Lajme
Superliga
Kupa
Europa
Skuadra
Historia
Të rinjtë
Tė tjera
   
Java 32: Partizani - Skenderbeu 2-0
   
nga Partizani.Net  
   
14.05.2008  
   

 

Gjergji MuzakaSot u luajten ndeshjet e javes se 32-e te Superliges shqiptare qe ishte dhe java e parafundit e kampionatit. Partizanit kishte perballe skuadren e Skenderbeut te Korces ne "Qemal Stafa", skuader qe tashme i ka dhene lamtumiren Superliges.
Megjithese ishte lajmeruar se disa nga titullaret do te liheshin pushim, trajneri Lika nuk ka dashur te rrezikoje kunder Skenderbeut dhe ka hedhur ne fushe skuadren me te mire te mundshme per te mos vene ne diskutim fitoren kunder nje Skenderbeu qe ka treguar se do ta respektoje kampionatin deri ne fund.

Keshtu ne porte ka qene Shehi. Ne mbrojtje jane rreshtuar Tafaj, Hallaci, Osmani dhe Beqiri. Ne mesfushe Muzaka, Shkembi, Dhembi, Gjyla dhe Babamusta si dhe Bakaj ne rolin e sulmuesit te vetem.

Ndeshja ka filluar me Partizanin qe kerkon menjehere golin. Lojtaret e kuq e dine qe u duhet patjeter fitorja keshtu qe tregohen disi nervoze ne minutat e para duke mbajtur top por pa arritur te krijojne shume raste shenimi.

Por kane menduar dy golashenuesit me te mire te Partizanit per te sjelle qetesine. Ne minuten e 29-e eshte Gjergji Muzaka qe i jep avantazhin Partizanit me nje goditje denimi nga 20 metra. Muzaka gjuan fort dhe e dergon topin ne te djathten e portierit mik. Tre minuta me vone eshte Elis Bakaj qe merr nje asist te gjate nga kapiteni Beqiri, kontrollon bukur topin ne zone dhe me qetesi dergon topin ne rrjete duke e futur ne cepin e poshtem te portes midis portierit dhe shtylles pingule.

Ne pjesen e dyte miqte fillojne te bejne disa nderyrje te renda dhe ndeshkohen me dy kartona te kuq. Partizani vazhdon te sulmoje por rezultati mbetet i pandryshuar deri ne fund.

Ne Shkoder edhe Dinamo ka arritur fitore me shifrat 0-3. Keshtu qe diferenca mbetet e pandryshuar, pra Dinamo kryeson me dy pike dhe gjithecka do te zgjidhet ne javen e fundit te Superliges ne 17 Maj ku Partizanit do ti duhet te fitoje derbin kunder Dinamos per te marre trofeun me te rendesishem ne Shqiperi. .

Partizani - Skenderbeu 2-0
Golat:
Muzaka 29', Bakaj 32'
Partizani:
Shehi; Hallaçi, Osmani, Tafaj (46’ Pinari), Beqiri (69’ Capo); Gjyla (61’ Karapici), Babamusta, Shkëmbi; Dhëmbi, Bakaj. Trajner: Hasan Lika
Kartona te verdhe: Çipi (2), Kote (2), Thana, Tiko, Ismail
Kartona te kuq:
Çipi, Kote, Shtupina
Gjyqtare:
K. Meta, S. Avdo, B.Mesi

   
Google
 
   
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site