![]() |
||||||||||||||||||||||||||||
|
Edhe pse është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe që mund të mbledhë një numër rekord tifozësh, në Selman Stërmasi numri i tyre nuk do të jetë më shumë se 5 mijë. Kjo, për shkak se në pjesët prapa portave nuk do të lejohet hyrja e tifozëve, pasi është pjesë e palicensuar. Përsa i përket arbitrit të kësaj ndeshje, ai do të jetë një italian, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur duke qenë se Federatës Italiane i duhet të mendojë në fillim për javën e fundit të Serisë A, në program ditën e dielë. Pas 31 javësh kampionat, Dinamo gjendet vetëm dy pikë larg Partizanit në renditjen e Superligës. Duke qenë se Partizani ka një përballje relativisht të lehtë të mërkurën ndaj Skënderbeut, titulli pritet të vendoset në ndeshjen direkte të ditës së shtunë. Të mërkurën, Dinamo do të udhëtojë për në Shkodër, ku do të ndeshet me një Vllazni të demotivuar. .
13 Maj 2008 |
|
||||||||||||||||||||||||||
Partizani.Net 12/2003 - 12/2009 ::: Webmaster: Eni Zejnati ::: Unofficial Site |
||||||||||||||||||||||||||||