtari italian Tagliavento nuk ngurron te tregoje dy here brenda pak minutash kartonin e kuq.
Partizani me dy lojtare me shume kontrollon lojen por luan shume ngadale dhe rrezikimet e vetme i ben nga goditjet standarde. Dinamo mundohet te fitoje kohe me Pejic te vetem ne sulm qe mundohet te mabje sa me shume topin dhe madje rrezikon ne disa rasre me kundersulm.
Te dy trajneret bejne nderrimet e tyre por loja nuk ndryshon shume. Minutat kalojne dhe Partizani nuk arrin te gjeje rrugen e rrjetes. Abilaliaj i futur ne pjesen e dyte humb nje rast te mire. Gjithashtu edhe Shkembi.
Gjithcka mbyllet ne minuten e 93' te ndeshjes kur Ferraj pas nje kundersulmi e gjen veten te vetem perballe Shehit dhe dergon ne rrjete topin duke shenuar golin e avantazhit qe do te thote titull kampion.
Partizani mbyll sezonin ne vend te dyte me 65 pike dhe do te marre pjese ne raundin e pare eleminator te Kupes UEFA. .
Dinamo - Partizani 2-1
Golat: 5’ Kuli (11-m), 90’+3’ Ferraj / 32’ Osmani
Dinamo: Kotorri, Bodrusiç, Pisha, Abraham, Vinçetiç (61’ Diop), Graniç
(86’ Ferra), Kuli, Pollozhani, Pejiç, Poçi, Allmuça (55’ Ishka)
Trajner: Ilir Daja
Partizani: Shehi, Beqiri, Osmani, Pinari, Hallaçi, Muzaka (74’ Muzaka),
Dhëmbi, Shkëmbi, Babamusta (64’ Abilaliaj), Gjyla (68’ Karapici), Bakaj
Trajner: Hasan Lika
Gjyqtaret:
Paulo Tagliavento, F. Lançiano, G. De Santis (Itali)
Kartona te verdhe: 7’, 54’ Pollozhani, 15’ Bodrusiç, 16’ Kuli, 20’ Vinçentiç, 22’
Pejic / 32’ Osmani, 43’ Beqiri
Kartona te kuq: 54’ Pollozhani, 56’ Kuli |
|